Dorin Xhima – Dita Sport
Sytë e të gjithë shqiptarëve që e duan futbollin sot janë në Prishtinë. Duke filluar nga ora 20:45 “dardanët” do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për finalen “play off” që do vendosë nëse Kosova ose Turqia do shkojnë në Botëror.
Në Prishtinë të gjithë flasin për ndeshjen, ndërsa një ditë më parë trajneri Foda tha se mundësitë janë të barabarta.
“Jemi në finale me plot meritë, gjasat për të kaluar më tej janë 50 me 50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”, tha trajneri Franco Foda.
Në portë për sonte konfirmohet Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja me tre lojtarë, Lumbardh Dellova, Kreshnik Hajrizi dhe Albian Hajdari – synon disiplinë ndaj sulmit të rrezikshëm turk.
Në krahë, Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni Hoxha pritet të kenë rol të dyfishtë, në mbrojtje dhe në fazën ofensive. Mesfusha me Elvis Rexhbecajn, Veldin Hoxhën dhe Florent Muslijën pritet të shtojë dinamikë në repartin sulmues.
Në sulm, Foda i beson dyshes Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi, me këtë të fundit si pika kryesore referuese e skuadrës.
Para ndeshjes foli edhe Vedat Muriqi, i cili deklaroi se nëse Kosova kualifikohet në Botëror do të jetë gëzimi më i madh pas shpalljes së Pavarësisë në 2008.
Qeveria Kurti ka miratuar shpërblimin prej 500 mijë eurosh pas eliminimit të Sllovakisë, ndërsa ka premtuar 1 milionë euro për lojtarët në rast se shkojnë në Botëror.

Katër netë më parë futbolli shqiptar na dha dy leksione të ndryshme, të ndara nga 500 kilometra distancë, por të bashkuara nga i njëjti emocion kuqezi. Ndërsa në Varshavë Shqipëria doli me “shije hiri” në gojë pas një përmbysjeje që mund të ishte shmangur, në Bratislavë, Kosova shkroi një histori që do tregohet gjatë.
Fitorja 4-3 e “Dardanëve” ndaj Sllovakisë nuk ishte vetëm një rezultat sportiv por edhe një triumf i karakterit.
Të shënosh katër gola në transfertë, në një fushë ku pak kush del me pikë, dhe të gjesh forcën për t’u rikthyer pasi përmbysesh, madje të vazhdosh me të njëjtën forcë edhe kur të mohojnë një penallti të pastër, nuk është më çështje taktike, por vetëbesim i fortë shpresëdhënës.
Nëse Shqipëria në Poloni humbi dy raste të arta që mund ta kishin mbyllur ndeshjen, Kosova në Sllovaki nuk priti fatin t’i trokiste në derë. Ajo e shqeu derën. Ata nuk u sollën si “të vegjël” përballë një emri europian, por luajtën si zotërues të fushës.
Mësimi i madh që vjen nga Bratislava është se në futbollin modern, emri i kundërshtarit vlen vetëm në letër. Në fushë vlen ai që guxon të godasë i pari dhe ai që ka “mushkëri” për të mos u dorëzuar kur rezultati bëhet i rëndë.
Kosova tregoi se nuk ka frikë nga skenari i çmendur, përkundrazi, ushqehet prej tij. Tashmë ky ekip është vetëm 90 minuta larg Amerikës. Është një arritje që thyen çdo parashikim dhe që e vendos këtë përfaqësuese në një tjetër dimension.
Finalja e kësaj nate “play-off”-it do të jetë kulmi i një projekti që bazohet te pasioni dhe te një brez lojtarësh që luajnë për flamurin me një uri që rrallë shihet.
Ndërsa ne në Shqipëri sot numërojmë rastet peng të Varshavës, sytë e të gjithë shqiptarëve sonte janë kthyer nga Prishtina dhe rrugëtimi i radhës dardan.
Shqipëria e mbylli ëndrrën e saj, Kosova na tregoi se ëndrrat nuk fitohen duke pritur gabimin e tjetrit.
Bratislava ishte pasqyra ku duhet të shihemi të gjithë. Kur zemra rreh më fort se emri i kundërshtarit, asnjë përmbysje nuk është e pamundur.
Sonte, e gjithë shqiptaria do të jetë me Kosovën. Ëndrra për Botërorin 2026 flet ende shqip. Këtë herë, ka zërin e Prishtinës!

Forca djema sonte
Na bëni krenarë
Kemi kaq shumë nevojë
Qofshi faqebardhë zoteri Dorin Xhima!
Bravo gazetës Dita!
Rrofte populli shqiptar!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë Kosova!
…Po sikur të ishin të bashkuara në një Atdhe?…
Kosova do të luajë me Turqinë, ndeshje derby midis vëllezërish të një gjaku .
Gjaku i shqiptarit eshte gjak shqiptari, o Tellalli-qelbesire sllave karamanlis-sllavomongol qe qelbesh ketu.
Shiqo te dhënat shkencore që flasin per ADN shqiptare, o karamanlisgrekoshkja, përzierje sllavomongole qe qelbesh ketu.
po pse mer daj me nick tjetri ???????
Ju lumtë djemve të Dardanisë bënë krenarë të gjithë Kombin Shqiptarë,respekte e mirënjohje pa kufi.Urojmë suksese dhe fat të martën me Turqit,vijnë ndërmend betejat e v -vl shekujve më parë Skënderbeu dhe Turqit fantastike.
Lart e më lart Dardanë!!!!!!!!!
Bravo Shqiptaret e Veriut !
Nje e mire kur ke dy kombetare eshte qe njera eliminohet por tjetra mbase vazhdon. Cdo shqiptari, edhe ne cepin me jugor te vendit suksesi i Kosoves eshte rast per feste.
Polonia eshte kombetare me e forte se Sllovakia dhe Kosova ka nje sfide te madhe me Turqine, por urimet me te mira dhe zemrat tona jane si perhere me Kosoven.
Po, po urime! Luanin dardanet kunder ” kampit te Bllaces”!!! Ia futi ca pena.. por logjistika e kampit te Bllaces nuk kishte mundesi te shfrytezonte sinjalet e dardaneve..Pra Sllovakia ashtu si simotra e saj Cekia ne ndarjen e aksioneve shkoi 51 % me 49 %. Luajten si ushtaret e KFOR te Bllaces, turp e FAQEZI!
Urime per Kosoven, tek turqit s’ ka kurriz per mbrojtjen, megjithate gjithmone ka vend per permisimi, vetem nese disponon deshire dhe vullnet te mire!!!
Gjaku i sateme! Ata jane aziatike, ne jemi europiane te kastrioteve!
: Kjo osht Kosova që duam me pa gjithmon! Edhe kur jemi përmbys ne nuk dorëzohemi se kemi gjak shqiptari neper vena. 4 gola në Sllovaki nuk i shënon kushdo, as Italia as Gjermania. Krenar me djemt tanë që na zbardhën ftyrën sonte
Ça ke kundër popujve aziatikë janë raca që kan dominu dhe do të dominojnë botën
prandaj ka inat,se e ka te qarte!
Bato, mos u merzit. Greket jane perzierje afro-aziatike. Mjafton të shohesh Dulen, Belerin e Micotaqisin dhe e kupton lehte se nga vijne. Nuk ka me te poshter se kulufi kur behet aga.
Gazetari e ke thon fiks, zemra rreh me fort se emri. Shqiperia luan me frike, Kosova luan me qef. Diferenca asht te guximi.
What a game! I was watching it with my Slovakian colleagues and they couldn’t believe their eyes. Muriqi is a monster in the box, he just doesn’t stop. Bravo djemve!
Na bëtë me zemër o djem po ja vlajti çdo sekondë. asht magji e gjallë, nuk ka mbrojtës që i ndal atë ekip kur osht në ditën e vet. Tash krejt vëmendja te finalja, inshallah po kualifikohemi.
E keni vënë re që kur humb Shqipëria, Kosova fiton dhe anasjelltas? Sikur e kanë me radhë. Gjithsesi, sonte jemi të gjithë me Kosovën se na e hoqën mërzinë e Varshavës
Shqipëria duhet të mësojë nga ky guxim. Ne shënojmë 1-0 dhe rrimë presim tmerrin deri në fund. Kosova shënon 2, i shënojnë 3 dhe prap sulmon për me fitu. Ky asht futbolli që duam me pa.
Oooo kjo fitore vlen me shumë se 3 pikë! Është mesim për të gjithë ne që dorzohemi shpejt.
Nese Kosova kalon Turqine, qe eshte me e forte se Slovakia, atehere ata do jene supriza e boterorit!
Pse nuk e bënë kshu edhe tanët në Poloni? I kishim të gjitha mundësitë. Jam shumë i zhgënjyer nga Shqipëria por i lumtur për vëllezërit në Prishtinë.
Ne nuk ja dolem se FSHF eshte pushtuar nga banditi Duka.
Hallall Vedat Muriqit, ai luan sikur ka 3 mushkëri. Nuk ndalet asnjiher duke vrapu dhe duke u përplas me mbrojtësat. Ai është lideri i vërtetë i këtij ekipi.
Per her te par pas shume kohesh qava nga gëzimi. Kur shnuan golin e katërt u hodha përpjetë në mes të sallonit. Faleminderit djemve per keto emocione.
Eshte turp qe ne shqiptaret e kemi kaq te veshtire ti gezojm te dyja njiheresh. Pse duhet gjithmon njona me festu e tjetra me qajt? Sidoqoft forca Kosova, jemi me ju deri ne fund.
Analizë e goditun z.Xhina. Shqipëria duhet me lëshu veten e me luajt futboll sulmues si dardanët. Mjaft më me mbrojtje bunker se na doli shpirti neper stadiume.
Ne ne diaspore jemi te gjithe ne feste sonte. Makinat me flamuj neper rruge si ne ditet me te mira. Kosova eshte ne Boterror, e ndjej!
Silvinjo duhet t’i shohi njiher videot e Franco Fodes. Nuk mundesh me shku ne boteror me 1 goditje ne port. Kosova e meriton me shume se ne kete rradhe, hallall i qoft.
Po kta sllovakët menduan se do na rrifnin kollaj se jemi “të vegjël”. E panë tani se kush është fuqia e shqipes. Respekt për ekipin, asht i papam.
O dita po kete piken per paktin e heshtjes te BKH pse nuk e permende te futbolli? Se edhe kta lojtaret e BKH po heshtin perball korrupsionit si kta tanet ne Varshave.
Nji lojtar dardan vlen sa krejt ekipi i Polonisë. Çfarë talenti, çfarë klasi. Vetëm ai mund ta bënte atë gol nga ajo distancë.
Fitore e madhe, po mos t’harrojm qe kemi edhe nji finale. Duhet perulsi dhe punë. osht ekip i fort po nese luajm si sonte nuk na ndal kush.
Na knaqët zemrat mer djem! Ishalla po e shofim flamurin dardan në Amerik. Krejt Shqipnia osht me ju t’martën!
Edhe Une mendoj se diferenca asht te shpirti. Lojtaret e Kosoves luajn sikur osht ndeshja e fundit e jetes tyne. Te tanet duken sikur kan frike se mos vriten ne fushe.
Mësim i madh vërtet. Respekt gazetës për këtë shkrim nxitës.
Shume pafat Shqiperia, shume trima Kosova. Kjo eshte permbledhja e nates. Na vjen keq per kuqeziit po jemi krenar per dardanet.
O djem po ku i gjetët kta 4 gola mor amon? Na çmendët fare. Bratislava u pushtua sonte, Prishtina do digjet t’martën!
Ore po pse i krahasoni kaq shum? Shqipnia lujti me nji ekip si Polonia qe osht tmerr. Kosova luti me Sllovakin qe s’osht kushedi ca. Gjithsesi bravo djemve per fitoren.
Ka shumë mundësi që stadiumi në Prishtinë të bëjë tifo për Turqinë në ndeshjen e të martës, luan një Turqi e vogël me Turqinë e madhe .
Vlonjati i këtij timit Gruan dhe motrën ku t’i kesh!
Për vete i ndiqnja të dyja ndeshjet njëkohësisht te RTK1 dhe Klan Kosova. Nuk e di se pse më tërhiqte më shumë loja Sllovaki – Kosovë se ajo Poloni – Shqipëri. Megjithëse jam tifoz i “çmendur” i kombëtares sonë. Qënka shpirti që vendos. Në një hulumtim ndërkombëtar të para pak ditëve mbi vendet e lumtura në botë Kosova u radhit e 16-ta ndër 140 vende. Shqipëria e 86-ta!. Edhe kjo flet shumë. Sidoqoftë unë jam i sigurt me 99 përqind që Kosova do fitojë të martën ndaj Turqisë. Dhe flamuri kuqezi do valojë në Amerikë.. Forca djema. Do bëni histori..
Mbreme kishim hidhërim e gëzim njëkohësisht.
Sa shume kam dasht qe te fitoj edhe Shqipëria.
Mu dhimbsen shume lojtaret e kombëtares. Ata jane lojtare te mire, fajin eshte i Silvinjos qe gjithnjë paraqet ekip lojtaresh jo mire te kombinuar.
Nuk eshte e drejte me gjyku Selvinjon qe dha shpirtin per Kombtaren Tone.Krijoi Ekipin me te mire qe kemi pasur ne Histori.
Lujten me mire se Polonia,. Kosova eshte Lokomotiva Kombit.Ka mentalitet padroni,nuk ka mentalitet fshatar koprativist pa toke,e pa bageti,qe Evropa i duket Gogol.
Kosova është vagoni i fundit i kombit shqiptar lokomotiva është Tirana .
..lokomotive e drejtuar nga Ramutet dhe Saleht!?
Vaj halli per shqiptarinë.
Pasi vrane dashin percor,dhe mbeti dhia zgjebosur me bishtin perpjete,Llumi proletariatit nga nje mburravec fanar ndricues ju versulen Europes si mijte e murtajes,,Me kete mendesi nuk fitoni kunder Europes.
Edhe te vetmen Trofe Nderkombetare,Ballkaniaden 1946, Shqiperia e llumit te proletariatit, e ka me bejleret agallaret,tregtaret,ballistet,fashistet Vasfi Bicaku,leonidha Dashi,Loro Borici,Giacomo Poseli,Besim Fagu,Xhavid Demneri,Muhamet Dibra etj etj,.As futbolli nuk behet me pjellat e morrit te kuq.
Kosova ka mendesine e Zotit te vendit,Authokton ne Evrope para se te krijohej Evropa.Zot vendi me Ara e me Bashtina,me Bageti e pasuri.I mbron me gjak,.Ishin 30 mije kosovare qe zbarkuan ne Shkup .Keta e bene Shqiperine me Shtet.
12 mije haxhi qomile perzune Evropen nga Durrsi.
Të dhjefsha kosovarët me një mut . Nuk ka popull më të poshtër i këndojnë trimërisë kur në kohën e UÇK ja mbathën të gjithë në Shqipëri e Maqedoni dhe vetën 4 mijë ju bashkuan luftës për liri . Shtetin ja dhuruan Amerika e Nato në tavolinë . Janë njerëz të pa besë tradhëtarë e bukëshkalë . Larg prej tyre .
Po ik o pordhac plak, se gjithë jetën derisa dole në pension iu lëpive “morrave të kuq”; edhe gruan ua dhe me radhë!
Tani na bën “disidentin” ti që nuk ke lënë koleg shkolle pa spiunuar dhe fqinj në lagje…
T’ia dish për nder atij sistemi, edhe pse nuk arriti të të bëjë njeri.
Matuf!
Pyet hena,se lehin qente! Pyet Kosova per pjellat e Ministrise Puneve te Brendshme. Une kam kumet kunder kosovareve i kam degjuar,qe ne 68,kur filloi fushata e arrestimit te kosovareve.
Perpara Trimat e Kosoves,Shkruani Historine!
Ballkanik, turp te kesh per komentin tend. Kete koment nuk do ta bente as antishqiptari me i madh.
Do shikojme cila pale do ngreje bithen perpjete per allahi ne fushe, ve bast se do jene skiptaret e kosovo! fatale me keq se vet turqit!
Forca Shqiperia e Veriut!
Ty Arber po te paten shkerdhyer gruan,motren vajzen e c`te permban pragu mir ta bejne se e meriton.Edhe vete je dobice.
Pse nuk e publikon repliken time per kete arber kurven?