Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
Kuriozitete

Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?

Published: November 8, 2026
Shpërndaje

Në shoqëritë që duke zëvendësuar drejtësinë me privilegjin, meritën me ndikimin, punën me pazarin dhe dinjitetin me nënshtrimin, robëria nuk shfaqet gjithmonë me pranga. Shpesh ajo stoliset me petkun e ligjshmërisë, maskohet pas fasadës së institucioneve dhe justifikohet me gjuhën e interesit publik.

Kësisoj qytetari që bluhet ngadalë dhe në mënyrë asgjësuese, mund të vazhdojë të besojë se është i lirë, ndërkohë që çdo mundësi për të ushtruar lirinë e tij kushtëzohet nga vullneti i atyre që kanë pushtetin, privilegjin dhe kontrollin, pavarësisht retorikës dhe teatralitetit të propagandës dhe spektaklit të pështirë në salla luksi dhe imazhe pompoze.

Shkrimtarja dhe filozofja ruso-amerikane, Ayn Rand, përmes një prej formulimeve më të njohura që i atribuohen asaj, na sjell përballë një diagnoze të pamëshirshme të kësaj sëmundjeje shoqërore:

- Publicitet -

“Kur të kuptoni se, për të prodhuar, duhet të merrni leje nga ata që nuk prodhojnë asgjë; kur të shihni se paratë shkojnë te ata që merren jo me mallra, por me favore; kur të vini re se shumë bëhen të pasur përmes ryshfetit dhe ndikimit e jo përmes punës së tyre, dhe se ligjet nuk ju mbrojnë ju nga ata, por i mbrojnë ata nga ju; kur të zbuloni se korrupsioni shpërblehet dhe ndershmëria bëhet një formë vetësakrifikimi, atëherë mund të thoni me bindje, pa frikë se gaboni, se shoqëria juaj është e dënuar.”

Dhe tani, le ta zhvendosim këtë pasqyrë përballë shoqërisë sonë. A është edhe shoqëria jonë e dënuar? A jemi bërë, secili në mënyrën e vet, pjesë e një mekanizmi që asgjëson vlerat e humanizmit, drejtësisë dhe integritetit? Apo kemi mbërritur në atë pikë ku e kemi aq të vështirë të dallojmë kufirin ndërmjet bashkëjetesës me të keqen dhe bashkëfajësisë në mbijetesën e saj?

Kjo nuk është një pyetje që mund t’ua drejtojmë vetëm të tjerëve. Ajo na përket të gjithëve, sidomos atyre që, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë përfituar, janë përshtatur, kanë heshtur apo kanë zgjedhur të mos shohin. Sepse askush nuk dëshiron ta njohë veten si pjesë të një sistemi që e dëmton shoqërinë.

Askush nuk dëshiron të zbulojë se, ndërsa ankohet për padrejtësinë, mund të ketë pranuar të përfitojë prej saj; se, ndërsa dënon korrupsionin, mund ta ketë toleruar kur i ka shërbyer interesit të vet; se, ndërsa kërkon liri, mund të ketë pranuar një formë të re robërie, mjafton që ajo t’i garantojë njëfarë sigurie.

Këtu qëndron edhe vështirësia më e madhe, ta shohim të vërtetën në sy. Sepse ndryshimi nuk mund të nisë nga fajësimi i përhershëm i të tjerëve, por nga një akt i parë ndërgjegjësimi për përgjegjësinë tonë. Ai duhet të nisë nga ne, edhe kur nuk duam, edhe kur na tremb, edhe kur na kërkon të heqim dorë nga ato kompromise të vogla që, të mbledhura së bashku, bëhen themeli i një padrejtësie të madhe.

Kemi frikë?! Nga kush kemi frikë?! Nga e vërteta, nga vetvetja, apo nga përgjegjësia për t’u çliruar prej vargonjve të të gjitha robërive, të cilave u jemi përshtatur aq shumë, sa kemi nisur t’i ngatërrojmë me sigurinë tonë?

Ndoshta robëria më e rrezikshme nuk është ajo që na imponohet me forcë, por ajo që mësohemi ta pranojmë si normalitet. Ajo që nuk na kërkon më të përulemi, sepse kemi mësuar të gjunjëzohemi vetë. Dhe kur një shoqëri arrin ta quajë normalitet padrejtësinë, të drejtë privilegjin dhe zgjuarsi kompromisin me ndërgjegjen, atëherë ajo nuk ka humbur vetëm lirinë, ka nisur të humbasë edhe aftësinë për ta dëshiruar atë.

Sepse liria nuk është thjesht e drejta për të jetuar pa pranga. Është guximi për të mos i pranuar ato, edhe kur na ofrohen si privilegj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet
  • Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028?
  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Fraksion i dosjes ‘Veliaj’? Moderatori i njohur TV paraqitet në SPAK
  2. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  5. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?