Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mes debateve në Kuvend, Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Mes debateve në Kuvend, Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese
KryesorePolitike

Mes debateve në Kuvend, Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Published: December 23, 2022
Shpërndaje

Profesore e shkencave juridike, Marjana Semini u emërua anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, në mbyllje të votimit, që zhvilloi Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit për këtë vit. Ajo mori 58 vota nga 80 deputetë, që morën pjesë në votim, kandidati Ardian Dvorani mori 14 vota, kandidatja Arta Vorpsi mori 2 vota, ndërsa 6 u cilësuan si të pavlefshme nga komisionit të votimit.

Drejtuesja e komisionit, deputetja Klotilda Bushka, deklaroi që “nga votimi doli se asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë dot votat e kërkuara nga ligji, megjithatë sipas Kushtetutës, Marjana Semini, e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese”.

Kushtetuta përcakton në nenin 125 që, nëse asnjë prej kandidatëve të përzgjedhur nga KED nuk merr shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota të deputetëve, atëherë kandidati i renditur i pari nga KED emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Deputetët e opozitës shprehën dyshime se shumica socialiste po përpiqej të ndikonte me presione mbi votat e opozitës në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

- Publicitet -

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se “ishte e pakuptueshme ngutja e socialistëve për të kryer këtë votim, kur Partia Socialiste nuk i ka 84 vota” dhe se “po përpiqej të peshkonte vota rreth e rrotull”. Ndërsa deputeti Gazmend Bardhi tha se opozita ishte e shqetësuar, “mbi përpjekjen e socialistëve për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në seksion të Partisë Socialiste, duke porositur truke dhe presione nga oligarkë ndaj deputetëve opozitarë, për të favorizuar kandidaturën e Ardian Dvoranit”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “kjo ishte një fantazi në kokën e deputetëve të opozitës”, dhe se “deputetët socialistë do të votonin krejt të lirë zgjedhjet e tyre midis kandidatëve”, sepse grupi i tyre parlamentar nuk kishte marrë ndonjë vendim për të mbështetur njërin prej kandidatëve.

Deklaratat mohuese të zotit Rama shkaktuan nervozizëm tek deputeti Bardhi, i cili këmbënguli se shumica kishte bërë presion ndaj deputetëve opozitarë dhe pas ngritjes së toneve fyese mes palëve, ky i fundit u përjashtua nga seanca.

Anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, profesore Marjana Semini ishte për mëse 22 vjet drejtuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.

Autore e një serie botimesh profesionale e akademike, ajo është po ashtu eksperte në një mori projektesh të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat njerëzore, civile dhe të pronësisë intelektuale, avokatisë, noterisë, të drejtës tregtare.

Me emërimin e zonjës Marjana Semini Gjykata Kushtetuese u plotësua me të gjithë anëtarët e saj. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë dhe deri sot kishte 8 anëtarë. Sipas Kushtetutës, tre anëtarë emërohen nga Presidenti, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Gjykata Kushtetuese u plotësua 10 ditë më parë edhe me një tjetër anëtar të ri, juristi Gent Ibrahimi. Ai u betua më 13 dhjetor përpara presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme. Zoti Ibrahimi ishte për 5 vite drejtuesi i parë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një nga organet e reja të sistemit gjyqësor pas reformës.

Për një kohë të gjatë ka qenë drejtues i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore (ISPL), një prej organizatave të njohura, që trajtojnë çështjet e drejtësisë. Ai u rendit i pari në listën e Këshillit të Emërimeve, në përfundim të një procesi të tejzgjatur verifikimesh, për gati 10 muaj.

Gjykata Kushtetuese nuk ushtroi dot funksionet e veta për disa vite, sepse procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dorëheqjet që pasuan, e lanë atë vetëm me kryetaren Vitore Tusha. Ndërsa tashmë gjykata është me numrin e plotë të anëtarëve për të trajtuar një mori çështjesh që dorëzohen nga palë të ndryshme. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 7:43 am

    Nje vendim i drejte dhe i sakte.Ajo eshte nje profesioniste e vertete.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 23, 2022 at 7:54 am

    -Urime gjyqtares Selimi.Turp të ken OPOZITAEËT RRUGAÇ që janë bërë më Shpifs,Sherrxhij se edhe babi tyre 30 vjeçar SaliNon grata më i keqi në PLANET si njeri,Politikan dhe Pushtetar.

    Reply
  • Evropiani says:
    December 23, 2022 at 8:51 am

    Urime Profesoreshes Semini. besoj se eshte zgjedhja e duhur nga Parlamenti. Opozita duhet te argumentoje kundershtimet dhe jo te klithin e te bertasin si banoret e Beotise, qe kur nuk ishin ne gjendje te dialogonin , bertisnin e shanin.

    Reply
  • SPAK says:
    December 23, 2022 at 10:21 am

    Une jam nje i vjeter tashme ne PD! Po beja mbreme nje histori te vogel te saj, PD qe shpreuam aq shume dhe qe investuam po aq shume dhe Saliu e pushtoi si Osmanet Krujen! Por edhe per PDistet e sotem qe presin te vdese Saliu,larg qofte,dhe te marrin ndonje hajmali ,sic morren Osmanllinjte jenicere kocka e Skenderbeut! Jane te gjithe berishiste. Nje gjuhe flasin te gjithe “gjuhen e urrejtjes”! Sigurisht, qe nuk do te votoj per Edi Ramen ,por ama as per Saliun,jo e jo per Bashen ,pa folur per Alibeun dhe mos o Zot per Gaz Bardhin! Po mire more Shqiptare si arritem deri ketu! Njerez te vegjel.pa personalitet,llafazane,genjeshtare, gjuhen shqipen te mire e kane harruar, u mesoi Saliu vetem te shajne! Kjo nuk eshte me PDja jone! Te jesh politikan duhet te jesh njeri serioz,me personalitet,te mos e humbesh kurre torruan! Zihen me njeri tjetrin si qente e vegjel, qe i mban ne dore ndonje Zonjushe apo kukllat e Saliut!! Rama i bullizon! Por pyesni veten Zoterinj e Zonja! Me ke ben ironi njeriu i zgjuar? Me budallenjte! Me berishianet injorante dhe servile! me poeten Flutura Acka! O Zot ku jemi? Votoni prape Mul Noken dhe Gaz Bardhin me shoke! Merry Chrismas & Happy New Year PD dhe te tjere te ngjashem!

    Reply
  • pilo lala says:
    December 23, 2022 at 12:52 pm

    Cfare marrdhenje ka Semini me Argita Berishen?
    Po te jete se jane shoqe ne Fakultet, e siguroi edhe nja 6-7 vjet Saliu qe se prek njeri.

    Reply
  • Tomas Willson says:
    December 28, 2022 at 9:25 am

    Marjana Semini nuk ka te njejten moshe me Argita Berishen….

    Argita ka qene studente e znj. Semini, ashtu sic kane qene trecereku i juristeve, gjyqtareve apo prokuroreve…..Nuk ka asnje lidhje…
    Argita eshte thjeshte ish-studente e saj….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?