Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Media amerikane vendos të mos botojë materialet e hakeruara elektorale të Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Media amerikane vendos të mos botojë materialet e hakeruara elektorale të Trump
BoteLajmi i fundit

Media amerikane vendos të mos botojë materialet e hakeruara elektorale të Trump

Published: August 13, 2024
Shpërndaje

Të paktën tre mediave amerikane iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump, përfshirë një raport të përgatitur për JD Vance ndërsa shqyrtohej kandidatura e tij për nënpresident.

Deri tani, asnjëra nga mediat nuk ka pranuar të japë detaje mbi materialet e rrjedhura. Është e paqartë se cili është burimi i tyre.

Politico, New York Times dhe Washington Post kanë raportuar për një sulm të mundshëm kibernetik ndaj ekipit elektoral të zotit Trump, por kanë folur vetëm në përgjithësi për materialet që u kanë rënë në dorë.

- Publicitet -

Vendimet e tyre editoriale janë në kontrast të thellë me ato të fushatës presidenciale të vitit 2016, kur një haker rus ekspozoi komunikimet me email të menaxherit të ekipit të kandidates së atëhershme demokrate Hillary Clinton, John Podesta.

Faqja e internetit Wikileaks i bëri publike emailet që e vinin në pozitë të vështirë ekipin e zonjës Clinton dhe organizatat kryesore të lajmeve nxituan menjëherë t’i botonin ato.

Faqja Politico konfirmoi gjatë fundjavës se kishte marrë emaile duke filluar nga 22 korriku nga një person i identifikuar si “Robert”, ku përfshihej një dokument fushate prej 271 faqesh lidhur me zotin Vance dhe një raport të pjesshëm mbi Senatorin Marco Rubio, i cili po shqyrtohej gjithashtu si kandidat i mundshëm për nënpresident.

Si Politico ashtu edhe Washington Post thanë se dy persona kishin konfirmuar në mënyrë të pavarur se dokumentet ishin autentike.

“Ashtu si shumë dokumente të ngjashme për verifikimin (e kandidatëve), ato përmbanin deklarata nga e kaluara që mund të ekspozonin apo dëmtonin zotin Vance, si për shembull komentet e tij që godisnin figurën e zoti Trump”, shkruan New York Times lidhur me raportin për zotin Vance.

Pikëpyetje për autorin e rrjedhjes së informacionit

Është e paqartë se kush ia ka dhënë materialet shtypit. Politico tha se nuk e di se cili është dërguesi me emrin “Robert” dhe se kur komunikoi me personin që mendohet të ketë ofruar informacionet, ai tha: “Ju sugjeroj të mos bëheni kuriozë, se nga i kam marrë ato.”

Ekipi i fushatës së zotit Trump tha se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik nga Irani. Ekipi nuk dha prova konkrete të përfshirjes së Iranit, por pretendimi erdhi menjëherë pasi firma Microsoft lëshoi një raport që detajonte përpjekjet e një njësie agjentësh të huaj për të komprometuar llogarinë e emailit të një ish-këshilltari të lartë të një kandidati presidencial. Raporti nuk përcaktonte se për cilin kandidat bëhej fjalë.

Steven Cheung, një zëdhënës i ekipit të fushatës së zotit Trump, tha gjatë fundjavës se “çdo media që publikon dokumente, apo komunikime të brendshme, bën lojën e armiqve të Amerikës”. FBI-ja lëshoi një deklaratë të shkurtër të hënën ku thuhej: “Ne mund të konfirmojmë se FBI po e heton këtë çështje”.

New York Times tha se nuk do t’i diskutojë arsyet se pse kishte vendosur të mos botonte detaje të komunikimeve të brendshme. Një zëdhënës i gazetës Washington Post tha: “Ashtu si me çdo informacion që marrim, ne konsiderojmë vërtetësinë e materialeve, motivet e mundshme të burimit dhe vlerësojmë interesin publik kur marrim vendimin për të publikuar ose jo dhe çfarë publikojmë”.

Brad Dayspring, një zëdhënës i Politico-s, tha se redaktorët gjykuan se “pikëpyetjet rreth burimit të dokumenteve dhe se si ato na u ofruan, përbënin më shumë lajm, se sa materiali që përmbanin dokumentet”.

Në fakt, pasi zoti Vance u shpall si kandidat i zotit Trump për nënpresident, organizatave të ndryshme mediatike nuk iu desh shumë kohë të zbulonin deklaratat tepër kritike që Senatori i Ohajos kishte bërë për ish-Presidentin Trump në të kaluarën.

Një mësim nga rasti i vitit 2016?

Në vitin 2016, kandidati i atëhershëm Trump dhe ekipi i tij inkurajuan botimin nga media të dokumenteve të ekipit të fushatës së zonjës Clinton që Wikileaks i kishte marrë nga hakerat. Dhe në fakt mediat e bënë një gjë të tillë në shkallë të gjerë.

Një raport i BBC-së premtonte “18 fakte të reja nga emailet e zonjës Clinton nxjerrë nga Wikileaks”, dhe një media tjetër Vox madje botoi edhe një email të zotit Podesta ku ai ofronte recetën e tij për “një risotto të shkëlqyer”.

Brian Fallon, që atëherë ishte zëdhënës i fushatës së zonjës Clinton, vuri në dukje në atë kohë se sa tronditëse ishte që shqetësimi mbi hakerat rusë, u harrua aq shpejt në favor të kuriozitetit për informacionin e zbuluar.

“Pikërisht siç dëshironte Rusia,” tha ai.

Ndryshe nga informacioni për fushatën e zotit Trump, materiali i Wikileaks u bë publik, duke rritur presionin ndaj organizatave të mediave për të raportuar mbi të. Kjo solli si rezultat disa vendime të papeshuara mirë: Në disa raste, mediat i interpretuan disa nga materialet si më negative për zonjën Clinton nga ç’ishin në të vërtetë, thotë Kathleen Hall Jamieson, një profesore e Universitetit të Pensilvanisë, autore e librit “Cyberwar”, që ka në qendër sulmin kibernetik të vitit 2016.

Prof. Jamieson thotë se këtë vit, organizatat e mediave morën vendimin e duhur për të mos publikuar detaje të materialeve të fushatës së zotit Trump, duke qenë se nuk janë të sigurta për burimin.

“Si mund të jesh i sigurt se nuk po manipulohesh nga fushata e zotit Trump?” thotë ajo.

Ajo anon nga kujdesi kur merren vendime për botim “sepse jemi në një epokë dezinformimi”.

Thomas Rid, drejtor i Institutit Alperovitch për Studimet e Sigurisë Kibernetike në Universitetin Johns Hopkins, gjithashtu beson se organizatat e lajmeve kanë marrë vendimin e duhur, por për arsye të ndryshme. Sipas mendimit të tij, një përpjekje e një agjenti të huaj për të ndikuar në fushatën presidenciale të vitit 2024 ka më shumë peshë se sa vetë materiali i zbuluar.

Por Jesse Eisinger, një gazetar i njohur dhe një nga redaktorët kryesorë të medias ProPublica, sugjeron se mediat mund të kishin botuar më shumë detaje.

Megjithëse është e vërtetë që deklaratat e kaluara të zotit Vance për zotin

Trump gjenden lehtësisht publikisht, dokumenti për verifikimin e tij mund të kishte nxjerrë në pah se cilat deklarata ishin më shqetësuese për ekipin e fushatës, ose fakte që gazetarët nuk i dinin.

Pasi të jetë konfirmuar saktësia e materialit, vlera e lajmit merr rëndësi më të madhe sesa burimi, thotë ai.

“Nuk mendoj se ky ishte vendim i duhur. Mendoj se u treguan më të përmbajtur se ç’duhet, duke u nisur nga rasti i vitit 2016”, thotë zoti Eisinger./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?