Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri
KronikeLajmi i fundit

“Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri

Published: November 18, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme rrëzoi dy prej akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish-kreut të Operacionales, Oltion Bistri dhe urdhëroi lirimin e tij me argumentin se kishte vuajtur në qeli më shumë se sa masa e dënimit. Edhe ish-prokurori Xhevahir Lita u lirua me kohën e paraburgimit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje.

Për pesë të pandehurit Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, gjykata dha në total 26.6 vjet burg nga 34 vjet që kishte kërkuar SPAK – masa të cilat do të reduktohen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

- Publicitet -

Gjykimi për investitorin strategjik të qeverisë Rama, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarin tjetër të policisë, Ardit Hasanabegaj është veçuar nga gjykata për shkak të zvarritjes së gjykimit.

Ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-kreu i njësisë Operacionale, Oltion Bistri përfituan lirim të menjëhershëm, pasi dënimi i dhënë nga gjykata është më i vogël se sa koha që ata kanë kaluar në paraburgim.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elteva Deda, me anëtare Irena Gjokën dhe Flora Hajredinajn e gjeti fajtor prokurorin Xhevahir Lita për veprën penale të korrupsionit në dy episode dhe zbulim të akteve sekrete. Lita u dënua me 5 vjet heqje lirie në total dhe pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar me 3.4 vjet burg. Gjykata urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës “arrest me burg” për shkak të shlyerjes së dënimit me kohën e paraburgimit.

Ndryshe nga Lita, gjykata e gjeti të pafajshëm Bistrin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe e dënoi atë me 3 vjet burg për zbulim të akteve sekrete. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 2 vjet – ndaj gjykata urdhëroi lirimin e tij me argumentin se ai kishte vuajtur më shumë burg se sa masa e dënimit.

Prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan 6 vjet burg për Litën dhe 9 vjet burg për Bistrin. Një vit më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë liroi pesë pasuri të paluajtshme të sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror ndaj Bistrit. Fillimisht, me kërkesë të prokurorisë, u sekuestruan 20 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe një garazh, me vlerë totale rreth 3 milionë euro, në pronësi të Oltian Bistrit e personave të lidhur.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, gjykata vendosi të martën dënimin përfundimtar të të pandehurit Behar Brajoviç me 8 vjet e 8 muaj burgim; ndaj Edmond Prekës 7 vjet heqje lirie dhe për Astmer Bilalin u caktua masa përfundimtare 5 vjet e 8 muaj burgim – dënime që janë më të buta nga ato të kërkuara prej SPAK.

Edmond Hoxhaj – Reporter

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    November 18, 2025 at 6:52 pm

    Po cfare beni o gjykataaa?Vrasesit i denoni sikur kane vjedhur karamele ne dyqan.Korrupsionistat,kallauzet brenda policise qe lajmerojne krimin e organizuar i lironi fare.Ju ktheni dhe pasurite e sekuestruara.
    Po blihen 10 apertamente,20 dyqane me rroge shteti?
    Ju po sabotoni SPAK. Korrupsioni i Plepave po saboton SPAK.Drejtesi e korruptuar e Plepave nga niveli Kushtetues deri poshte ne gjykatat e shkalles I po saboton punen titanike te SPAK.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    November 18, 2025 at 8:02 pm

    Cfare shembulli i jepni rinisë?
    Vidh, vrit, korruptohu bej 2 vjet burg dhe gezon pasuritë??
    Bravo

    Reply
  • Emigranti says:
    November 18, 2025 at 8:03 pm

    E paskan menduar si per veten e tyre… 🙂

    Reply
  • Ardi says:
    November 18, 2025 at 11:24 pm

    Iku edhe Rama me gjith kyt drejtesi te shkaterruar per kta ishte burg perjete dhe kaq ju dhjefsha shtetin e gjykatat maskarenj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Veliaj në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet sot masa “arrest me burg” pas vendimit të Kushtetueses
  • NATO-ja rrëzon një dron në Lituani teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme
  • Dosja “Revanshi”, GJKKO shpall vendimin: Durim Bami dënohet me 10 vite e 8 muaj burg, ja sa u dënuan të tjerët
  • Horoskopi 15 Shtator 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  2. Mafia on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  3. Anonymous on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. demo on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira
  5. xhaxhi moderatori on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?