Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mijëra njerëz protestojnë kundër dhunës në Serbi pas vrasjeve masive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mijëra njerëz protestojnë kundër dhunës në Serbi pas vrasjeve masive
AktualitetBote

Mijëra njerëz protestojnë kundër dhunës në Serbi pas vrasjeve masive

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, më 8 maj. Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe kufizimin e përmbajtjeve të dhunshme në media, pasi dy raste të vrasjeve masive e tronditën vendin.

Në protestën me sloganin “Serbia kundër dhunës” morën pjesë anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit, të bashkuara pas vrasjeve masive të javës së kaluar – kur 17 vetë u vranë brenda më pak se 48 orëve, përfshirë nëntë në një shkollë fillore në Beograd.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të promovimit të mëtejshëm të dhunës në media dhe hapësirë publike, si dhe përgjegjësi për reagim joadekuat që një kohë të gjatë nga autoritetet kompetente”, thuhet në një deklaratë të partisë së krahut të majtë, Le të Mos e Lëmë Beogradin të Mbytet.

- Publicitet -

Më shumë se dhjetë mijë demonstrues u mblodhën para parlamentit të Serbisë, para se të dilnin në rrugë për t’u tubuar pranë zyrave të Qeverisë së Serbisë.

“Ne jemi këtu sepse nuk mund të presim më. Ne kemi pritur shumë, kemi heshtur shumë, kemi kthyer kokën shumë gjatë”, i tha turmës Marina Vidojeviq, një mësuese e një shkolle fillore.

“Duam shkolla, rrugë, fshatra dhe qytete të sigurta për të gjithë fëmijët”.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm dhe kreun e agjencisë së inteligjencës serbe.

Të dielën, ministri serb i Arsimit dha dorëheqje, duke përmendur në letrën e tij të dorëheqjes të shtënat e javës së kaluar në një shkollë në Beograd.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  • Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Komentet e Fundit

  1. demo on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  2. Nuri Mehmetaj on Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  3. Vlonjati on ​”I gjetëm rusët!”
  4. demo on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  5. demo on Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?