Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Ngjarja e ndodhur vjet në Elbasan, ku gjatë fushatës elektorale u vra një aktivist politik i pushtetit, kishte anën e saj tragjike por edhe domethënien e madhe social-politike. Pyetjet e para që lindin në këto raste janë: Pse ndodhi ngjarja? A mund të parandalohej ajo? Cilët janë përgjegjësit ligjorë dhe moralë të asaj që ndodhi? etj. Përveç autorit të vrasjes, një ish-polic që u prangos dhe dërgua në burg, para pak ditësh SPAK arrestoi edhe disa punonjës policie të ndodhur në vendngjarje. Midis të arrestuarve ishin edhe dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit në kohën e ngjarjes, z. A. Nushi dhe N. Palla. Media njoftoi se kuadrot e policisë u arrestuan sepse akuzohen për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë. Madje, media njoftoi se gjatë konfliktit të ndodhur midis dy grupe aktivistësh politikë, dikush prej tyre i ka vënë pistoletën tek koka zv.drejtorit të policisë dhe asnjë nga policët nuk ka ndërhyrë. Kjo do ishte shumë e rëndë, nëse është e vërtetë. Pyetjeve të sipërpërmendura tani iu shtohen edhe të tjera si: pse nuk ndërhynë punonjësit e policisë dhe, sidomos, drejtuesit e saj përpara dhe gjatë kohës që ndodhi konflikti? Çfarë i shtyu (detyroi) drejtuesit e policisë të bënin kallëzim të rremë? A mundet kjo lloj policie ta mbrojë popullin kur ajo nuk ka guxim të mbrojë as veten?!
Nëse ato që përcjell media si pretendime të SPAK-ut janë të vërteta, nuk ka dyshim se drejtuesit e policisë e meritojnë ndëshkimin ligjor, por çështja themelore është: A është kjo rruga e vetme apo kryesore për t’i vënë problemet e rendit në rrugën e drejtë dhe të duhur? Fatkeqësisht, mbas viteve ’90 një prej fenomeneve më negative dhe të dëmshme që zuri rrënjë në Shqipëri është aleanca e botës së krimit me politikën në përgjithësi dhe policinë në veçanti. Krimi dhe politika u bënë aleatë, ndihmës dhe mbrojtës të njëri-tjetrit. Babai i krijimit të këtij fenomeni mbetet Sali Berisha por, mbas tij dhe paralelisht me të, me krimin u lidhën edhe politikanë të të gjithë krahëve politikë. Është e dhimbshme, e turpshme, e dëmshme dhe e dënueshme që sot, ngado të shkosh, nga jugu në veri nëpër qendrat kryesore qytetare do të dëgjosh të thonë se ky apo ai kapobandë i përket PS së, PD-së apo LSI-së. Po kështu, nëse ke ndonjë nevojë për t’u zgjidhur shpejt nga institucione shtetërore, këshilla e parë që merr është kontaktimi i njerëzve të krimit dhe vënia e tyre në veprim si ndërmjetës që “të kryejnë punë”.
Këta njerëz të botës së krimit përdoren nga partitë politike nëpër fushata elektorale, si “propagandues”, votëmbledhës ose votëblerës, madje edhe si numërues apo vëzhgues nëpër qendrat e votimit. Nuk do shumë mend për të kuptuar se mbas përfundimit të fushatave elektorale këta “kontribues” kërkojnë shpërblimin i cili jepet në formën e lejeve të ndërtimit, në punësimin e miqve apo të afërmve të tyre në poste kyçe, në mbylljen e syve kundrejt shkeljes së ligjeve e rendit prej tyre etj.etj. Jo pak prej tyre janë njerëz që “të vrasin e s’të paguajnë”. Atëherë lind pyetja madhore: I kujt është realisht pushteti në Shqipëri dhe kujt i shërben ai? Çfarë është realisht e ashtuquajtura demokraci në Shqipëri, “sundim i popullit”, apo thjesht një e drejtë e popullit për të zgjedhur njërin prej aleatëve të shumtë të oligarkisë dhe botës së krimit?! Si mundet një sistem politik të quhet demokraci (sundim i popullit) kur drejtuesit e pushtetit qendror apo vendor bëhen aleatë, miq dhe avokatë të dhunuesve të popullit?!
Përrallat e përditshme të treguara me pasion nga politikanët e vendit dhe të përsëritura me mendjelehtësi, por edhe me djallëzi, nga njerëzit e medias rreth lirisë, demokracisë, barazisë etj. përgënjeshtrohen shpesh dhe bindshëm nga realiteti që jetojmë çdo ditë. Në çdo vend dhe në çdo kohë pushteti real iu përket atyre që ndihen më mirë dhe përfitojnë më shumë prej tij. Në një vend ku njerëzit e ligjit shohin përditë farkëtimin e miqësisë midis politikës dhe botës së krimit dhe populli bëhet dëshmitar i temenave që njerëzit e ligjit iu bëjnë njerëzve të krimit, në atë vend dhe në atë kohë as që mund të flitet për rend demokratik, për drejtësi dhe barazi shoqërore. Sikur policët dhe drejtuesit e tyre të mos kishin pasur parasysh këtë aleancë politikë- krim, nuk ka fare dyshim se do t’i kishin parandaluar ngjarjen e Elbasanit dhe dhjetëra të tjera para saj. Ndërkaq policët nuk do ia kishin lejuar vetes të binin aq poshtë sa të mos reagonin për mbrojtjen e vetes apo të kolegëve dhe eprorëve nga tetativat për poshtërim apo frikësim që bën bota e krimit kundrejt mbrojtësve të rendit. Në rastin konkret, aktivizimi i forcave paramilitare nga opozita për të “parandaluar blerjen e votave” ka qenë dhe mbetet një akt antikushtetues dhe i rrezikshëm. Nga ana tjetër, aktivizimi prej pushtetit i elementëve me të kaluar kriminale si veprimtarë të politikës në fushatën zgjedhore ka qenë dhe mbetet një veprim i papranueshëm moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Drejtuesit e policisë dhe policët e Elbasanit janë ndodhur përpara kushteve të mbrojtjes së nevojshme dhe nevojës ekstreme dhe ligjërisht duhej të përdornin të gjitha mjetet në dispozicion, deri armët e zjarrit, për të neutralizuar, arrestuar dhe ndaluar elementë kriminalë të angazhuar në konfliktin e ndodhur.
Sikur këta drejtues policie të ishin të sigurt se sundimtarët e vendit dhe mëtonjësit për sundim do t’i kishin në krah të tyre, dhe se organet e drejtësisë do iu jepnin ndëshkimin e merituar ligjor autorëve dhe shkaktarëve të konfliktit, do t’i kishin kryer të gjitha detyrat dhe detyrimet e tyre ligjore atë ditë. Duke e ditur se bota e krimit gëzon simpatinë e ligjbërësve dhe gjykatësve, këta punonjës policie nuk kanë mbrojtur as veten dhe as popullin. Dhe kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen, për aq kohë sa njerëzit e politikës të mos preken shpirtërisht nga nëpërkëmbja e popullit, të mos respektojnë policinë si institucion dhe mjet i mbrojtjes së ligjit, rendit e popullit dhe të mos shkëpusin çfarëdo lidhjeje, të afërt apo të largët me dhunuesit e popullit.
Politika shqiptare ka shkuar shumë larg në mbrapshtitë dhe papërgjegjësitë e saj. Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësi institucionale dhe morale për lejimin dhe mbajtjen gjallë të fenomenit të lartpërmendur, ndërsa ata që presin të vijnë në pushtet për të n-tën herë dhe që marrin në mbro jtje vrasësin e Elbasanit, (siç bëri Mr. NonGrata para tri ditësh), siç kanë bërë me të gjithë ata që kanë vrarë në emër dhe për llogari të tyre, duhet të mbajnë përgjegjësi historike, politike dhe ligjore për çfarë ka ndodhur. Nëse politika shqiptare vazhdon me kokëfortësi dhe papërgjegjshmëri në rrugën e theqafjes, atëherë popullit shqiptar do t’i mbetet ose ta braktisë tërësisht e përfundimisht vendin e vet, ose të thërrasë në ndihmë ndonjë revolucion “jakobin” me bekimin e “pastorëve” politikë të Perëndimit, të cilët prej mbi tri dekadash luajnë rolin e dyfishtë, atë të predikimit teorik të parimeve të shtetit demokratik dhe atë të aleatit dhe avokatit të shkelësve praktikë të këtyre parimeve.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
I ndjeri ka qene mjek psikiater,pra i vetmi ne detyre per te qetesuar gjajrat.Si i eshte drejtuar arma zjarrit pikerisht atij!?
Policia eshte nen presionin e perbindshem te Politikes.Politika e pushon nga puna policin,,Politika e transferon Drejtorin dhe nendrejtorin.Qe politika mos te ndikoje Policine ,Ministri,Kryeministri,deputeti zones,,te mos kene te drejte te emerojne dhe te c`emerojne policine.Kete te drejte ta kene Struktura te posacme ,te qendrueshme PROFESIONISTESH TE POLICISE,qofte edhe ne Pension.
Shkeput lidhjet e ndervartesise se Policise nga pushteti politik dhe shihe cfare i ben polici atyre patronazhisteve qe blejne vota dhe atyre rrugaceve qe patrullojne qytetin me furgona dhe ndalojne qytetaret sikur te jene Shtet. I ben ate qe ju bente Koseni.
Por keta e zhduken Kosenin,se ja preu duart e ndyra politikes te cdo krahu,,pastaj ju tregoi deren e Lemes bandave.Vini mor djem patriote,qe e duan kete vend dhe e peshtyjne ne surrat politiken!
Z.V.Malaj:Vrasja e Dr.Xhuvanit të PS kë 21 prill 2021 ishte piketuar që kë 14 mars,ditën e verës kur E.Rama dhe L.Basha me të vetët u ndodhën në Elbasan.Dhe Dr.Xhuani u filmua shumë herë prej TV-ve të Sb midis shumë protagonistëve.
-Krijimi bandës së armatosur të PD që qarkullonte me furgon me pretekstin për të mbrojtur votën,ishte e jashëligjëshme..Shtet brënda Shtetit e cila duhej ndaluarë nga policia e Elbasanit.Por nëse dë ndodhte një gjë e tillë do kishim më shumë Vrasje.Dhe këtë donte PD..
-Bandën e PD e drejtonte Gazmend Bardhi dhe,Vrasësi Tropojani PAPLEKA doli me armë në dorë nga Furgoni tij.Dhe vrasësi nuk mund të qëllonte pa udhër.Edhe në 21 janar 2011 gartëda qëlloi me urdhërin e Sb për të vrarë me qëllim 4 protestuesit nga një në çdo qark dhe jo në Tiranë,Tropojë,Kuks,Vlorë
-Drejtësia po godet në mënyrë selektive MAJTAS.Edhe tritolet po godasin më shumë policët dhe pushtetarët.
-Kjo do të thot se:SALI TRITOLI ËSHTË KTHYER FURISHËM dhe kërkon pushtet me gjak.
-Fakti që DASH e shpalli non grata Sb dhe po kryer marrzit e tij..po tregon INDIFERENTIZËM TË PA SHOQ..!
-Zoti e ruajtjes popullin Shqipëtar.
-FLM DITA VM
1.pas 1990 deri ne 2996 krininelet o hiknin jashtè vendit ose per vrasje de noheshin me burg pèr jetè..
pas 97 ata ishin krah I qeverive PS e PD.
2.edhe grup I PS ne Elbasan shtiu..vec se I vuri armen policit (nuk besoj per ta perkdhelur e as ishte jo bandit)
3.Pse nuk permendet Bodinaku qè u places…e qe ka marr aratine ???
Kapterr Lalaj, po ku di gje ti mor katunar Corrushi se c’eshte bere ne Elbasan apo e ke pare nga Corrushi me dylbi, Trap!
Epiqëndra e ngjarjes në kuptimin ligjor, policesk, moral, politik është makina e zezë pa targa që nuk ishte makinë dosido bashkë me shoferin e saj.
Në qoftë se në makinën e zezë nga jashtë s’ do të qëndronte brënda strukur djalli i zi i tërmetit zgjedhor të 25 prillit të Edi Ramës, me listën e kafshëve zgjedhore që do të bliheshin në tregun e konsoliduar të bagëtive elektorale dhe paratë për blerjen e tyre dhën me miljona nga xhambazët elektoralë, Edi Rama, Damjan Gjiknuri dhe Taulant Balla asgjë nuk do të kishte ndodhur,
pramilitarët e Saliut nuk do ta kishin ndaluar fare makinën e zezë dhe po të kishin ndaluar gabimisht një makinë të zakonshme, policët e lajmëruar , me të ardhur do të kishin bër verifikimin dhe, po të mos ishte djalli i zi i tërmetit zgjedhor brënda, makina dhe shoferi do të ishin kontrolluar dhe Gazment Bardhi do të kishte ngelur i turpëruar, madje duhet të kishte mbajtur përgjegësi penale për atë që ndaloj në kundërshtim me ligjin, me bandën e tij, qytetarë në punën e tyre normale, dhe tërmeti kriminal zgjedhor i 25 prillit nuk do të flliqesh edhe me gjakun e derdhur nga bedelët e Edi Ramës në rrugët e Elbasanit,
por
dikush i plotpushtetshëm mbi kupolën e policisë, urdhëroj Albert Nushin dhe Nikollaq Pallën të prisnin, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe me detyrën e tyre, deri sa të vinte banda tjetër e paramilitarëve që u sulën të shpëtonin djallin e zi të tërmetit zgjedhor që qëndronte strukur në makinën e zezë, dhe që me armë në dorë, duke hapur zjarr me heroizëm e trimëri, pa përfillur dhe kërkuar ndihmën e policis pranishëm (ata ishin realisht mbi policin nga pozita e urdhëdhënsit që i kishte dërguar) kundër bandës që kishte kapur në ngrackë djallin e zi të Edi Ramës, Damjan Gjiknurit dhe Taulant Pallës por
doktori psikiatër dhe trimat e Edi Ramës, që për herë të dytë donin të shpëtonin nderin e Edi Ramës në rrugët e Elbasanit, nuk e dinin që paramilitarët e PD së polikriminelit Sali ishin profesionistë armësh dhe jo amatorë berihajash kriminale në rrugët e Elbasanit me të cilat ishin stërvitur dhe humbën një pjesëtar të bandës që preku kaq shumë shokun Edi sa
në emisionin Opinion që pasoj përleshjen e përgjakshme jetvrasëse të bandave paramilitare partiake zgjedhore bërtiti me dhimbje, nga thellësi e shpirt të tronditur rreth 23 herë, “është vrar një njeri moreee….” dhe
doli në Opinion mbasi policë, prokurorë, me profesionalizëm kriminal e fshehën djallin e zi zgjedhor të tij që qëndronte si luvgat kobzi strukur në makinën po të zezë.
Në qoftë se SPAK do të bënte skanimin e plotë investigues të kësaj ngjarje do të zbulonte që zgjedhjet në Shqipëri janë një veprimtari e organizuar kriminale deri në përsosje nga makabriteti i shkatrrimit të zgjedhjeve të lira dhe këtë veprimtari kriminale e kan kthyer në shkencë Damjan Gjiknurët e tre kryekriminelëve elektoral të pandreqshëm dhe horror, Sali Berisha, Ilr Meta dhe Edi Rama që çfarë nuk i kanë punuar zgjedhjeve dhe çdo të heqin zgjedhjet e shkreta të ardhme nga këta përbindsha elektoral në qoftë se do të lihen të lirë.
I nderuar Viktor, po nuk u zhdukën nga skena politike Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, kurr nuk do të ket zgjedhje të lira dhe ju vajtoni vrasjen e një njeriu por këta do të vrasin një komb të tër po nuk pren duart e tyre të zeza të kusarisë tashma të përsosur zgjedhore.
Kam frik se mbas zgjedhjeve të vitit të ardhëm do të shkruash përsëri një artikull të radhës por ngjarjet do të jenë më tronditse se makineritë e gestapove zgjedhore patronazhiste po kolaudohen deri në perfeksion nga Damjanët e tërmeteve zgjedhore të të tre bandave konkuruse që në unison nuk len dhe vrasin që në lindje çdo forcë të re politike që është jashtë tekëndshit të tyre duke u përleshur deri edhe në gjakderdhje me njëra tjetrën se banda janë.
Nuk mund të ketë kurr zgjedhje të lira të ndershme kur mëlçija e reformave zgjedhore u varet ujqërve të PD, PS dhe LSI që sa po kanë shqyer zgjedhjet e radhës, nuk mund të ket kur zgjedhje të lira me komisioner e numërues po ujqërit e PD , LSI dhe PS, nuk mund të zgjedhje të lira kur kutitë e zgjedhjev mbyllen nga prapanica koruptive e kryetarëve të PD, LSI dhe PS dhe hidhen në kosh të plehrave dhe Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta nxjerin nga xhepi i potureve pas prapanicës së flliqur korruptive të tyre listën e deputetëve të caktuar që më parë nga ata dhe nuk mund të ketë zgjedhje kur edhe Saliu, Edi Rama dhe Ilir Muta kanë bekimin e ndërkombëtarëve në çdo raund të shkatrrimit të konsoliduar tashma të zgjedhjeve prandaj
i nderuar Viktor duhet ngritur zëri në qiell për viktimën e krimit të bandave zgjedhore, dikur PS dhe PD, në Elbasan që nuk është thjesht Xhuvani por një popull i tër që po zhduket në trajtën e emigrantëve së shpejti asimiluar midis popujve të qyteruar të botës që nuk qeverisen nga kusarët Edi Ramët, Sali Berishët dhe Ilir Metët tanë.
Tek fjala Kreu rregullojeni fjalën pasuese që është shkruajtur gabimisht Opinon.
Koment brilant per ‘ zgjedhjet e lira etj. etj. ‘I ka thane te gjitha te vërtetat ku me mbetet vetem t’a përshëndes. Ju lumtë dora dhe mendja .Nje anshmeria e komentuesve te tjere te ngjall neveri.Kujdo hakun qe i takon.
Ne 2004 kam shoqeruar per ne Elbasan nje mjek italian psikiater,qe drejonte nje projekt ne Elbasan
Takuam atehere drejtorin e spitalit psikiatrik te Elbasanit,pikerisht te ndjerin Xhuvani.U mbajt dhe nje konference me mjeke te profesionit,punonjes te Spitalit dhe gazetare.Di te them qe i ndjeri Xhuvani mu duk nje mjek,intelektual,I pergatitur ne profesionin e tij.
Se si e shnderroi politika kete njeri ne militant politik,,shihni mjekun Sali Berisha,qe U Terbua qekur hyri ne Politike dhe Terboi gjithe Shqiperine.
Dr.Xhuvani i mjerë u zhytë te gopa (vorbulla )thithse kriminale e Sali Berishës për të mos dalë më i gjallë.Është skenar i minimit vendit 30 vjet nga Sali Berisha .me mashën idjote L.Basha gjakosi zgjedhjet në Elbasan nëpërmjet Gazmend Bardhit naziskini i Hitlerit PD-së që krijoi polici paralele me atë të shtetit të paisur me automjet me logo PD kontrollonin ndalonin çdo çytetar ky grup të armatosur i quajtur krahu i armatosur i PD-së shërbente për kontrolluar privatisht e në kundërshtim me kushtetutën ndalonte makinat ose abuzimet e ryshfetet në zgjedhjet në Elbasan ,Këto jan krimeorganizuara me dashje vrrasje me paramendim ,sepse kur trupi i dr.Xhuvanit mbeti përtokë u vra nga \Polici mercenar i Saliut Papleka që sot krimiel Sali Karaxhixhi e mbron siç mbrojti Saljan- Babalen me gr/deputetve në gjykatë ,Tigri i Bashës u ai tha gazetarve : “ja ku e keni merreni !!!!!…. ishte trupi pa jetë të dr.Xhuvanit !…” Kjo është një vepër penale e kryer nga një bandë e armatosur dhe e organizuar e PD-së me ideator Sali Berishën ,Lulëzim Bashën ,dhe G.Bardhin ,krim i përsëritur si përgjakjen e zgjedhjeve të 1996 , hapjen e depove të ushtrisë më 1997 dhe bombardimin e jugut ,vazhdon me vrasjen e AZEM Hajdarit dhe organizimin e grushtit shtetit të 14 shtatorit 1998 ku mori RTVSH ,vazhdoi me vrasjen e 26 vetve të Gërdecit , vrasjen(pushkatimin) e katër protestuesve në bulevardë me 21 janar v.2011 ,dhe përfundoi me vrasjen e Xhuvanit në Elbasan . ,të gjitha këto krime Saliu i kaloi pa lagur mbeten krime të pa ndëshkuara nga drejtësia shqiptare ,dosja fle në kasafortën e krimit. Saliu NON-GRATA !…. vazhdon lojnë e flliqur “hidhë gurin fshihë dorën !”..thotë se ,fajn e ka Taulant Balla !…..njashtu siç akuzoi Fatos Nanon dhe Milosheviçi vrau Azem Hajdarin !… Këto jan krime të rënda nga krahë të armatosura të PD-së ,të pa ndëshkuara si në mesjetë ,vepra që cënijnë rendin e qetësinë dhe zgjedhjet e lira .
Ky Xhuvani qe thoni ju, i pergatiti raportin fallco, te birit te Ish deputetes Luiza Xhuvanit, sikur djali i saj qe vrau 4 veta vuante nga probleme te shendetiti mendor.
Ndersa lidhjet e tjera, i beni ju, sa cfare kishte tjeter te nendheshme ky person.
Aty eshte infektuar e gjithe shoqeria, dhe nuk ka kure qe e kuron ate vend.
Pjerin Xhuvani perjashtohet nga fakulteti i mjekesise pas nje sherri me thika. Pastaj emigron ne Itali ku bie ne burg per droge. Kthehet pas burgut ne Elbasan ku ble Diplomen e mjekut e i ngjitet politikes pas. Arrin Kryetar i LSI qe e ben Drejtor Spitali e me pas Drejtor tek Rimbursimet ne Tirane ku kapet ne vjedhje e fallsifikim dokumentesh me vlere 1,5 milion Euro. Denohet me ‘3 vite mos mbaje Poste Publike…”(!) Aty lidhet me PS dhe vihet ne sherbim total te Taulant Balles ashtu si tere malavita e Elbasanit qe i premtohet nga Balla zbardhja e dosjeve kriminale. Ne 21 prill 2021 Xhuvani shkon me Grupin e mbrojtjes se Blerjes Votes per te liruar Met Dafllakun e kapur duke shperndare leke ne kembim te votave per Taulant Ballen. Nga perplasja me arme mes Paplekes me arme me leje dhe Xhuvanerise ma arme pa leje mbetet i vrare. Arma e tij pa leje u hoq nga skena nen syte e Policise. Ja, ky eshte Limoni i shtrydhur Pjerin Xhuvani ose Pipi qe u hodh pasi u shtrydh nga ato qe e shtrydhen ne fushaten e Blerjes votes ne Elbasan me Prill 2021.
Ti qeke nje person i cili e njihke shum heret xhuvanin. Po pse bashkengjitur ktyre nuk tregon se cfare te mirash e nderesh ka ber pipi se e njifke mire. Turp qe flet per nje person te vdekur. I lumte qe i ka bere te gjitha kto. Dhe pjerin xhuvani pamvrsisht se eshte ne varr ka per te jetuar me vite e vite te tera ne mendjen dhe ne zemrat e mijera personash. Se ka bere ndere me lopate pa dallim ngjyrash politike, pa dallim feje e krahine, pa dallim rracash e nivelesh. Ishte shoku i te gjithve dhe i plerave si puna jote. Se po te mos kishte qen miku i bastardeve si ty sot do ishte gjalle dhe i pamposhtur. Kshu qe jeto jeten tende te pavlere dhe leri te vdekurit atje ku jane. Nje dite te gjithe do vdesim por kur te vdesesh ti sdo te te kujtoj askush. Pjerin xhuvanin e kujton nje shtet i tere cdo dite te perendise.
Per aq kohe sa politika do te kete bandit brenda mos kerkoni zgjedhje te drejta.Ne momentin qe ligji kerkohet te behet me vetgjyqesi,pra me banda rrugesh,mos pretendo zgjedhje te ndershme.Grupi i mbrojtjes te votes
( Ose grup i strukturuar kriminal),ishin pergatitur per te vrare.1-Ata ishin ushtarake ne lirim te armatosur. 2-Ata vepronin si banda rrugesh pa ligj.3-Kerkonin qe nepermjet dhunes te trembnin njerezit,te mos votonin kundershtaret ose te mos shkonin ne votim.4-Akt i veprimeve te paligjeshme,ishteplagosja per larje hesapesh parkimi dhe opozita e paraqiti si dhune elektorale.5Veprimi i Presidentit me pamje te shperfytyruar tek selia FRD-s.Te gjitha ketotregonin nje skenar te frikshem te kerkeses te fitores me cdo kusht te opozites.E ne gjithe kete pamje “Pushteti”i paanshemnuk mori asnje mase parandaluse.Pjerin Xhuvani ishte thjesht viktima e radhes.
Elbasanasi, po ta plotesoj deshiren te te tregoj ca me shume per Pipin! Kur ishte Drejtor i Spitalit Elbasan ky hoqi nga puna 5 shofere ambulancash me nga 30 vite pune dhe i zevendesoi me shofere miq te tij. Shoferet e pushuar nga puna bene gjygje dhe fituan sejcili nga 13 milion Leke te vjetra dhe Shteti pagoi njekohesisht rrogat e miqve te Pipit dhe Demshperblimet e shofereve qe Pipi pushoi nga puna. Ja pra, vetem nje episod nga shume “bemat” e Pipit per te cilat pagoi Shteti.
I ke rene ne koke z.Malaj! Berisha dhe kelyshet e tij duhet ti ngrihet nje “permendore” ku te gjithe brezat qe do te vijne ta peshtyjne ose ti bien me gur si myslimanet ne Meke! Ai eshte simboli i djallit per shqiptaret !