Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më në fund Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar…”, vendimi pro ndërtuesit për pallatin e konfiskuar, Rama sërish kritika gjyqtarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Më në fund Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar…”, vendimi pro ndërtuesit për pallatin e konfiskuar, Rama sërish kritika gjyqtarit
Lajmi i funditPolitike

“Më në fund Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar…”, vendimi pro ndërtuesit për pallatin e konfiskuar, Rama sërish kritika gjyqtarit

Published: August 20, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish kundrejt gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili vendosi të bllokojë vendimin e konfiskimit të një pallati në Tiranë, ndërtesë pa leje, ku u vendos që të zhvendosej Agjencia e Kadastrës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një pjesë të arsyetimit të gjyqtarit, i cili thotë ndër të tjera, se ASHK mund të punojë në ambiente të tjera dhe vendosja e saj në godinën e konfliktit mes dy palëve, nuk është e domosdoshme.

Rama shkruan në reagimin e tij se më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë.

- Publicitet -

Postimi i Ramës:

Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi
Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Duhet të shëmbet! says:
    August 20, 2025 at 10:14 am

    Fakti që ndërtimi ka qenë pa leje, do të thotë që ai ndërtim duhet të shëmbet. Ky është një postulat që mund të anash kalohet vetëm në vëndet që nuk ka drejtësi dhe sundon rrumpalla. Pa bërë fare politikë, gjyqtari duhet të shkarkohet, sepse është i rrezikshëm. Kur ja bën këtë Qeverisë, imagjinoni se si luan me individët pa mbrojtje! Kur e zbaton ligjin drejt, rritet besimi tek drejtësia dhe nuk ndërtohet pa leje, si burimin e rrumpallës dhe “tokës së xanun”!

    Reply
    • ¿? says:
      August 20, 2025 at 3:42 pm

      Ti qe “Duhet te shembesh” nuk e ke keq, me ligj dhe formalisht ashtu duhet te jete. Puna eshte se ne Shqiperi ky Kryeministri kur dhe ku i ka dashur qefi ka bere ate qe e ka quajtur “LEGALIZIM”. Tashti te pyes une ty qe “Duhet te shembesh”, cili eshte kriteri qe nje ndertim pa leje duhet prishur, apo duhet LEGALIZUAR? Apo si e shikon endrren Kryeministri ate nate, apo si i interson Kryeministrit per ndonje fushate elektorale. etj. etj. E kam fjalen qe ligji nuk thote ca te nenes, ca te njerkes, ligji eshte nje per te gjithe, pra te gjithe jane te barabarte para ligjit.

      Reply
  • Ooops says:
    August 20, 2025 at 2:09 pm

    KU SI GJEL KENDON PULA
    AI VEND KA MBARUAR
    KUR I DREJTI NEPERKEMBET
    NGRIHUNI JU O TE KASTRUAR

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve
  • E rëndë në Shkozë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua
  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
  • “Rama në burg, Berisha në burg”, boshatisen auditorët, studentët bojkot në disa Fakultete

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  3. Rilindja e Lenka Cukove on Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  4. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?