Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta gjobitet mbi 400 milionë dollarë për shfaqjen e reklamave bazuar në aktivitetin në internet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Meta gjobitet mbi 400 milionë dollarë për shfaqjen e reklamave bazuar në aktivitetin në internet
AktualitetBoteLajmi i fundit

Meta gjobitet mbi 400 milionë dollarë për shfaqjen e reklamave bazuar në aktivitetin në internet

Published: January 4, 2023
Shpërndaje

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave gjobiti të mërkurën me mbi 400 milionë euro kompaninë Meta, që përfshin rrjetet Facebook dhe Instagram për shkelje të privatësisë në internet. Po kështu ky autoritet e ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet.

Masa ndëshkimore mund të trondisë modelin e të bërit biznes të kompanisë Meta, sipas të cilit përdoruesve u serviren reklama bazuar në atë çka bëjnë në internet.

Mbikëqyrësi irlandez e gjobiti Meta-n me 210 milionë euro për shkelje të rregullave strikte të Bashkimit Europian lidhur me çështje të privatësisë që përfshijnë Facebook-un dhe me 180 milionë euro të tjera për shkelje në Instagram.

- Publicitet -

Kjo është masa më e fundit ndëshkimore e vendosur nga ky komision ndaj kompanisë Meta, pas katër gjobave të mëparshme, që nga viti 2021 që arrijnë në vlerën e mbi 900 milionë eurove.

Vendimi rrjedh nga ankesat e depozituara në maj 2018, me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave.

Më parë, kompania Meta mbështetej në marrjen e pëlqimit të përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre e për t’u ofruar atyre reklama të personalizuara. Me hyrjen në fuqi të rregullores, kompania ndryshoi bazën ligjore mbi të cilën përpunonte të dhënat e përdoruesve duke shtuar një klauzolë tek kushtet e shërbimit për reklamat, çka efektivisht i detyronte përdoruesit të binin dakord që të dhënat e tyre të mund të përdoreshin. Një gjë e tillë shkel rregullat e privatësisë së BE-së.

Fillimisht mbikëqyrësi irlandez mbajti anën e kompanisë Meta, por ndryshoi qëndrim pasi projektvendimi iu dërgua një bordi rregullatorësh të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave, shumë prej të cilëve ishin kundër (Meta-s). Në vendimin përfundimtar të tij mbikëqyrësi irlandez tha se kompania Meta “nuk ka të drejtë të mbështetet në bazën ligjore të kontratës, për të shpërndarë reklama në Facebook dhe Instagram”.

Në një deklaratë, Meta tha se “beson fuqishëm se qasja e kompanisë respekton Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe se është e zhgënjyer me vendimet e rregullatorit irlandez”. Kompania njoftoi se do të apelojë si thelbin e vendimeve ashtu edhe gjobat e vendosura ndaj saj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën
  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
  • Buffon e mbyll me Kombëtaren e Italisë: Nuk janë më kushte për të vazhduar
  • Rrëmbeu ish-të fejuarën dhe vrau ish-vjehrrin, autori 4 vjet më parë u mor peng në Britani për 400 mijë paund

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?