Ndërsa lufta në Iran po prish flukset globale të naftës dhe gazit dhe çmimet e energjisë po rriten ndjeshëm, lumi Drin, që zbret përmes maleve të veriut të Shqipërisë, po vepron si një lloj mburoje.
I fryrë nga reshjet e dimrit dhe shkrirja e borës, dhe i pajisur me diga hidroelektrike të ndërtuara gjatë periudhës komuniste, energjia e lumit siguron më shumë se 90% të prodhimit të energjisë elektrike të vendit, duke ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të çmimeve me shumicë.
Shqipëria është një shembull se si vendet me prodhim më të lartë nga burimet e rinovueshme janë mbrojtur nga rritjet e forta të çmimeve të energjisë që nga sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, sipas krahasimeve të çmimeve në të gjithë Europën. Analistët thonë se kjo mund të ndihmojë familjet, bizneset dhe rritjen ekonomike në këto vende, pasi ndikimi i çmimeve pritet të reflektohet tek konsumatorët në muajt e ardhshëm.
Kjo situatë mund të forcojë gjithashtu tranzicionin e Europës drejt energjisë së gjelbër, i cili është kritikuar për mungesë urgjence dhe është sulmuar nga figura si presidenti amerikan, Donald Trump.
Vendet që varen shumë nga nafta dhe gazi po përballen me rritje më të forta të çmimeve, duke shtuar presionin inflacionist dhe duke rritur rrezikun e një recesioni global, një shqetësim i njohur për europianët që përballuan krizën energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Kriza po rrit nivelin bazë të çmimeve në rajon për të gjithë, por vendet me më pak fleksibilitet dhe varësi më të madhe nga importet e karburanteve po përjetojnë ndikimin më të fortë në luhatje dhe kulme çmimesh, tha Satyam Singh, analist në kompaninë Rystad.
Diferenca në çmimet e energjisë në Europë
Në anën tjetër të Adriatikut nga Shqipëria, Italia, e cila prodhon më shumë se 40% të energjisë nga gazi, ka parë një rritje mbi 20% të kontratave referencë që nga fillimi i luftës. Në Gjermani, e cila është e varur nga gazi, rritja ka qenë mbi 15%.
Në të kundërt, në Francë, e cila mbështetet në energjinë bërthamore për rreth 70% të prodhimit, çmimet janë rritur më pak se gjysma e rritjes së Italisë. Në Spanjë, ku prodhimi nga burimet e rinovueshme ka arritur gati 60%, çmimet madje kanë rënë. Edhe Shqipëria regjistroi çmime mesatare më të ulëta në mars krahasuar me vitin e kaluar, falë kapaciteteve të larta hidroenergjetike.
Vendet që varen nga gazi, si Italia, Gjermania dhe Greqia, kanë gjithashtu prodhim nga energjia diellore, por mbështetja e tepërt në to krijon fenomenin e quajtur “kurba e rosës”, ku çmimet bien në mes të ditës, por rriten ndjeshëm në mëngjes herët dhe në mbrëmje.
“Qëllimi për shumicën e këtyre vendeve është të ndërtojnë kapacitete të mëdha të energjive të rinovueshme dhe ruajtjes afatgjatë për të zëvendësuar gazin. Është një sfidë e madhe”, tha analisti Alessandro Armenia nga kompania Kpler në Paris.
Ndërkohë, edhe vendet prodhuese të qymyrit si Polonia dhe Serbia kanë performuar relativisht mirë. Në Greqi, operatori i rrjetit elektrik kërkon që një central me linjit, i planifikuar për t’u mbyllur, të vazhdojë të funksionojë për të paktën një vit tjetër për shkak të konfliktit në Iran.
Bizneset dhe familjet ndjejnë presionin
Analistët thonë se goditja e çmimeve për familjet pritet të jetë më e zbutur krahasuar me rritjet e naftës dhe gazit, pasi këto ndikime reflektohen me vonesë në sistem.
Komisioni Europian ka hartuar plane për uljen e taksave të energjisë elektrike për të zbutur pasojat e luftës, megjithëse paralajmërohet se kostot për shtetet mund të rriten ndjeshëm.
Konsumatorët, tashmë të goditur nga rritja e çmimeve të karburanteve, janë të shqetësuar edhe për energjinë elektrike më të shtrenjtë.
Në Qipro, ku çmimet e energjisë janë ndër më të lartat në BE, furnizuesi kryesor parashikon rritje deri në 20% deri në gusht.
Në Itali, bizneset po ndjejnë gjithashtu presionin.
“Kam dy punë dhe mezi ia dalim të paguaj. Gjithçka po rritet”, tha babai i dy fëmijëve.
Ai nuk është i vetmi.
Nico Vanni, pronar i një furre buke, tha se kostot e naftës, gazit dhe lëndëve të para janë rritur dhe paralajmëroi se nëse situata vazhdon, mund të detyrohet të shkurtojë stafin.
Digat e vjetra ndihmojnë Shqipërinë, por për sa kohë?
Në Shqipëri, banorët pranë digës së lartë hidroelektrike të Vau i Dejës bëjnë shaka se energjia hidrike është e vetmja trashëgimi pozitive e dekadave të sundimit komunist të vendit.
“Varësia e madhe e Shqipërisë nga energjia e rinovueshme, veçanërisht hidroenergjia, ka luajtur një rol vendimtar në zbutjen e efekteve më të rënda të krizës”, tha Ministria e Energjisë e Shqipërisë në një deklaratë, duke pranuar megjithatë se vendi nuk është plotësisht i mbrojtur.
Vendi ende importon energji kur kërkesa arrin pikun, ndërsa konsumatorët mbrohen nga subvencionet shtetërore të çmimeve.
“Konflikti në Iran ka rritur presionin në prapaskenë, veçanërisht mbi financat publike”, tha Ministria e Energjisë. “Sistemi po qëndron i qëndrueshëm në sipërfaqe, por presioni i vërtetë po grumbullohet poshtë.”/ Reuters

Dai al Cesare quel che è di Cesare…
Komunizmi ndertoi nje ekonomi shumdegeshe, te cilat pas 90-es po te menaxhoheshin sic duhej ky vend do ti kalonte pa shum dhimbje krizat globale. Mire qe nen petkun e luftes kunder komunizmit, ashtu sic rendom shprehej edhe “Pishtari i demokracise” Azem Hajdari, nuk u shkaterruan edhe hidrocentralet.
Ata te cilet i kane ndertuar keto hidrocentrale,kan qen atdhetar ,largpares per te ardhmen e Kombit dhe Shqiperise.Vlerat pozitive ne te gjithe boten pamvresisht se kush i ka ndertuar,vleresohen,mirembahen sepse jane ndertuar nga djersa e popullit per te miren e popullit.Pos tek sal berisha digjen ,shkaterrohen qe nga hekurudhat,fabrikat,shkollat ,ushtria e lavdishme,serat ,mollat vreshtat kumbullat ullinjte…sepse i perkasin periudhes te labdishme ,sy largparese.Ata (qe drite pacin)kane qen gjenial ,kuadro qe populli te shfrytezoi edhe hidrocentralet..Ja si ndodhi,po si do ndodhi ,kjo i mbetet gjenerates time ne (34-..vjecaret dhe tutje).Te mos e helmojme pusin e vjeter,aty populli ka mbushur uj per pije per jete…Te ndergjegjesohemi dhe ti mbrojme vlerat,objektet,armet se i nevoiten pooullit per dite te zezaa…
Ore po ca thoni mo?? Duhen shkaterruar te gjitha ashtu sic shkaterroi, dogji e vodhi te gjithe Shqiperine Sali Kerma. Cudi si kane mbetur po u vene re. Ne nuk kujtohemi por eshte bota qe vlereson ato vepra qe ka bere rregjimi i Enver Hoxhes. Etja per pushtet dhe urrejtja e te deklasuarve ( me te drejte e pa te drejete) apo te pakenaqurve ka bere qe te hidhet balte mbi cdo te mire te asaj kohe te cilat po i vuajne tani po nuk kane bythe ti thone.
👏
Falja Kurumit edhe keto.Rrugen e Berishes coje gjer ne fund,si bere me kombinatin e Ballshit!
Vetëm digat e hidrocentraleve nuk shkatërruan horrat e saliut dhe çdo gjë tjetër: kanalet vaditës, uzinat, fabrikat, kombinatet, minierat, naftën, vreshtat, fermat, hekurudhën, infrastruktura hekurudhore, shkollat, pasurinë kolosale të ushtrise, municionet, armët, rezervat e shtetit për kohë lufte, mjetet e transportit tokësor dhe detar u vodhën dhe pasuruan antishqipot, që ikën, duke e marrë me vete gjithë pasurinë e djerses së popullit nën udhëheqjen e Enver Hoxhës dhe… saliDobiçi kërkon të vijë përsëri në pushtet! S’ka drejtësi – s’ka shtet! Ka llapaqenë, vrasës, korrupsion, mashtrues, ka zjarre, përmbytje, sëmundje, arratisje dhe blla-blla-blla, për të na mbushur mendjen, se kjo është demokracia…
Mos ki merak. Cfare la pa shkaterru saliu, ua rrafshon Edvinramuti.
A kane bere naj inspektim per remonte neper hidrocentrale keta te Edvinit? Po i lene te amortizohen betonet, godinat e punes se hidrocentraleve bashke me shtyllat e tensionit te larte, makinerite e gjeneratoret e fuqishem atje.
Ha mut o injoranti xxx, që vetëm të zeza nxjerr nga koka jote prej idioti . Hidrocentralet tona janë në gatishmëri të plotë, nën kontroll dhe mirëmbajtje të vazhdueshme .
Sikur te mos ishte penguar edhe ndertimi i Skavices, sipas projektit te bere nga inxhinieret tane te shquar te atyre viteve, ky vend nuk do te kishte asnje problem me energjine elektrike….
gjithashtu, ne kemi naften tone, por nuk e dime se ku shkon, dhe perser blejme nafte nga vendet e tjera….
Temen e semes, e te mendosh se ato hidrocentrale u ndertuan ne kohen e komunizmit ( bashke me bunkeret) me parate e kinezeve.
Te mendosh se edhe nje sistem aq i keq sa komunizmi, qe vrau e persekutoj Shqiptaret ndertoj ato hidrocentrale ( shfrytezoj te huajt per hidrocentrale) dhe jo vetem ato por kriijoj nje ushtri te forte, nje mbrojtje nen parulen ” I gjithe populli ushtar”
Te vjen te pyesesh po ky sistemi qe kemi sot? Cfare ka bere ky sistem me ndihmat e parate e mara nga te huajt?
Pervec skllaverise ndaj te huajve, shkaterimin e ushtrise, mbrotje, shkaterimin e kultures e tradites shqitpare me LQBTIRA.
Edhe hidrocentralet nuk u prishen se nuk mund te prishen digat e boshatisen liqenet pa shkateruar fshatrat rreth e qark e me gjere. ( ishte lehte te shkaterosh ushtrine e bunkeret).
Nuk them se komunizmi ishte sistem i mire qe duhet riktheyer por ne bashke me uji e qelbur te komunizmit ne hodhem edhe beben ( te mirat qe mund te shfrytezoehshin e jo tallemi si me bunkeret)
Jo çdo gje komuniste ishte e keqe por ishin njerezit qe donne pushtet dhe shkaterruan çdo gje qe te lindte kapitali i tyre . Demokraci pika. Ja çberi poopulli dhe sot jemi te sigurte. N’a vlereson bota punen tone komuniste.
Kto qe duan dhe vlerësojnë ate periudhën para ’90 pse nuk dalin ne protesta vete pa ndikuar nga Ramsi e Belisha qe po djegin kete vend,por populli nuk po kupton e reagon…deri kur do duroni…