Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta dha mbi 700 dekorata, presidenti i ri nuk do japë më shumë se 23 në vit, vendoset kufizimi me ligj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Meta dha mbi 700 dekorata, presidenti i ri nuk do japë më shumë se 23 në vit, vendoset kufizimi me ligj
Uncategorized

Meta dha mbi 700 dekorata, presidenti i ri nuk do japë më shumë se 23 në vit, vendoset kufizimi me ligj

Published: June 16, 2022
Shpërndaje

Presidenti i ri i Republikës Barjam Begaj nuk do të japë më shumë se sa 23 dekorata në vit pa miratimin e një organi të ri kompetent, që do të jetë Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve.

Kështu parashikon projekti për ligjin e ri për dekoratat në Shqipëri.

Nisma ligjore është hartuar nga qeveria.

- Publicitet -

Presidenti në detyrë Ilir Meta, gjatë mandatit 5-vjeçar ka dhënë rreth 700 dekorata, mbi dyfishin e pasardhësve të tij.

Sipas qeverisë, Presidenti nuk mund të dekorojë më pa një propozim paraprak dhe numri maksimal i dekoratave të të gjitha llojeve që mund të jepen brenda një viti nga të gjitha autoritetet do jetë rreth 230.

Presidenti mund të japë deri në 23 dekorata në vit. Dekoratat që do të japë presidenti mbi këtë numër, kushtëzohen me dhënien e miratimit nga Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila do jetë në varësi të Kryeministrit.

Në ligjin e ri janë parashikuar edhe kushtet kur një personazhi të dekoruar mund t’i hiqet dekorata. Dekorata parashikohet të hiqet në dy rrethana; kur mbajtësi i dekoratës dënohet me vendim gjykate të formës së prerë dhe kur shpallet person i padëshiruar në Shqipëri, pra për shtetasit e huaj.

Llojet e dekoratave

1. Urdhri Suprem i Shqiponjës;
2. Urdhri i Skënderbeut;
3. Urdhri i Lisit Akademik;
4. Medalja e Meritës Ushtarake;
5. Medalja e Meritës Civile;
6. Medalja Nënë Tereza;
7. Medalja Pishtar i Demokracisë;
8. Medalja e Mirënjohjes Publike;
9. Medaljet përkujtimore ushtarake dhe civile;
10. Medalja e Shërbimit Ushtarak.
11. Medalja e Shërbimit të Rendit Publik

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • XXXL says:
    June 16, 2022 at 9:36 pm

    O shoku Meta iku dhe nuk vjen me nje idiot i tille si ai, por nxirrni urgjent nje ligj vetem per Lali Eren (fiku) qe i kane mbaruar dekorimet me “Celsi i Tirones” dhe ja ka shtruar me “Kulla e Sahatit”.
    Ujku, ujku (Ilir i Mete), por cakalli (Lali Era) po ben kerdine.

    Reply
  • Ndoc Rroki prej Patoki says:
    June 17, 2022 at 2:53 am

    META NUK KA DHENE POR KA SHITUR SA FRENGU PULEN DEKORATA DHE TITUJ NEPERMJET NJE RRJETI MAFIOZ RRETH TIJ..
    Cmimi i disa prej tyre ka shkuar deri ne $ 50000 deri $100000 per cope ku pjesa e luanit sigurisht ka shkuar tek mamuthi i korrupsionit Like Floriri.
    Per te mos fole per shtetesine per gjithfare hori e mafiozi qe ka qene 2- 5 fish me shume.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    June 17, 2022 at 8:36 am

    nuk luftohet një marrëzi me një marrëzi…
    hartoni nga e para listën e dekoratave,, me me shkallezime dhe motivacionin perse jepen,
    pastaj kush i jep (???) dhe ne fund beni Ligjin se u be per turp.
    dhe ligjin mos ta bejne nentedhjete nenshat e as at qe per here te pare punen e filluan si ministra e deputete. Pra te mos shajme ata qe vine pas Ilirit si sham Ilitin e plote te tjere si ai neper ministrira… Qarqe e Bashkira

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
  • Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
  • Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
  • “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. kur 3000 Euro pasuri deklaronte on Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  3. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. !!? on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Zdromsi on “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?