Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Merrnin para për të kaluar studentët në provime, Prokuroria jep detajet për pedagogët e arrestuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Merrnin para për të kaluar studentët në provime, Prokuroria jep detajet për pedagogët e arrestuar
AktualitetKronike

Merrnin para për të kaluar studentët në provime, Prokuroria jep detajet për pedagogët e arrestuar

Published: November 3, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë detaje nga hetimi i skandalit të korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, Fakulteti i Ciklit të Ulët, për të cilin u arrestuan 6 pedagogët dhe sekseri i dyshuar, që ishte bashkëshorti i një prej pedagogeve, teksa një tjetër është në kërkim.

Organi i akuzës sqaroi se më 1 nëntor ka regjistruar procedimin penal nr.1362/2024 me të dhëna për veprën penale të “shpërdorimi detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Denoncimi është bërë nga qytetari me inicialet A.Ll., ku referuar edhe transmetimit nga një emision televiziv, ishin dhënë shuma parash te i dyshuari si sekser Gazmend Hodaj, me qëllim kalimin e një studenteje në provimet e sezonit të vjeshtës, në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.

- Publicitet -

Pasi ka marrë kallëzimin, Prokuroria ka zbarkuar në Universitet, ku janë administruar dhe këqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej qytetarit, por edhe janë pyetur personat që kishin dijeni.

“Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe në Fakultetit e Ciklit të Ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv”, bëri me dije organi i akuzës.

Gjithashtu më tej u administrua procesverbali në Sekretari për dokumentacionin për secilën nga lëndët mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në sezonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).

“Në veprimet hetimore të kryera është krijuar dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasi G.H. ka konsumuar veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa shtetasit M.H., F.T., B.G., A.Sh., Z.G., O.B., dhe E.G. kanë konsumuar veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 259/1-25 dhe 248 të Kodit Penal”, tha Prokuroria.

Gjykata ka dhënë më 1 nëntor masën “arrest me burg” për të 8 të dyshuarit dhe hetimi është ende aktiv.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit “Teza” u arrestuan në flagrancë Monika Hodaj, pedagoge e lëndës ‘Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme’, Beatriçe Gani e lëndës ‘Të mësuarit nëpërmjet lojës’, Florinda Tarusha, e Filozofisë së edukimit, Adrian Shingjergji, pedagog i lëndës Edukimi motorrik, Ornela Bilali, pedagoge e ‘Artit dhe krijimtarise’ dhe Zyhra Gripshi, pedagoge e lëndës ‘Puna me familjen dhe komunitetin’. Pedagogia që ende nuk është arrestuar është Edlira Gugu, e lëndës “Letërsi për fëmijë”.

Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar

1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç,  Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani,  58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser

Në kërkim

1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro dhe apartamente
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  4. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?