Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Jashtme përgënjeshtron ambasadën ruse: Nota erdhi më 23 gusht, dërguam informacion kur na kërkuan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ministria e Jashtme përgënjeshtron ambasadën ruse: Nota erdhi më 23 gusht, dërguam informacion kur na kërkuan
BoteKryesore

Ministria e Jashtme përgënjeshtron ambasadën ruse: Nota erdhi më 23 gusht, dërguam informacion kur na kërkuan

Published: August 25, 2022
Shpërndaje

Ministria e Jashtme ka reaguar pas qëndrimit të ambasadës ruse se ende nuk kanë marrë dot informacion nga kjo ministri për dy shtetasit rusë ta arrestuar pas incidentit të Gramshit. Ministria e Jashtme sqaron se nota verbale nga ambasada ruse është hartuar me datë 22 gusht dhe më pas ka mbërritur në ministri me datë 23.

Në reagim thuhet se është e pavërtetë që ministria nuk i përgjigjet prej ditës ambasadës, pasi kërkesa ka mbërritur në ministri vetëm dy ditë më parë, ndërsa po bëhen të gjitha veprimet e nevojshme për të mbledhur informacion për dy rusët e arrestuar Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeve. Ministria sqaron se pas marrjes së notës i janë drejtuar me informacion autoriteteve kompetente, pasi në këtë rast kanë vetëm rol ndërmjetësues mes kërkuesit dhe institucioneve të tjera.

“Lidhur me pretendimet e ambasadës ruse në Tiranë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme prej ditësh  nuk i përgjigjet notës së kësaj ambasade, për informacion për ndalimin e shtetasve rusë për shkak të përpjekjeve për të hyrë me dhunë në zonë ushtarake, Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, deklaron me përgjegjësi se të gjitha veprimet e MEPJ lidhur me këtë çështje janë në pajtim të plotë me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, si dhe me konventat për mbrojtjen e të dhënave personale, ku Shqipëria është palë.

- Publicitet -

MEPJ ka marrë notë verbale nga ambasada e Rusisë, në përpjekje për të marrë informacion mbi dy shtetasit rusë të ndaluar në hyrjen e një objekti ushtarak. Por është absolutisht e pavërtetë që kjo notë ka katër ditë që është dërguar. Nota është hartuar në datën 22 gusht dhe ka hyrë në MEPJ në datën 23 gusht pasdite. Në mënyrë të menjëhershme MEPJ i është drejtuar me kërkesë për informacion autoriteteve kompetente. Theksojmë se në këtë pikë MEPJ është pikë ndërlidhëse mes kërkuesit dhe strukturave të tjera dhe nuk ka asnjë kompetencë tjetër për çështjen në fjalë. Në kuadër të transparencës dhe të refuzimit të dezinformimit, MEPJ, është e gatshme të verë në dispozicion të mediave dhe të opinionit publik kopjen e notë, ku duket qartë numri dhe data e dërgimit, 22 gusht 2022”, thuhet në deklaratë.

Sa i përket kësaj çështjeje, Minsitria thotë se janë në pajtim të plotë me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore të vitit 1963, si dhe me konventat për mbrojtjen e të dhënave personale, ku Shqipëria është palë. Ministria thekson se nuk mund ta njoftonin ambasadën ruse për ndalimin e dy rusëve, pasi sipas Konventës së Vjenës, njoftohet vetëm nëse e kërkojnë të arrestuarit.

“Autoritetet shqiptare e kishin të pamundur të njoftonin ambasadën e Rusisë për ndalimin e këtyre dy shtetasve, sepse Konventa e Vjenës referuar më sipër, neni 36, pika 1.b e saj, përcakton se shteti pritës, në këtë rast Shqipëria, duhet të njoftojë për ndalimin e tyre përfaqësinë diplomatike të shtetit dërgues, në këtë rast Rusia, vetëm nëse të ndaluarit kërkojnë vetë të kontaktojnë ambasadën e tyre.

Dëshiroj gjithashtu të theksoj se ndalimi apo fillimi i një procesi penal ndaj një personi është e dhënë personale e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është palë. Edhe në këtë kuptim, dhënia ambasadës së Rusisë e informacionit të ndalimit të këtyre shtetasve, do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, përfundon deklarata.

Ky reagim i ambasadës vjen një ditë pas pretendimit të Ambasadës ruse në Tiranë se nuk kanë marrë informacione për dy rusët e arrestuar që prej 22 gushtit. Sipas ambasadës, janë përpjekur të komunikonin përmes telefonit apo postës elektronike, por të gjitha kërkesat kanë mbetur pa përgjigje.

2 rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë në burg.

Si ndodhi ngjarja e Gramshit: 

Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedis Alpatov, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë më 20 gusht. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik, konkretisht  Albi Bicin dhe Ardian Xhakën. Megjithatë ushtarët shqiptarë bënë të mundur ndalimin e tij, ndërsa 2 të tjerët Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedis Alpatov, u arrestuan pak minuta më vonë nga policia.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  • Veliaj në sallë, debat në gjykatë, gjyqtari përplaset me avokatin e kryebashkiakut për kamerat
  • A ndodhet bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Agimi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. Vezhguesi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  4. Kot per gallate on Telegrami i rrallë i Wilson, kur në Paris vendosej fati i Shqipërisë
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?