Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mësuesit që garojnë për Fizikën, Arsimin special, Shkencat Sociale dhe TIK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mësuesit që garojnë për Fizikën, Arsimin special, Shkencat Sociale dhe TIK
AktualitetShoqëri

Mësuesit që garojnë për Fizikën, Arsimin special, Shkencat Sociale dhe TIK

Published: July 28, 2022
Shpërndaje
School class teacher giving lesson in front of a blackboard or board teaching students or pupils, they are raising their hands as they know all the answers

Vijojnë testimet për të gjithë mësuesit që këtë vit janë përfshirë në garë për punësimet e reja që do të realizohen sipas vendeve të lira të shpallura nga shkollat e arsimit të detyruar 9-vjeçar, si dhe gjimnazeve. Përgjatë ditës së nesërme, provimit do t’i nënshtrohen mësuesit e lëndës së Fizikës, për të vijuar më pas në datën 1 gusht më mësuesit e profilit të Shkencave sociale dhe ata të TIK, teksa në datën 2 gusht do të kalojnë në testim të gjithë mësuesit që janë në profilin e arsimit special.

Pas vlerësimeve të bëra për të gjithë kandidatët e këtyre profileve, Qendra e Shërbimeve të Arsimit  ka shpallur gjatë ditës së djeshme listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të dhënë provimin e punësimit, ku për secilin prej tyre është përcaktuar jo vetëm data, por edhe ora e duhur, se kur duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre për të plotësuar testin e informatizuar sipas formatit të përcaktuar.

Edhe për këtë kategori arsimtarësh do të vlejnë të njëjtat rregulla sa i takon zhvillimit të provimit. Për të mos rrezikuar përjashtimin nga gara, në ditën e testimit, kandidati jo vetëm që duhet të paraqitet në orarin e përcaktuar, por duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal dhe kopje të tyre, si dhe formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP. Sikundër ndodh edhe me provimet e shtetit, edhe për testin e informatizuar për çdo mësues orari i pjesëmarrjes në provim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

- Publicitet -

Lidhur me përmbajtjen e testit, autoritetet e kësaj qendre sqarojnë se testi do të jetë i strukturuar në dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetjet për njohjen e dokumenteve zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, njohjen e programeve lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa e dytë do të ketë pyetje rreth njohurive shkencore të lëndës në të cilën mësuesi do të japë mësim, sipas programit orientues përkatës.

Përzgjedhja e fituesve

Vlerësimi i kandidatëve, të cilët aplikojnë për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në profilin e tyre në qytetet ku kanë aplikuar përbëhet nga pikët që ai ka siguruar në fazën e parë të konkurrimit që përfshin pikët e dosjes, si dhe pikët e fituara nga testimi që do të zhvillohet sipas datave të përcaktuara për secilin profil. Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të mësuesit. Mësuesit që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend.

Në këto kushte, renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2022. “Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të lidhë kontratën. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë”, sqarohet në udhëzimin e miratuar nga MAS sa i takon procedurave të punësimit nëpërmjet portalit online “Mësues për Shqipërinë”. Po sipas këtij udhëzimi, kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira, në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit. Në rast se kjo ndodh mësuesi hiqet nga lista e renditjes, duke i lënë vendin e përzgjedhjes një tjetër kandidati.

Në ditën e testimit, kandidati:

  • Duhet patjetër të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit.
  • Duhet të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumentin origjinal dhe kopje të tyre, si dhe formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.
  • Duhet të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit.
  • Nuk lejohen celularët, çantat dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e testimit.
  • Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar

Tematikat për të cilat mësuesit do të vlerësohen në testim përfshijnë këto fusha:

  • Njohjen e dokumentacionit zyrtar që lidhet me profesionin e mësuesit dhe që shërben si rregullator në punën e përditshme të mësuesit për çdo institucion arsimor.
  • Njohjen e dokumentacionit kurrikular të programit lëndor.
  • Njohuritë rreth aspekteve të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie.
  • Njohuritë rreth aspekteve të etikës dhe të komunikimit.
  • Njohuritë rreth drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
  • Njohuritë rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që zhvillon mësim.

1 Fizike

2 Shkenca Sociale

3 TIK

4 arsim special

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?