Një sërë kategorish do të jenë përfitues të paketës së dytë të rezistencës sociale të bërë publike nga qeveria, e cila thotë se kjo paketë është konceptuar ndryshe nga e para, duke u shtrirë në afatgjatë dhe duke targetuar më shumë individë.
Por kush përfiton dhe në çfarë mase nga paketa e dytë antikrizë?
SCAN TV ka llogaritur shtesën për secilën kategori, dhe konkretisht, përfitues do të jenë rreth 674 mijë pensionistë, të cilëve do tu indeksohet pensioni me +6%.
Me këtë masë indeksimi, e llogaritur në vlerë mesatare, pensionistët do të marrin një shtesë prej 741 lekësh mbi pensionin aktual.
Përfitues do të jenë edhe afro 64 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe gratë kryefamiljare me dy fëmijë, me një shtesë mesatare prej 921 lekë/muaj.
Ndërkohë 90 mijë persona me aftësi të kufizuar do të marrin shtesë prej 522 lekë në muaj.
Qeveria ka vendosur të japë gjithashtu mbështetje shtesë për energjinë elektrike për para-tetraplegjikët dhe të verbërit, ku përfitues janë 11,411 individë me një mesatare përfitimi prej 679 lekë/muaj.
Ndërkohë, kjo paketë përfshin edhe rritjen e pagave në sektorin publik për 41 mijë punonjës. Më konkretisht, 10.800 punonjës në policinë e shtetit do të marrin shtesë prej 5,560 lekë/muaj; 3600 punonjës në Policinë e Burgjeve do të përfitojnë mbi pagën afro 10,548 Lekë/muaj dhe 20 mijë punonjës të tjerë të administratës do të marrin rritje page në 5,000 lekë/muaj.
Qeveria ka vendosur rritjen e pagës minimale në 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që është aktualisht, e përkthyer në një shtesë neto që nga fillimi i vitit prej 3500 lekësh për afro 200 mijë punonjës.
Në sektorin bujqësor janë akorduar 500 mln lekë shtesë për naftën, për 34 mijë përfitues dhe 500 mln lekë për mbjelljen e grurit.
Për sektorin e peshkimit janë vendosur në dispozicion 200 mln Lekë për rimbursimin e TVSH-së së naftës për 200 përfitues.
Rritja e pagesave për kategoritë në nevojë (Kategoria – Shtesa – Nr. i përfituesve)
Pensionistët
+741 lekë/muaj (674.000)
Ndihma ekonomike
+921 lekë/muaj (64.000)
Persona me Aftësi të Kufizuara
+522 lekë/muaj (90.000)
Rritja e pagave në sektorin publik (Kategoria – Shtesa – Nr. i përfituesve)
Policia e Shtetit
+5,560 Lekë/Muaj (10,800)
Policia e Burgjeve
+10,548 Lekë/Muaj (3,600)
Administratë:
+5,000 Lekë/Muaj (20 mijë)
Mbështetja për bujqësinë dhe peshkimin (Kategoria – Shtesa – Nr. i përfituesve)
Nafta në bujqësi
+500 mln lekë (34.000)
Kultivimi i grurit
+500 mln lekë

U tha sikur jo me larg se dje per pensionistet do behet indeksimi 9 %.Thua qe u kemi hyre ne hak dhe me shpejtesi marrameendese zbret te 6%.Kjo tregon qe ske bosht dhe nuk e perkrah pensionistin qe me ate shtese qe i bene ti tallesh me ta
je
Ne prill te ketij viti u rrit me 3.3%.
Ne shtator rritet me 6%.
Rritja totale vjetore(per vitin 2022) eshte rreth 9.5%
Kanë ngatërruar 9 me 6 mbrapsht!!!!
O Bardh Ziu qe u nxifsh eshte 3.3%+6%=9.3% ri tja e pension eve. Nje pensionist qe mer $150 do te mare $164 ne muaj o te nxifshin me ka Tran.
Fare rritje pensioni flet ky dylberi?.
Rritja eshte 6%,ne 10.000 leke rritet 600 leke, ne 32000 leke, rritet 1920 leke,pra rritja per pagen baze dhe per 90% ye pensionistave, eshte nje kile e gjysem mish, na e rrofsh per vere se ne dimer na ftohet.
Ky tall menderen me ” pleqte” e varfer,qe i bejne dua qe te rroje e ti lere mbrapa,sa mire di te tallet ky njeri!
Po vere vehten ne vendin e nje njeriu qe rron me 20000 apo 30.000 leke more katran, kujto kohen kur haje makarune ne catakombet e Parisit o hu!!
Loje me shifra…Tallje dhe fyerje per pensionistet…Sidomos me ata qe kan dale ne pension para vitit 2013, ku Salushi vuri tavanin 23.000 lek…edhe sikur ta ket pagen miloneshe apo sipas kontributeve te derdhura…. Po 3000 leke ne muaj per pensionistet e vetmuar nga vajti?
Ky mjekerrcjapi na dha 3 mije leke shtese per 3 musj,ndersa tani na indekson pensionin 6%,i bie qe nga 3 mije leke ne muaj qe na jepte ne fillim te krizez,na e uli ne 600 leke!
Pastaj eshte cmenduri qe me pensionistet ky sharlatan i pa shpirt tallet,se ne kompeson buken akima sipas nje VKM te vitit 1994, me 150 leke ne muaj kuf buka e nje dite eshte 120 leke!
A nuk eshte GJAKPIRES ky pali kryeminister,kur degjojme se Kosova u dha pensionisteve 100 ruro cdo muaj?
Ne pensionistet duhet ta votojme sepse eshte knaqesi.
Inflacioni eshte rritur, cmimet jane rritur mesatarisht me 40%, rritja eshte 700 lek.
Paratw qe grumbullohen nga 20% kompenson ndertuesit e pallateve , se u eshte ulur fitimi nga 150% ne 100 %, problem shum i madh.
Kryeministri më pallë që kam parë..
Po çfarë janë këto përralla që flet ai?
E zëmë 10 mijë lekë të vjetra muaj, çfarë janë? Një vrimë në ujë..
Pse merziteni,kur qeveria e Kosoves u dha pensionisteve 100 euro shtese,ndersa Rama po na jrp 700 leke shtese!
A nuk jeni te kenaqur me 1 kg mish derri ne muaj?
Ndersa qeveria italiane u tregua me komuniste se ju dha te gjithe familjeve nga 600 euro shtese per pagesat e dritave dhe ujit!
Pse kaq budalla e dine SULLTAN Ramen ata,?
Edhe te pushtuar nga nazistet te idhim di na kishin dhene me shume ndihma!
Juve zoteri jeni pensioniste,apo patrenozhist,dil e voto dhe jepja voten,SE pas votimeve do te lere pa buke fare,nuk e kuptoni qe ky Eshte marifetci,ky nuk ka as din dhe as iman,ky Eshte,nipi I Zagollit!
po per punen e ndrtimit pse nuk ka rritje ne bejm punen me te veshtir o qeveri legene dhe reogat nuk na i hedhin ne bang te gjitha dhe ju prap nuk beni gje qeveri e kalbur komplet te gjithe te korruptuar jeni
ju hiqni leket prej 1.500.000 “kantidaterve te shkencave, shkencetaret, ish debutete , keshilltare, dhe kategorive te dobiçave te cilet po marin qyl pensionet, p.sh. pensionist {Aqif topja} mer 1.5 mil leke sepse ka punuar ne librairin e universitetit dhe ka mare nje vertetim kandidat shkencash, mbasi doli ne pension vodhi edhe fshesat, paçavuret e pastrimit, dalin neper portale horrat dhe bejne lojen e macit, skemi pare te diskutohet profesionalisht me argumenta dhe shembuj e drejta e pensioneve, te keta te deshperuarit e emisioneve televizive……vendosni per nje jave 3 te rinj ekonomiste ti zgjidhin shume thjesht problemin e pensioneve dhe se fundmi po ju njoftoj asnje shpikje nuk eshte bere deri tashti nga keta teoricent e shkencetare qe ju varet leshte larte e poshte , veçse leket e teperta te pensionit {te mara padrejtesisht } ndihmojne femijet emigrante neper bote.
Turpi i rilindjes se hajduterise….tallet me popullin…pensionit 10000 lekesh i shtohet edhe 600 leke kur çmimet jane rritur mbi 30%…
Italia ka dhene nje 200euro nje tantum dhe jo 600 euro si thote zoteria enderroheni italine jane te fundit ne evrope per rrogat ne 30 vite e fundit,rrini mire ne Shqiperi se nuk pagoni qera te shtepis.emigrant nga Italia
Do e marrin te kmcap pak ate 30 ne tetor