Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mesazhi Mattarella
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mesazhi Mattarella
Aktualitet

Mesazhi Mattarella

Published: September 10, 2022
Shpërndaje

 

Agron Berdaj / Zeno Jahaj

Presidenti italian, Sergio Mattarella zhvilloi më 8 Shtator homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar. Pikërisht afro 80 vjet më parë Italia fashiste shpallte kapitullimin dhe një ditë më vonë, më 9 Shtator, vendin e saj në Ballkan dhe Shqipëri do ta zinte Gjermania naziste.

- Publicitet -

Presidenti Italian na përforcoi me gjestin e tij tejet domethënës se interesat kombëtare shqiptare janë në të njëjtin vektor me aleancën natyrale gjeopolitike me Italinë dhe Gjermaninë dhe në vektor të kundërt me aleancën me fashizmin italian dhe nazizmin gjerman. Ndërkohë, në të njëjtën ditë mësuam se njëri nga grupimet politike me emrin “Partia Demokratike” paska paraqitur një projektligj, me anë të të cilit, kërkon shembjen lapidarëve që evokojnë epopenë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ose transformimin e tyre në diçka që nuk i përgjigjet motivit mbi të cilët janë ngritur. Ka një inkursion të orkestruar që shfaqet deri edhe në orientime të caktuara politike, të cilat tentojnë, deri edhe zyrtarisht, shtrembërimin e të vërtetave dhe vlerave të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar. Nuk gjejmë dot asnjë traditë, asnjë normë, asnjë popull, asnjë komb, asnjë ndërgjegje nderi, që pushtuesin, atë që dhunon vendin, ta mikpresë, të luftojë në krah të tij apo atë ta quajë si “kalimtar”, pak a shumë si turist.

Nëse nuk është padije historike, është e papranueshme moralisht që të mos pranoshtë vërtetën e pastër se, pas humbjes së iniciativës strategjike në Stalingrad dhe Kursk, Komanda e Lartë Gjermane lëshoi Direktivën (Urdhër Operacional) Nr.48, që Gjermania të rigruponte forcat për të kaluar në mbrojtje strategjike të hapësirave të pushtuara deri në atë kohë. Në këtë kuadër, me të njëjtën direktivë, u krijuaTeatri Operativ i Ballkanit, ku u urdhërua dhjetëfishimi i forcave për mbrojtjen e tij. Në këtë kuadër, në Shqipëri u futën dhe u dislokuan në mbrojtje, forcat e pothuajse dy korpuseve të specializuara për luftë kundërpartizane, si dhe për veprime në terrene malore.

Në dallim nga Italia fashiste që shpalli kapitullim përgjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore , Gjermania naziste nuk shpalli kurrë kapitullim, por vetëm kur u detyrua në fund të saj, në Maj 1945. Në këto kushte, me fare pak kulturë ushtarake dhe me po aq pak moral kombëtar, nuk mund të imagjinohet që një komandë gjermane në mes vitin 1943, dy vjet përpara se të kapitullonte Hitleri, të kryente tërheqje, çka me siguri matematike do ta paguante me kokë.

Për rrjedhim, ndërsa komandat italiane kaluan në tërheqje strategjike menjëherë pas shpalljes së kapitullimit, përkundrazi, komandat gjermane nuk kryen kurrë tërheqje strategjike. Ishte kjo arsyeja që edhe Aleatët Antinazifashistë e vijuan luftën më me ashpërsi edhe pas hapjes së Frontit të Dytë. Madje Konferenca e Jaltës, e mbajtur në Shkurt 1945, u shpreh me përparësi për vijimin e operacioneve, deri në dorëzimin pa kushte të Gjermanisë Naziste dhe kërkoi bashkërendimin e ofensivave në frontet Lindore e Perëndimore të Europës, për të parandaluar transferimin e trupave gjermane nga një front në tjetrin. Çfarëdo lehtësimi apo lëshimi ndaj, apo mosangazhimi kundër forcave gjermane në Shqipëri, do të çlironte, në të njëjtën masë, përforcime për forcat gjermane në fronte dhe teatro të tjera lufte, çka do të thotë, po në atë masë, më shumë humbje njerëzore e materiale për popujt e vendet që luftonin me pushtuesin gjerman në frontet dhe teatrot e tjera të luftës. Prandaj miti i tërheqjes së forcave gjermane, rrëzohet ushtarakisht dhe moralisht.

Presidenti Mattarella, një kristian-demokrat, zor se mund ta imagjinojë që, ndërsa ai vendos kurorë në lapidarin e të rënëve kundër fashizmit, partitë demokratike shqiptare të proklamojnë vëllazërimin me fashizmin. Ndoshta inkursionistët do duan të thonë se dëshmorët janë vrarë në luftë civile. Nëse nuk është padije historike, është makabre moralisht të përgjithësosh që shqiptarët janë vrarë me njeri tjetrin, jo nga pushtuesi.

Ka dallime thelbësore një luftë e zakonshme nga lufta civile. Nuk është çështje etiketimesh, të cilat mund të vihen e të hiqen sipas orekseve apo syzeve. Lufta civile është një kategori lufte, e cila duhet të përmbushë një kuadër kriteresh të pranuara nga shkencat historike e ushtarake, për t’u quajtur si e tillë. Partitë / organizatat politike shqiptare të asaj kohe, pavarësisht ashpërsimit të skajshëm të gjuhës politike, praktikisht iu ruajtën përplasjes që do mund të shkonte deri në luftë civile. Nga ana tjetër, edhe aktorët aleatë të cilët mbanin në vëmendje e në mbështetje Shqipërinë, në shumë deklarata të tyre të lëshuara gjatë gjithë luftës e deri në fund të saj, janë shprehur se nuk do të mbështesnin asnjë forcë politike që do mund ta çonte vendin në luftë civile, çka do të thotë se vendi nuk e përjetoi një luftë të tillë.

Rastet kur formacione të ndonjë partie / organizate politike shqiptare, bashkëpunuan e bashkërenduan në krah dhe në mbështetje të forcave gjermane për të luftuar kundër formacioneve të partisë / organizatës tjetër politike shqiptare, nuk mund të quhen “luftë civile”. Rreshtimi i një individi apo force ushtarake në mbështetje të pushtuesit, cilatdo të jenë motivet, e bën atë individ apo atë forcë,

palë me pushtuesin, domethënë njësh me uniformën ushtarake të pushtuesit. Ndërkohë, ndonjë akt masakrimi, i ideuar dhe i kryer në mënyrë individuale, domethënë jo për arsye përfaqësimi të njerës apo të tjetrës palë politike kundër palës tjetër politike, nuk mund të njësohet e cilësohet si “luftë civile”, por thjesht, ashtu siç kanë qenë në fakt, akte masakrimi. Fakti që këto akte janë dënuar nga të gjitha forcat e interesuara politike, në atë kohë e më vonë, publikisht e jo publikisht, e përjashton që këto akte të cilësohen “luftë civile”.

Presidenti Mattarella, me nderimin që iu bëri dëshmorëve të kombit shqiptar, tregoi se marrëdhënia midis dy kombeve ruan pikërisht balancat gjeopolitike me interes të ndërsjelltë, ndërsa diktati, siç ishte pushtimi italian, i përmbys këto marrëdhënie. Marrëdhënia respekton vlerat dhe prestigjin reciprok, ndërsa diktati dhe pushtimi poshtërojnë vlerat dhe prestigjin e palës që pushtohet. Kësisoj fashizmi nuk mund të ishte aleat natyral i Shqipërisë, por armiku natyral i saj, siç ishte, njëherësh, edhe armiku natyral i vetë popullit italian. Prandaj qëndresa dhe lufta kundër pushtimit italian, për aq sa Italia përfaqësohej nga fashizmi dhe vepronte sipas vlerave fashiste ndaj shqiptarëve dhe po ashtu edhe ndaj popujve të tjerë, ishte vlera e duhur morale dhe interes kombëtar shqiptar.

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?