Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram
Lajmi i fundit

META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

Published: September 4, 2026
Shpërndaje

Nga Vladimir Karaj

Kompania e rrjeteve sociale i tha BIRN se kishte rikthyer disa prej llogarive të mbyllura gabimisht në Instagram, ndërsa po rishikon masat e marra ndaj profileve të aktivistëve dhe mbështetësve të protestës së “Revolucionit të Flamingove”.

META pranoi të premten se kishte mbyllur gabimisht disa prej llogarive në Instagram të aktivistëve dhe mbështetësve të protestës së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, të cilat u zhdukën nga platforma pothuajse njëkohësisht gjatë 24 orëve të fundit.

- Publicitet -

Në një përgjigje për BIRN, kompania tha se po rishikonte masat e marra ndaj llogarive dhe se disa prej tyre ishin rikthyer.

“Po shqyrtojmë masat që kemi marrë ndaj këtyre llogarive, por kemi rikthyer tashmë disa prej atyre që u hoqën gabimisht,” tha një zëdhënës i Meta-s. “Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar,” shtoi ai.

Kompania nuk bëri të ditur numrin e llogarive të mbyllura gabimisht, arsyet që çuan në pezullimin e tyre apo nëse vendimet ishin nxitur nga raportime masive nga përdorues të tjerë.

Meta shtoi se përdoruesit mund t’i kundërshtojnë vendimet e moderimit përmes mekanizmave të apelimit.

“Ne kemi procese apelimi që njerëzit mund t’i përdorin kur mendojnë se kemi bërë një gabim, në mënyrë që të mund ta rikthejmë përmbajtjen nëse përcaktojmë se ajo nuk shkel [rregullat],” tha zëdhënësi.

Reagimi i Meta-s erdhi pas një shkrimi të BIRN mbi mbylljen e dhjetëra profileve në Instagram, emëruesi i përbashkët i të cilave ishte mbështetja ose pasqyrimi i protestave të njohura si “Revolucioni i Flamingove”.

Mes profileve të mbyllura ishte llogaria e verifikuar e deputetit të opozitës Agron Shehaj, me rreth 150 mijë ndjekës, si dhe ato të një numri aktivistësh që kishin publikuar rregullisht materiale nga protestat.

Mbyllja pothuajse e njëkohshme e llogarive ngriti dyshime se ato mund të ishin shënjestruar përmes raportimeve të koordinuara, të cilat kishin shkaktuar më pas ndërhyrjen e sistemeve të moderimit të Instagramit.

Aktivistët e prekur dhe Shehaj akuzuan qeverinë se qëndronte pas një fushate të tillë, ndërsa ekspertë të teknologjisë të intervistuar nga BIRN paralajmëruan se mekanizmat e moderimit të platformave mund të manipulohen përmes raportimeve masive.

Nuk ka megjithatë prova që lidhin qeverinë shqiptare me mbylljen e llogarive dhe Meta nuk iu përgjigj pyetjes nëse vendimet e gabuara ishin shkaktuar nga një fushatë e koordinuar raportimesh.

Pezullimet sollën reagim edhe në Parlamentin Europian, ku eurodeputeti dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, Sandro Gozi, kërkoi shpjegime nga Meta dhe ngriti çështjen pranë Komisionit Europian.

Gozi i kërkoi Komisionit që incidenti të shqyrtohej në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe respektimit të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit politik.

“Kur dhjetëra llogari të opozitës dhe aktivistëve të lidhur me të njëjtën lëvizje proteste zhduken pothuajse njëkohësisht, nuk mund ta trajtojmë thjesht si një problem teknik,” deklaroi Gozi.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë të premten akuzat se qeveria kishte gisht në mbylljen e llogarive, ndërsa sulmoi edhe politikanët europianë që ngritën shqetësime mbi incidentin.

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë lidhje me çaktivizimin apo kufizimin e ndonjë llogarie në rrjetet sociale dhe as nuk zotërojmë kapacitetet teknike për të kryer një operacion të tillë,” shkroi Rama në platformën X.

Kryeministri i cilësoi akuzat si “propagandë të ulët” dhe kritikoi ashpër reagimin e përfaqësuesve të Partisë Demokratike Europiane, të cilët kishin publikuar një imazh që sugjeronte lidhjen e qeverisë me mbylljen e profileve.

“Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një insinuatë vizuale kaq të turpshme?” shkroi Rama, duke e cilësuar “të mjerueshme” që një akuzë e tillë vinte nga njerëz që, sipas tij, “paraqiten si demokratë europianë”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    September 4, 2026 at 2:07 pm

    Ju jeni me kurva se Diktatoret e Lindjes.Ju ndihmoni Regjimet Autokrate,S`ka BIRN t`ju zhbiroje.
    BE nuk do Demokraci ne Shqiperi,Feudalizmi mesjetar i Rames,i vjen per mbare.

    Reply
    • Dashi says:
      September 5, 2026 at 7:25 am

      Ikë more hajvan , plak idiot !

      Reply
  • Edi says:
    September 4, 2026 at 3:32 pm

    Dhe del ai trapi K/M e thote se nuk eshte e vertete ! Keta jane thashe themet e opozites !

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 4, 2026 at 4:36 pm

    Po gjithsesi te pakten bejne sikur e mbyllen gabimisht. Se kane ca kohe qe po hane gjoba te majme. Ja ben suma pse pse andej nga perendimi se te vjen fleta e gjobes. Nuk mund te tallesh deri ne pafundesi.

    Reply
    • Të thuash të vërtetën says:
      September 4, 2026 at 9:14 pm

      Tani hani mut të gjithë ju mutngrënësit na çatë carin sikur ja mbylli Rama edhe ai i demokarëve të BE- së .

      Reply
  • Mirësia says:
    September 5, 2026 at 2:40 am

    Rama tani po e sheh se e ka mbushur kupën, kupa po derdhet, rezultati sulm nga populli dhe nga Europa.
    RAMË të dinim se mund të ishe dikushi,
    por qenke askushi i lig.
    Tani të erdhi fundi.

    Reply
  • Drita says:
    September 6, 2026 at 7:09 am

    Mire kane bere qe i kane mbyllur ajo gjuhe qe perdoret aty ne rruge eshte e padegjuar,urrejtje,idiotesi,mangesi intelekti,pa ide

    Reply
  • Drita Hyseni says:
    September 6, 2026 at 7:10 am

    Mire kane bere qe i kane mbyllur ajo gjuhe qe perdoret aty ne rruge eshte e padegjuar,urrejtje,idiotesi,mangesi intelekti,pa ide

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?