Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e cilësoi si të duhur vendimin për të shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për çështjen e Belinda Ballukut derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.
Në Konferencën e Kryetarëve, ku u zhvilluan debate për vendimin e Kuvendit, Balla tha se nëse PD ka ankesa mund ta ankimojë sipas rregullores.
Sipas tij, Kuvendi është palë në ngërçin kushtetues i krijuar për Ballukun, dhe për rrjedhojë vendimi për të pritur GJK është i duhuri.
“Nëse Grupi parlamentar i PD ka ankesa në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve ta ankimojë këtë vendimmarrje sipas rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur sepse vetë Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues“, tha ai.
Zvarritja e imunitetit të Belinda Ballukut, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë, ka shkaktuar përplasje mes palëve politike të opozitës dhe mazhorancës.
Prej vitit të kaluar çështja është trajtur ping-pong mes Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Mandateve ku asnjëra prej tyre ende nuk ka dalë me një vendim, teksa anëtarët mundohen t’ja faturojnë njëri-tjetrit duke u munduar të fitojnë më shumë kohë për të besuarën e Ramës.
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të enjte, i pyetur nga opozita për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Peleshi tha se mbledhja u shty me kërkesë të Taulant Ballës dhe Bledi Çomos të cilët janë deputetë anëtarë te Mandatet.

Dmth. në mos gabohem, qënkërka katunari vesh me çitjane e xhubletë malësori, qeleshe e opinga, pioneri i enverit që i binte çiftelisë me dy tela, strumullari i gjithë zullumeve që janë bërë në parlamant gjithë këto tre dekada.
Nuk thonë kot, ku ka zë nuk është pa gjë.
Pas gjthë atij debati të ashpër në parlament, kur Berisha e shau me libër shpie Ballën, që për mendimin tim ishte inskenim që të linin të kuptohej se gjoja janë armiq të betuar, kam përshtypjen se Balla është asi nën mëngë i Berishës. Po qe se Rama bën ndonjë proçkë, këta të dy dhe ndknjë tjetër që ja kanë futur të dyja këmbët në një këpucë, e nxjerrin çëfësht jashtë loje dhe ja shkulin në sy të miletit ushkurrin e brekusheve.
Aha, kaq e ndërlikuar qënka situata. Prandaj Rama duket sikur i ka duart e lidhura. Dhe shumë pyesin vetwn se si ka mundësi që vetëm socialisrët po shkojnë si cjapi ke kasapi e kanë përfunduar pas hekurave.
Pe leshi,pa bythe,ky eshte per mua.
I pare eshte Peleshi,por per tu pyt,pytet Ballabani.
“Kaq kisha “. Shumë mirë që kishe vetëm kaq, se po të vazhdonje edhe pak , kushedi se sa idiotlliqe të tjera do të molloisnje . Po si the ore, Berisha e ka AS në mëngë Ballën që e përdor kur të dojë ? Sa idiot ! Po si ka mundësi që Sali Berisha dhe dhëndri i tij u hetuan dhe po gjykohen pikërisht për padinë e bërë nga Taulant Balla në SPAK për klubin Partizani ? Apo i tha Saliu Ballës, shko e më bëj një padi ? Ty të kripsha mendtë more ” kaq kisha” .
E mer plera, bejne loje hajvanesh me miliardat e vjedhura.
keta duhen nxjerre me zor nga parlamenti, copa qelbesirash. Te kesh dhe durim ti degjosh, injorante te ndyre