Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meta del me njoftim: Në kushte izolimi do të jem kandidat për deputet në listën e hapur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Meta del me njoftim: Në kushte izolimi do të jem kandidat për deputet në listën e hapur
Lajmi i funditPolitike

Meta del me njoftim: Në kushte izolimi do të jem kandidat për deputet në listën e hapur

Published: March 11, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me kandidimin e tij si deputet në listën e hapur për qarkun e Tiranës. Meta shkruan se edhe pse në kushte ekstreme izolimi do të jetë kandidat për deputet.

Ai më tej ka shkruar edhe për arrestimin e tij teksa thekson se të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin e tij kriminal dhe që e dinë se ku ndodhet. Meta shtoi se pavarësisht se është në kushte ekstreme izolimi është detyra e tij të udhëheq Partinë e Lirisë. Ai theksoi se do të luftojë me të gjithë fuqitë e tij për t’u treguar se kjo është një betejë që kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar.

Meta shtoi se nga Ilir Meta nga qelia Nr.5 do të tregojë shembullin se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson. Sipas tij mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli.

- Publicitet -

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time, që Ilir Meta edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë. Partia e Lirisë (LSI) dhe Ilir Meta kanë qenë të parët për listat e hapura. Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë.

Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti. Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit. Edhe sot, për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin tim kriminal dhe që e dinë se ku ndodhem, u them se pavarësisht se jam në kushte ekstreme izolimi është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim.

Ilir Meta me shembullin e tij nga qelia Nr.5 tregon se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson. Mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli. I falenderoj të gjithë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen në këtë betejë historike për fitoren e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që është qëllimi ynë madhor. FITORE!


j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Shkodrani says:
    March 11, 2025 at 12:23 pm

    Prandaj bere koalicion me Berishen 2009-2013 per te miren e vedit…, dhe pasi humbi Berisha se e qelbi me “”ato duar te pastra”” qe premtoi, u bere koalicion me Ramen dhe aty e bere balte perseri sepse t’u shtuar oreksit e nuk ngopeshe me milionat qe te vinin nga te gjitha ministrite me te majme qe te dha Rama-Zoti. E tani na beni moral njelloj si orostitutatcwe betohen se jane te virgjera. Ju kujtoninse ky popull nuk ju njeh? Nuk e dini ju qe ky popull nuk hidherohet aspak kur hajdutet dhe tradhëtarët xhelate te kombit futen pas hekurave, por jubshoresoni se do ju japin vote???? Po te doni dilni ne LISTA te hapura te gjithe ju li-derrat e majte e te djathte me gjithe bazhibozujet tuaj kamikaze, dhe aty e shihni se savota do mblidhni nën emrin tuaj si candidate te hapur,por futeni si MINJTE ne vrimat e Listave te mbyllura per te garantuar vendet ne parliament. Nese Jeni aq te bindur sa mbaheni si patriot, hiqini emrat tuaj nga listat e mbyllura, dhe futuni si kandidate me LISTA te hapura qe te shihni te vërtetën ne sy, se sa vlere keni ne popull.

    Reply
  • Askushi says:
    March 11, 2025 at 1:37 pm

    Nese ligji e lejon te kandidoje,pse mbahet ne burg!?

    Reply
  • Asnjë votë Metës dhe Berishës! says:
    March 11, 2025 at 4:00 pm

    Asnjë votë Metës! E keni në dorë ju votues që të largoni me votë Metën dhe Berishën. Mjaft është mjaft, përsëri t’i mbajmë në “kuriz” këta politikanë që fshihen pas politikës për t’i shpëtuar drejtësisë! Pas votimit do të thotë se e shikoni se sa më duan që edhe burgu nuk bëri fajde!

    Reply
  • Ceceni maloqeri says:
    March 11, 2025 at 5:35 pm

    Ik pyet Olsi dado,qe futu brenda veliajn

    Reply
  • Emri says:
    March 11, 2025 at 7:02 pm

    Ky, po!
    Ky eshte ”madheshtor” dhe i falet ”prof. doktor salih Brisha ne lidhje me aleancen e funderrinave, qe perbehet nga ca matufe te rrjedhur qe prej renise se sistemit socialisto-komunist shume te dashur per vampirin sahali dhe per kete tarollakun ne maje te hurit dhe ne brimen e shpelles ,,vrima e lakuriqit”! Keta mbasi e vodhen, e shkaterruan dhe e vrane kete vend, tani do te na bejne per 4 vjet 4 milione banore! Ja, kjo eshte ”çpikje” me madheshtore e dudumeta çepenikut! Mortja, si s’i fshin nga faqja e dheut. A dini gje, o njerez te nderuar: Perse ia ndrroi emrin partickes, ky likeKokedamllaja, nga lsi is ber pl?! E mbaroi ”misionin e integrimit” ky dallkauk, hajdut, demagog, imoral, i korruptuar?! E patem edhe president! Tani na eshte vetbere persident pervers i pele-së!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?