Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mësuesit e rinj, afatet e aplikimit për praktikën e detyrueshme 3-mujore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mësuesit e rinj, afatet e aplikimit për praktikën e detyrueshme 3-mujore
AktualitetShoqëri

Mësuesit e rinj, afatet e aplikimit për praktikën e detyrueshme 3-mujore

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Në dhjetor do të rihapen sërish aplikimet për mësuesit e rinj që duhet të ndjekin praktikën profesionale të detyruar tre mujore. Pas periudhës së parë të zhvilluar gjatë muajit shtator, të gjithë mësuesit e diplomuar në profilet e ndryshme lëndore, që nuk e kanë kryer ende praktikën, do të mund të regjistrohen gjatë muajit dhjetor, për ndjekjen e saj në tre muajt e ardhshëm. Vlerësimi pozitiv në përfundim të praktikës e lejon çdo mësues që t’i nënshtrohet edhe provës finale për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit (provimi i shtetit për licencën profesionale), duke i hapur udhë kështu më pas punësimit në strukturat shkollore të arsimit parauniversitar në vend.

Me ndryshimet ligjore të bëra nga dikasteri i Arsimit, për reduktimin në tre muaj të zhvillimit të praktikave profesionale, mësuesit e rinj do të mund të ndjekin praktikën në një nga tre periudhat mësimore të vitit shkollor. Sipas autoriteteve të arsimit, ka të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e Mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në mbështetje të rregullores për zhvillimin e provimit të shtetit për mësuesit.

Duke qenë se për këtë vit shkollor 2022-2023 periudha e parë e aplikimeve për zhvillimin e praktikave profesionale ka përfunduar në shtator, mësuesit e rinj që nuk kanë mundur të jenë pjesë e saj, tashmë kanë një tjetër mundësi për të ndjekur praktikën në tre muajt e ardhshëm. Ndërkohë që deri në përfundim të këtij viti shkollor, do të ketë edhe një periudhë të tretë që do të zhvillohet gjate vitit 2023. Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj).

- Publicitet -

Periudha e aplikimit online

Procesi i aplikimit për të kryer praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2022-2023, si dhe në vijimin, do të mund të bëhet vetëm online në portalin “e-albania”. Për kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken në përudhën e dytë, bëhet e ditur se regjistrimet në portal do të nisin në datën 5 dhjetor. Çdo mësues i ri, ka një javë afat, përkatësisht deri në datën 12 dhjetor për të përfunduar aplikimin online. Procedura e aplikimit edhe në këtë fazë do të jetë e njëjtë. Ndërsa kandidatet e interesuar për të zhvilluar praktiken profesionale në përudhen e tretë mund të aplikojnë në portal “e-albania” gjatë muajit mars të vitit që vjen, përkatësisht në datat nga 6-16 mars 2023.

Sipas kushteve të përcaktuara mbi mënyrën e aplikimeve në portal, kandidatët mund të regjistrohen në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar që i përket vendbanimit të tyre. Vendbanimi dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i zyrës vendore të arsimit parauniversitar të rrethit përkatës. Zyra vendore e arsimit parauniversitar mund të pranojnë kandidatë edhe nga zyrat e tjera vetëm në ato raste, kur lënda e profilit të diplomës së aplikantit nuk zhvillohet në shkollat në varësi të strukturës që i përket vendbanimi i kandidatit.

Regjistrimi për kryerjen e praktikës profesionale fillon pas daljes së shkresës nga MAS, “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për çdo vit të ri shkollor”, shkresë e cila publikohet në faqen zyrtare të çdo zyre vendore të arsimit parauniversitar  dhe institucioni që ka detyrë funksionale organizimin dhe administrimin e procesit të praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesi. Kandidati bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.

Procedura e regjistrimit online

Në këto kushte, çdo mësues fillimisht do të duhet që të hyjë online në portalin “e-albania” në adresën www.e-albania.al, ku duhet të zgjidhni shërbimin e listuar, si: “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues). Më pas do të duhet që të klikoni butonin “Përdor” dhe të plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar. Pasi të plotësoni me kujdes të dhënat e kërkuara në këtë formular, duhet që të klikoni butonin “Dërgo”. Do të jetë personi përgjegjës në zyrën vendore të arsimit parauniversitar që do të bëjë shqyrtimin e aplikimit  tuaj, i cili më pas do të bëjë edhe njoftimin nëse jeni përzgjedhur apo jo për të ndjekur praktikën në shkollën përkatëse.

Dokumentacioni që duhet

Kandidatet që aplikojnë për zyrën vendore përkatëse të arsimit parauniversitar, duhet të jenë banore të atij qyteti që mbulon këtë zyrë vendore të arsimit. Gjatë plotësimit të formularit online kandidatet duhet të ngarkojnë me korrektësi gjithë dokumentacionin e kërkuar. Kështu pjesë e dokumentacionit duhet të jenë: CV e kandidatit për praktikë profesionale, fotokopje të noterizuara të diplomave “Bachelor” me listë notash dhe “Master i mësuesisë Profesional ” ose “Shkencor” me listë notash të noterizuara. Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga fakulteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Po ashtu pjesë e dokumenteve të kërkuara duhet të jetë edhe raporti mjeko-ligjor.

Norma e orëve mësimore për praktikantët

Është drejtori i institucionit arsimor që përcakton shpërndarjen e normës mësimore të praktikantëve në orë, si mësimdhënës, si mësues ndihmës dhe për vëzhgime të procesit mësimdhënës. Praktikanti kryen praktikën profesionale për një periudhë mësimore (3 muaj).

Sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e praktikës, mësuesi praktikant e ka normën e praktikës profesionale sa norma e mësuesit të profilit përkatës. Praktikanti jep mësim 1/4-ën e normës javore të mësuesit përkatës. Pjesa tjetër e normës ndahet: 1/2 e orëve si mësues ndihmës dhe 1/2 e orëve për vëzhgime të procesit mësimdhënës. Praktikanti ka detyrime profesionale të njëjta me ato të mësuesve të institucionit arsimor, përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e ekipit lëndor e të këshillit pedagogjik, si dhe detyrën e mësuesit kujdestar.

Procedurat e regjistrimit online për ndjekjen e praktikës së mësuesisë:

  • Identifikohuni si qytetar në portalin “e-albania”.
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për zhvillimin e praktikës profesionale (kandidatët për mësues)”.
  • Klikoni butonin “Përdor”.
  • Aplikanti plotëson të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar.
  • Klikoni butonin “Dërgo”.
  • Personi përgjegjës në ZVAP bën shqyrtimin e aplikimit. Në vijim aplikanti njoftohet me email, në kohën që shërbimi ka përfunduar, duke marrë edhe përgjigjen për shkollën në të cilën do të duhet të zhvillojë praktikën e detyruar profesionale.

 

Detyrimet e ndjekjes së praktikës:

  • Në urdhrin e ri të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit përcaktohet se praktikanti që ka munguar në më shumë se 30 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës do të duhet që të përsërisë të plotë nga e para praktikën profesionale. Në rastet e tjera kur rezulton se praktikanti ka munguar 20–30 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës, ndjekja e saj do i shtyhet edhe me 1 muaj më shumë. Po sipas kushteve të diktuara nga urdhri, kur praktikanti ka munguar më pak se 20 për qind të orëve mësimore të kohës së përcaktuar për realizimin e praktikës, do i nënshtrohet vlerësimit sipas rregullores së përcaktuar.
  • Praktika profesionale synon sigurimin e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit e rinj dhe performancë të lartë të profesionit të mësuesit, përvetësimin e mëtejshëm të njohurive teoriko-profesionale, të aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies si dhe komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë.
  • Gjatë ndjekjes së praktikës, çdo praktikant do të mbikëqyret nga një mentor, mësues me përvojë në lëndën përkatëse për të cilën praktikanti është diplomuar. Mentori që do të ndjekë udhëheqjen e praktikave duhet të plotësojë këto kritere: Të ketë kategorinë më të lartë të kualifikimit në lëndën përkatëse dhe të jetë vlerësuar me të paktën “C” (mirë), të ketë rezultate të larta e të qëndrueshme të nxënësve të tij, në provimet e Maturës Shtetërore ose provimet kombëtare të arsimit bazë, nëse lënda përfshihet në provim, të jetë pjesëmarrës i rregullt në programe dhe module të zhvillimit profesional. Një tjetër kusht i rëndësishëm është edhe fakti që mentori duhet të njohë legjislacionin që ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimtarinë e mësuesit.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?