Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: “Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > DETAJET: “Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku
BoteLajmi i fundit

DETAJET: “Më vranë bashkëshortin”, gjendet i vdekur në makinë burri i eurodeputetes italiane, mister shkaku

Published: May 26, 2024
Shpërndaje

Arkitekti Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, u gjet i vdekur në Palermo.

Viktima u gjet i pajetë në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.

Shkaqet e vdekjes janë duke u konstatuar por Francesca Donato ka raportuar menjëherë “Më vranë bashkëshortin Anxhelo”.

- Publicitet -

Këtë e ka thënë duke folur në telefon me disa miq. Ajo vetë e kishte kërkuar gjithë mëngjesin dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur telefonatave të saj të përsëritura.

Në fund, eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e bashkëshortit të saj, një fuoristradë Land Rover i zi, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës.

Angelo Onorato, ishte gjithashtu pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.

Sipas raportimeve të para Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit dhe dera e pasme e makinës ishte e hapur.

Në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Hetuesit nuk përjashtojnë që Onorato të ketë pasur një takim me ndonjë person në zonën e Via La Malfa.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.

Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo u deklarua pa vaksinë dhe kundërshtoi masat kufizuese dhe lejen e gjelbër.

Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Onorato kishte tentuar edhe përvojë në politikë: në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.

Detajet e reja: 

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo, në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.  Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vdekjes, eurodeputetja pasi ka marrë vesh lajmin e rëndë ka raportuar menjëherë te miqtë e saj, duke thënë “Më vranë burrin Anxhelon”.

Ajo vetë i ka humbur kontaktet mëngjesin e ditës së djeshme dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur asnjëherë telefonatave të saj të shumta. Eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e burrit të saj, një Land Rover SUV me ngjyrë jeshile të errët, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Angelo Onorato ishte edhe pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.

Sipas raportimeve të mediave italiane, viktima kishte një litar të lidhur në qafë. Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit. Ndryshe nga sa dihej fillimisht, në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Në vend të kësaj, kishte një njollë gjaku në këmishën e tij në pjesën rreth qafës dhe nga goja.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Onorato të ketë pasur një takim me dikë në zonën e Via La Malfa. Një dëshmitar u tha agjencive të lajmeve se pak pas orës 15:00 ai vuri re dy gra që bërtisnin të dëshpëruara pranë fuoristradës, e cila kishte një derë të pasme të hapur.

Francesca Donato dhe vajza e saj u shoqëruan në mbrëmje në polici për t’u marrë në pyetje, për orët e fundit të jetës së Onoratos. Edhe pasdite, duke folur me disa mikesha, Françeska Donato përsëriti se nuk besonte në hipotezën e vetëvrasjes:  “Angelo nuk e vrau veten” rrëfeu ajo.

Në orët e vona të mbrëmjes, hipotezat mbeten të hapura për krimin, qoftë vrasje apo vetëvrasje. Sipas mediave italiale Onorato i kishte  lënë edhe një letër avokatit të tij. “Nëse ndodh diçka, dërgojani këtë letër gruas sime”, i ka thënë ai avokatit. Teksti i letres flet për borxhet dhe problemet ekonomike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shqiptar says:
    May 26, 2024 at 10:14 am

    Viktima e ndjer me borxhe e probleme ekonomike, è shoqja bente politik ne Bruksel.
    Ska asgje per tu habitur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • Tre vjet nga 7 Tetori, Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas
  • VIDEO: Tension dhe grushte në fushë, Serbi-Rusi si arenë lufte
  • Si është polarizuar konsumi: Në 2015 pesë qarqe mbi mesataren, në 2025 vetëm Tirana
  • Rama uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja, në një fazë sfiduese për vendin dhe rajonin

Komentet e Fundit

  1. edhe uji qelbet duke ndenjur on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. K R on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  3. Koloneli on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  4. Cen durimmadhi on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  5. ANA on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?