Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më i rëndësishëm se Trepçja”! Çfarë do të thotë për Kosovën kanali Ibër-Lepenc, sipas ish-drejtorit të projektit për sigurinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Më i rëndësishëm se Trepçja”! Çfarë do të thotë për Kosovën kanali Ibër-Lepenc, sipas ish-drejtorit të projektit për sigurinë
AnalizaKosovëLajmi i fundit

“Më i rëndësishëm se Trepçja”! Çfarë do të thotë për Kosovën kanali Ibër-Lepenc, sipas ish-drejtorit të projektit për sigurinë

Published: November 30, 2024
Shpërndaje

Pas sulmit të mbrëmjes së kaluar në Kanalin Ibër-Lepenc, “Dita” ka kontaktuar ingj. Erion Perikun për një këndvështrim ndryshe të një vepre që furnizon me “jetë” Kosovën.

Periku, i cili në vitet 2020-21 ka mbajtur rolin e Drejtorit të Projektit “Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit, Punimet Rehabilituese për Kanalin Ibër-Lepence” të financuar nga Banka Botërore, që në fillim të bisedës vëren se për Kosovën, Liqeni i Ujmanit është më i rëndësishëm se Trepcja.

E quan “jetë”, pasi përmes këtij kanali furnizohen me ujë një pjesë e Mitrovicës, mbarë Vushtrria, ndoshta më shumë se gjysma e Prishtinës dhe dy centralet termoelektrike Kosova A dhe Kosova B.

- Publicitet -

Kanali 45 km i gjatë është ndërtuar nga ish-Jugosllavia. Mirëmbajtjes dhe modernizimit të tij, ndër vite, i është kushtuar vëmendje e veçantë, si nga autoritet e Republikës së Kosovës ashtu edhe nga partnerët strategjikë të vendit që i kanë ofruar fonde dhe grante të konsiderueshme projekteve me këto synime.

Periku zbulon se varësia e zonës me potencialin më të lartë zhvillimor nga Ibër- Lepenc ka qenë një çështje që ka shqetësuar edhe më parë autoritetet në Kosovë dhe partnerët. Sipas tij, në vitin 2021, ndërmarrja Ibër-Lepence tenderoi ndërtimin e një dige në fshatin Mihajliq (Diga e Mihajliqit). Kjo digë do të sherbente pikerisht si “back up” nëse kanali do të haste ndonjë difekt teknik apo do të ishte subjekt sabotazhi apo sulmi, si në këtë rast.

Ndonëse tenderi u zhvillua dhe fituesi u shpall, punimet nuk filluan. Periku nuk e di se çfarë apo kush i pengoi.

Kjo është evidente edhe kur pyetet nëse sulmi i shëmtuar në Kanalin e Ibër-Lepenc mund të kishte qenë i një tjetër natyre. Periku nuk e përjashton se do kishte qenë e mundur.

Në fund të fundit, thuajse 20 nga 45 kilometra të Kanalit janë të hapura, pa asnjë lloj mbrojtje apo barriere. Si Lana e Tiranës. Pra, sulmi mund të ishte ndërmarrë tjetërsoj, por Periku nuk do që të arrihet në konkluzione të nxituara apo të bëhen spekullime.

Masat e ndërmarra menjëherë pas shpërthimit të rreth 15 kg lëndë shpërthyese – sipas ministrit Sveçla – me monitorimin e Kanalit nga forca sigurie dhe me ndërhyrjet që, padyshim, do të implementohen, pas mbledhjes së Këshillit të i Sigurisë, patjetër që nuk lënë vend për panik në mesin e qytetarëve.

Gjithësesi, ai shprehet se sulmi i mbrëmshëm mund të shihet si një sinjal a pikënisje për ndërmarrjen e hapave që do të parandalonin sulme edhe më përfshirëse dhe më të rrezikshme, ku thekson nevojën e projekteve për të mbrojtur si duhet ujin.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Xen Bolja says:
    November 30, 2024 at 8:27 pm

    Nuk na tha ndonje gje ky tipi…..
    Tha qe ka rupat ca pare si drejtor projekti dhe asgje tjeter ….

    Reply
  • demo says:
    November 30, 2024 at 8:30 pm

    Fl,md shume KOSH.FlmNd z.ryeminister Rama qe po furnizoni Atdheun tone Kosoven me Energji 24 ore.Po shtoje pak ditorin!Beje Javor! Se me uje Punon.Drini te vjen nga Kosova.Uje e shi ke pasur boll kete Jave,
    Ke mbajtur Hesbullahun,Ke mbajtur Afganin,Ke mbajtur Italjanin,,,Edhe Alhabar jevgjistanin,,Beje nje jave kete Dhuraten,sa te rregullohet Kanali Ujmanit.

    Reply
  • mali says:
    November 30, 2024 at 9:03 pm

    Pra kemi te bejme me nje paralajmerim te stilt Putin .

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    November 30, 2024 at 9:11 pm

    Jo një javë o demo , po edhe më shumë , sa të jetë e nevojshme , Rama nuk shkel në derrasë të kalbur dhe pavarësisht nga kontradiktat me Kurtin , Kosovën e ka dashur gjithmonë . Në Vlorë , vura re që po bisedonin vesh më vesh dhe më erdhi mirë .

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    November 30, 2024 at 9:19 pm

    Atdheu ynë , o demo , është Shqipëria , mos e ekzagjero me Kosovën , boll me elozhe të tepruara . Nuk e di , ndoshta ti mund të jesh kosovar , por për neve shqiptarët e Shqipërisë , kosovarët janë bashkëkombas , por jo bashkatdhetarë .

    Reply
  • mali says:
    November 30, 2024 at 11:14 pm

    Banor I Tiranes, kush t’i ka dhene keto mend bashkekombas dhe bashkeatdhetare ?
    Edhe ne themi qe armiku I shqiptareve eshte serbi dhe greku.
    Jo ore jo, ne armikun e kemi ne canak.
    Banor I Tiranes leshi, fute ne tru qe kosovare ,cameri jane troje shqiptare.
    Mbreti Zog kishte titullin,Mbret I Kosoves dhe Camerise.
    Komunistet antishqiptare per qellime antishqiptare nuk e permendin kete titull
    Pra del qe komunistet mafioze qe I ke ne pushtet per 35 vjet jane pjella me e keqe e kombit shqiptar.

    Reply
  • mali says:
    November 30, 2024 at 11:25 pm

    Demo ,ke idene se si behet transporti I enegjise shqiperi -kosove?
    Futu ne llogari dhe krahaso me importin e Kosoves nga Bulgaria.

    Reply
  • demo says:
    November 30, 2024 at 11:33 pm

    kosovar jam re Tiranas,po jam nga Kosova Belshit.
    bej bejler me Pasuri,
    qe s`me lane nje rrenje ulli.
    dhe si tha Konica i ndjere
    shqiperi te kam dhjere.

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    December 1, 2024 at 11:12 am

    Po replikonja me demon , kur ndërhyn një psikopat e manjak zhgaravinash me nickun mali . Ky manjak komentues , që nuk le hale pa futur hundët e tij të fëlliqura , edhe pse nuk i ka dy pare mend në kokë , i ka hyrë vetja në qef dhe i duket sikur i di të gjitha , madje bën kritika e jep edhe këshilla . Po ikë e thyej qafën , o dordolec dhe mos më ndërhy mua në komentet e mija ; unë nuk mar as mundimin të lexoj broçkullat e tua , plak i fëlliqur , do më mësosh mua ti , se ç’është bashkëkombësi , ç’është bashkëatdhetari dhe kush është armiku , zagar i qelbur .

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    December 1, 2024 at 11:24 am

    Demo , Konica në një moment të veçantë edhe e ka dhjerë Shqipërinë , por asnjëherë nuk e ka mohuar dhe atdhedashuria , përpjekjet për një Shqipëri të lirë e të përparuar , kanë qënë motoja e jetës së tij . Edhe ti , se nuk të dhanë pasuritë e trashëguara , nuk është faji i Atdheut , që ti të arrish t’a mohosh . Po Kosova , sa pasuri e sa rrënjë ullinj të dha , o demo , që e bëre Atdhe ? Po pasaportë kosovare , të dhanë , o demo ? Se nuk mund t’a quash atdhe një shtet , ku nuk ekziston i regjistruar askund në zyrat e atij shteti .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 1, 2024 at 11:42 am

    Atdhe : Kosova!
    Shkërdhehuni në bythë JU argatët e Vuçiç si komentuesi i më sipërm!

    Reply
  • Mali says:
    December 3, 2024 at 9:31 am

    Demo është një plak i rrjedhur

    Reply
  • Cuni says:
    December 13, 2024 at 11:40 pm

    NA CARTI RIPJELLJA
    QE I HUMBTE VULA
    ZIHEMI SI QENTE
    BEJM ISH KUR SKA PULA

    KETE COPE ARBERIE
    QE SHQIPERI I THEMI
    DHURATE NGA KOSOVA
    O QYPA E KEMI

    MJERE JU TE MJERET
    JU KANE LENE MENT
    PS E PD
    JU TRAJTOJNE SI DHENT

    LUTJUNI PERENDISE
    TE FITOJ ALBINI
    SA PER SAL E RAME
    TE MBARUAR JINI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?