Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INVESTIGIMI: Hakerat izraelitë kanë manipuluar zgjedhjet në 33 shtete? Video-përgjimi i “The Guardian” ndez skenën politike në Athinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > INVESTIGIMI: Hakerat izraelitë kanë manipuluar zgjedhjet në 33 shtete? Video-përgjimi i “The Guardian” ndez skenën politike në Athinë
BoteKryesore

INVESTIGIMI: Hakerat izraelitë kanë manipuluar zgjedhjet në 33 shtete? Video-përgjimi i “The Guardian” ndez skenën politike në Athinë

Published: February 15, 2023
Shpërndaje

 

Media e njohur britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull që pretendon manipulimin e zgjedhjeve në 33 vende të botës  mes të cilave dhe fqinji ynë Greqia, nga një kompani izraelite.

Kreu i kompanisë është Tal Hanan, ish-agjent i forcave speciale 50-vjeçar, i cili tani punon privatisht me pseudonimin “Jorge”.

- Publicitet -

Investigimet zbuluan “Team Jorge” izraelitë të cilët akuzohen për përgjim dhe manipulim të zgjedhjeve në 33 vendeve të botës. Pjesë e këtij hetimi ishin gazetarë nga 30 media, duke përfshirë gazetën franceze “Le Monde”, revistën gjermane “Der Spiegel” dhe gazetën spanjolle “El País”.

Një nga shërbimet kryesore të “Team Jorge” është një paketë e sofistikuar softuerike, “Advanced Impact Media Solutions” ose ndryshe “Aims”. Kjo paketë ka nën kontrollin e saj një ushtri të madhe me mijëra profile të rreme të mediave sociale: Twitter, LinkedIn, Facebook, Telegram, Gmail, Instagram dhe YouTube.

Videoja që posedon gazeta Guardian është regjistruar nga tre gazetarë, të cilët iu afruan “Ekipit Jorge” dhe u paraqitën si klientë të mundshëm. Hanan i përmend grupit të gazetarëve që iu afruan se organizata e tij ka zyra edhe në Greqi. Në fjalimin e tij fillestar për klientët e mundshëm, ish agjenti i forcave speciale izraelite tha:

“Ne jemi të përfshirë në zgjedhjet në Afrikë… Kemi një ekip në Greqi dhe një ekip në Emiratet. Ne përfunduam 33 fushata në nivel presidencial, 27 prej të cilave ishin të suksesshme”.

Në takimet e regjistruara në fshehtësi, Hannan dhe ekipi i tij diskutuan mënyrat se si mund të mblidhnin informacione për kundërshtarët e tyre, duke përfshirë përdorimin e teknikave të hakerimit për të hyrë në llogaritë e Gmail dhe Telegram.

Pas bërjes publike të këtij skandali në Greqi ka pasur reagime. ‘Protothema.gr’ raporton se hyrja e vendit në një periudhë parazgjedhore e bën edhe më të nevojshme nevojën e ndërhyrjes së prokurorisë për të hetuar zbulimet e shtypit ndërkombëtar në aspektin që ka të bëjë me  Greqinë. Pas këtij zbulimi, ka pasur reagime dhe nga partitë greke:

Deklarata e SYRIZA-s:

Sot Guardian zbulon veprimin e një grupi konsulentësh izraelitë, “Team Jorge”, i cili ishte angazhuar në manipulimin e koordinuar të proceseve zgjedhore në 30 vende.Pas zbulimit të bashkëpunimit të Majoritas me PD-në në vitin 2019 për të manipuluar elektoratin, sot zbulohet se “Team Jorge” ka edhe një ekip  në Greqi.

Skandali i mbikqyrjes së qeverisë hedh një hije të rëndë mbi jetën publike. Hyrja e vendit në një periudhë parazgjedhore e bën edhe më imediate nevojën e ndërhyrjes së prokurorisë për të hetuar zbulimet e shtypit ndërkombëtar në aspektin që ka të bëjë me vendin tonë. Asnjë ndërhyrje e errët nuk mund të anulojë vullnetin e qytetarëve grekë për Drejtësi dhe ndryshimin politik që po vjen”.

Përgjigja e Demokracisë së Re:

SYRIZA vazhdon përpjekjen e dëshpëruar për të menaxhuar humbjen e afërt, duke shkuar deri aty sa të shtrembërojë një artikull të Guardian për të krijuar trillime që janë hedhur poshtë nga një artikull tjetër i Guardian sot për të njëjtën temë!=

Jo vetëm që artikulli shtrembërues i SYRIZA-s nuk lidhet askund me tentativën për manipulim zgjedhor në emër të qeverisë, por përkundrazi vetë Guardian flet për kompanitë që përdorin mjete dhe strategji online për mosmarrëveshjet tregtare! Qytetarët grekë nuk manipulohen as nga lajmet e rreme dhe as nga propaganda e Koumoundourou! Ata e dinë shumë mirë se kë dhe pse e votojnë apo nuk e miratojnë dhe përgjigjen e tyre kumbuese do t’i japin SYRIZA-s në qendrat e votimit!

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?