Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Midis “Shillës dhe Karidbës!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Midis “Shillës dhe Karidbës!”
Komente

Midis “Shillës dhe Karidbës!”

Published: April 5, 2024
Shpërndaje

Nga Gjon Bruçi

Për sqarim të lexuesit: “Shilla” dhe “Karidba” terrorizuan ngushticën e Mesinës, qytet i ishullit Italian të Siçilisë. Po, kush janë ata, midis të cilëve punon e vepron Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, në “Albanistanin” e krimit të organizuar dhe të korrupsionit? Pa diskutim Berisha dhe Rama, i pari në krye të opozitës politike më të çakërdisur të kohëve moderne, dhe i dyti në krye të qeverisë më të korruptuar të rajonit të Ballknait.

Këtë përcaktim që po e shkruaj unë, mund ta citojë kushdo ka dëgjuar raportin e Kryeprokurorit të SPAK-ut, mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Speciale, dy tre ditë më parë. Nga raporti që ai mbajti në KLP, po citojmë vetëm katër pika nga një dyzinë të tilla:

- Publicitet -

1. SPAK-u duhet të lehtësohet nga krimet ordinere me vlera abuzive të vogla, 2. Organet e pushtetit kanë ulur denoncimet për rastet e abuzimeve dhe korrupsionit, kur duhet të ndodhë e kundërta. 3. Biznesmenët e mëdhënj që bashkëpunojnë me krimin e organizuar, bashkëpunojnë edhe me drejtues të lartë shtetëror. 4. Ne, për disa probleme dhe vepra penale, nuk bashkëpunojmë dot me policinë, sepse ajo ka drejtues të saj gjer në nivelet më të larta që bashkëpunojnë me krimin.

Mjaftojnë këto katër pika, për të kuptuar se në ç’pozita të sikletshme e të vështira janë prokurorët e SPAK-ut dhe Kryeprokurori i tyre, Dumani, kur u duhet të përballojnë dy “përbindëshat” e ishullit tonë të krimit e korrupsionit.

Këta dallojnë me përbindëshat “Shilla” e “Karidba” të legjendës, se, ndërsa këta të fundit, hanin e shqyenin për hesap të tyre kalimtarët në ngushticën e Mesinës; përbindëshat tanë, shpesh herë hanë, manovrojnë e shqyejnë qytetarët në unison me njëri – tjetrin.

Ja për shembull, pas disa muajsh kërleshjeje e përleshjeje me karrike, qirinj e flakadanë të ndezur në sallën e parlamentit e jashtë saj, para dy ditësh, në seancën më të fundit parlamentare, “u morën vesh”, për të amnistuar disa nga sejmenët e tyre, që në rolin e bedelit, kanë përfunduar prapa hekurave për llogari të vetë përbindshave.

Këta nëpunës mjeranë të shtetit, që kanë firmosur “me vullnet të lirë” allishverishet e eprorëve, ishin të sigurtë, se pas disa muajve, apo e shumta dy tre viteve do të liroheshin, duke marrë haraçin e sakrificës së tyre. Dhe në këto raste “haraçi” nuk është i vogël, ndaj ia vlen të qëndrosh disa ditë në burgjet e sotme të VIP-ave, të cilat ngjajnë më shumë si hotele me pesë yje, në krahasim me birucat e qytetarëve të thjeshtë, që i ka zënë rreziku për një dorë hashash prej kanabisi.

Vini re, ndonëse nga SPAK-u janë dënuar, hetohen e do të dënohen një dyzinë vipash të pushtetit, duke filluar nga deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë, ministra, zëvendës ministra, e madje edhe zëndëskryeministra, – që të gjithë “isha” –, masa e dënimit nuk e ka kaluar shifrën e pesë viteve.

Dhe për më tepër, këto vite, janë krasitur me “gjykimin e shkurtuar”, dhe tash së fundi edhe me “amnistinë” e hartuar dhe miratuar kastile për personat që lidhen me titullarët e shtetit e të politikës.

Në këtë “lojë” dënimesh, falë presionit të “përbindshave”, ka rënë edhe vetë SPAK-u. Shembulli më i dukshëm gjendet tek dënimi me arrest shtëpie i “nongratës” Berisha. Në vend që ky i fundit, të ndalohej e të dënohej për dhjetra krime, të cilat po të gjykohen, e çojnë autorin drejt burgimit të përjetshëm, “seleksionohet” për “korrupsion pasiv” lidhur me disa metëra katëror toke të klubit sportiv “Partizani”, duke e dënuar me “arrest shtëpie”, ku për çdo mbrëmje, nga ballkoni i pallatit, këlthet në mikrofon, duke mallkuar, anatemuar dhe kërcënuar vetë SPAK-un.

Rama, ndonëse prej muajsh është bërë referim i përditshëm i korrupsionit me vartësit e tij në qeveri, nuk mugon të përgojojë SPAK-un, herë duke i kujtuar të drejtën e “autorit” mbi këtë krijesë të re të drejtësisë, e herë duke e paralajmëruar me shprehjen se “ne nuk jemi Republika e prokurorëve!”, apo tjetër kësisoj.

Në fund të kësaj “odiesje” 6 – 7 vjeçare, të veprimtarisë së Drejtësisë së re, ne qytetarët pa frikë mund të përsërisim thënien e një analisti, i cili, para dy ditësh, në një emision televiziv, lëshoi batutën paksa banale se: “Tashmë, përralla e drejtësisë nga SPAK-u, ka dalë me bythë jashtë!”

Qytetarët normalë, që nuk janë përfshirë në “militantizmin” e sëmurë partiak, kanë qenë të bindur se asnjë lloj SPAK-u, nuk do të mundet të tjerë, apo të nxjerrë “fije të drejta”, në lëmshin e kokolepsur të krimit e korrupsionit, që lindi e u ngjiz në këtë 34 vjet të tranzicionit të vetquajtur demokratik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri
  • Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Komentet e Fundit

  1. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  2. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
  5. Yp Xhixhi on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?