Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, dajës së Zegjine Çaushit, i akuzuar se ka abuzuar me ish bashkëjetuesen Merita Gremaj ka rrëfyer situatën e saj me të akuzuarin.
Gjatë një interviste për emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ajo ka deklaruar se gjatë martesës ka përjetuar dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale.
Më tej ajo rrëfen se nga kjo martesë kanë edhe një djalë, të cilin ish-bashkëshorti nuk e ka lejuar ta takojë. Ajo thotë se me Bakajn ka jetuar për rreth 10 vite, por është ndarë për shkak të dhunës së vazhdueshme. Ish-bashkëshortja rrëfen se daja i deputetes socialiste, i ka thyer hundën dhe krahun, ndërsa shton se këtë rast e ka denoncuar njëherë në polici.
Anila Ahmataj: Përshëndetje, si je?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Faleminderit, si kaluat?
Anila Ahmataj: Mirë. Ndjesë për shqetësimin, Anila jam, siç tu prezantova kur të shkruajta.
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po.
Anila Ahmataj: Ti ke ardhur në Shqipëri sot apo jo?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po.
Anila Ahmataj: Ke pasur kontakt këto orë që je kthyer me djalin? Ke mundur të flasësh me kunatën?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nuk kisha numër kontakti, u mundova me njërën t’i dërgoj një numër telefoni se kam një teze në atë krahë. Edhe tha do mundohem që ta dërgoj deri në darkë.
Anila Ahmataj: Po djali ku jeton? Ke informacion ku është djali, ku ndodhet?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Halla e tij, ka një hallë atje në fshat.
Anila Ahmataj: Ti si e mësove ngjarjen?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: E mësova nga televizori, nga lajmet. Doli. Ajo më tregoi burri që kam aktualisht. Më tha mua “Çfarë është ky Bledari?”. Shikoj videon edhe u shokova.
Anila Ahmataj: E njeh ti bashkëjetuesen e ish-burrit?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Vetëm se e kam parë kështu në këto videot, por nuk e njoh nga afër
Anila Ahmataj: Po ti nuk e dije që ai kishte ndërtuar një marrëdhënie tjetër, sepse aktualisht jetonte djali me të dhe ti duhet të ishe e informuar për këtë gjë, apo jo?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo nuk e dija se unë kam dy vite e gjysmë që ai nuk më lejon që të flas me djalin. Më merrte, vetëm dërgonte budallallëqe dhe nuk kisha kontakt me një fjalë që të merrsha vesh.
Anila Ahmataj: Juve keni jetuar, me sa di unë, 9 vite me të, apo jo?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nëntë e gjysmë, 10 fare.
Anila Ahmataj: Gati 10 vite. Dhe ke ikur vetë, apo jo?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po.
Anila Ahmataj: Po si e ke njohur Bledarin?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Bledarin e kam njohur nga një vajzë e hallës time. E kishte dajën e burrit.
Anila Ahmataj: Ka pasur dhe martesë tjetër para teje?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po.
Anila Ahmataj: E dije ti këtë?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nuk e dija, e mora vesh shumë vonë. Nuk e di, katër a pesë të tjera më parë.
Anila Ahmataj: Po mbesën e tij, Zeqinenë, e ke takuar? E njeh ti këtë?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: E kam njohur më përpara, po që kur jam ndarë, jo, s’jam takuar më.
Anila Ahmataj: Marrëdhënia e saj me juve si ishte kur ju ishit bashkë në një familje? Pra, kur ishe e martuar me Bledarin?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Marrëdhënia ishte shumë e mirë me ato, po më mbas, kur kam ikur unë, kam komunikuar vetëm një herë që i kërkova unë për gjërat e djalit, se doja ta festoja ditëlindjen e djalit nga ana ime, dhe më ka ndihmuar, që ka marrë një valixhe rroba në Roskovec edhe i ka dërguar gjërat e djalit nga ana ime, por jo në emër timin, në emër të dikujt tjetër se nuk i pranonte zotëria. E pastaj i shkëputëm kontaktet se kish pësuar probleme dhe ai i kish marrë vesh, nuk e di.
Anila Ahmataj: Pra në njëfarë forme Zeqineja ka bashkëpunuar me ty për të të ndihmuar.
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po. Po.
Anila Ahmataj: E kuptova. Po arsyeja që ju u ndatë me Bledarin cila ishte? Akuzat që të bënte ai apo dhuna?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Të gjitha bashkë, akuzat, dhuna, përdhunimin o po të gjitha gjërat.
Anila Ahmataj: Po kur ju dëgjuat rrëfimin e kësaj vajzës tjetër që ndodhi me Bledarin, ajo ngjarja, çfarë menduat? Si e perceptuat ngjarjen? E besuat besoj, apo jo?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, dramatike. Vërtet më ka ardhur shumë keq se e kisha kaluar vetë edhe thashë “O Zot, çfarë po bëhet?”.
Anila Ahmataj: E beson ti Elona që ai e ka mbajtur peng 40 ditë?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, po, se i kam vuajtur vetë.
Anila Ahmataj: Po familjarët e tij si kanë reaguar kur ju keni qenë së bashku dhe a ke pasur ti kontakt pas kësaj ngjarje me ndonjë nga familjarët përveç hallës, kunatës tënde?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, me asnjë. Vetëm me Zeqinenë atëherë. Se më tha vetë: “Mos më ngatërro më me të se ne nuk merremi më me të se ai ti e di vetë se qysh është ai”. Dhe më ka hequr nga Facebook-u dhe Messenger-i dhe e hoqa pastaj.
Anila Ahmataj: E kuptoj. Po familjarëve të tu kur ka ndodhur me ty përdhunimi, ju ke treguar? Kanë qenë në dijeni ata?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Jo, nuk u kam treguar për frikë se të njëjtat gjëra që bënte me atë, bënte edhe me mua. Kisha shumë frikë.
Anila Ahmataj: Djalin pse e mbajti babai? Pse nuk e morët ju?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Nga dhuna që më bëri mua ai.
Anila Ahmataj: Ti ia ke dhënë firmën me gjykatë?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po, pra, ja dhashë se isha në një situatë të vështirë që isha mes vdekjes dhe nuk e mendoja se do jetoja më. Ja hoqa shpresat vetes.
Anila Ahmataj: Po pse çfarë ndodhi?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: Po goditje të rënda unë i kisha në kokë. Më ka bërë, më ka çarë buzën që e kam sot që do me plastikë, unë s’kam mundësi ta operoj. Më ka thyer hundën, e kam të thyer. Dorën e kam të shtrembër që ma ka thyer ai. Shumë gjëra.
Anila Ahmataj: Po si ka mundësi që nuk e ke denoncuar, Elona, gjatë kësaj kohe që ka ndodhur kjo dhunë sistematike ndaj teje dhe kaq brutale?
Ish Gruaja e Bledar Bakaj: E kam denoncuar vetëm një herë dhe pastaj u morëm vesh te dera, ai tha nuk e bëj më, do vazhdojmë, nuk do pij më alkol, asnjëgjë. Edhe pastaj më mbrapa e vazhdoi prapë. Ai edhe kur të dhunonte, të kyçte brenda dhe thoshte, se telefon s’kisha unë, këtë do me thënë te njerëzit e mi, ai telefon s’të linte. A se të lajmëroja policinë. Dhe më thoshte që “e ke varrin këtu”. “Këtu e ke varrin. O këtu brenda në dhomë tënde,” thoshte, “që sa herë të bêsh vitin të çoj unë buqeta me lule këtu, ose këtu në mes të oborrit, që të të kem para syve,” thoshte.
Anila Ahmataj: E tmerrshme. Ke pasur ndonjëherë frikë gjatë natës kur ti ndaje shtratin me të? Ke tentuar ndonjëherë të largohesh nga shtëpia fshehurazi?
j.l./ dita
