Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën
Uncategorized

Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

Published: August 24, 2025
Shpërndaje

Nga Ardit Rada

Fundi i gushtit pritet të sjellë edhe emrat e ministrave të rinj të mazhorancës socialiste, një ngjarje kjo jo pa interes kur në Shqipëri çdo afrim apo largim në qeveri pasohet me komente të gjata nga kafenetë tek panelet telvizive.

Por me fitoren e mandatit të katërt, Edi Ramës duket se i ka lindur ‘detyra’ që qeverisjen e ardhshme të mos e ndertojë më mbi themelet e nostalgjisë partiake me “të fortët” e bazës. Shqipëria është në prag të një kapitulli historik: udhëtimit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

- Publicitet -

Kjo sfidë, më e madhe se çdo tjetër në tri dekadat e fundit, kërkon një kabinet ndryshe nga ç’jemi mësuar – një qeveri teknokrate. Kjo edhe për faktin se anëtarësimi në BE është kryefjala e këtij mandati të Ramës dhe PS-së.

Arsyeja kryesore e nevojës së një qeverie të tillë është vetë natyra e procesit të integrimit. Negociatat me BE-në nuk janë betejë politike, por ushtrim i thellë teknik. Çdo kapitull kërkon ekspertizë: nga standardet mjedisore, tek konkurrenca e tregut, nga sundimi i ligjit, tek bujqësia dhe siguria ushqimore.

Për të përballuar këtë sfidë nuk mjafton retorika politike apo loja e pushtetit; nevojiten njerëz që e njohin dosjen, që kanë punuar me Brukselin dhe që kanë aftësinë t’i përkthejnë direktivat europiane në politika kombëtare konkrete.

Një qeveri e mbushur me teknokratë – pra me profesionistë që kanë kontribuar ndër vite në procesin e negociatave, që kanë qenë pjesë e skuadrave të punës pranë Komisionit Europian, apo që kanë ekspertizë akademike dhe praktike në fushat ku Shqipëria duhet të përafrohet me standardet europiane. Kjo do të ishte garancia se mandati i katërt nuk do të mbetet peng i ciklit të brendshëm politik.

Nga ana tjetër, emërimi i “socialistëve të vjetër” në kabinet, qoftë edhe për të shpërblyer besnikëri apo për të ruajtur ekuilibra partiakë, do ta kthente qeverinë në një administratë rutinë.

Kjo do të ishte fatale në një periudhë ku çdo vit është vendimtar për kapitujt e negociatave pasi integrimi nuk njeh tolerancë për vonesa apo dështime teknike. Çdo hap i gabuar përkthehet në vite të humbura dhe këtë na e kanë mësuar qeverisjes e tri dekadave të fundit.

Po ashtu, sfida e integrimit mund të diktojë krijimin e ministrive të reja apo riformulimin e atyre ekzistuese. Shqipëria mund të ketë nevojë për një Ministri të Integrimit Europian me fuqi të plota koordinuese, një Ministri për Klimën dhe Energjisë sipas modelit të vendeve të BE-së, apo një strukturë të veçantë për Dixhitalizimin dhe Inovacionin, që lidhen drejtpërdrejt me kapituj të negociatave.

Vetëm një qeveri teknokrate do ta kishte fleksibilitetin dhe vizionin për të rindërtuar “arkitekturën” e shtetit, pa u kufizuar nga interesat elektorale.

Në këtë kuptim, mandati i katërt i Edi Ramës nuk është një mandat për pushtet, por një mandat për histori. Ai duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: ose të mbajë të njëjtën skemë partiake, duke e kthyer integrimin në një premtim të pafund, ose të ndërtojë një kabinet të ri, të çliruar nga lidhjet e vjetra, të drejtuar nga teknokratë që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Në fund të fundit pyetja është e thjeshtë: A duam një qeveri që ruan pushtetin e brendshëm të Partisë Socialiste, apo një qeveri që siguron të ardhmen europiane të vendit? Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë mandati i katërt duhet të jetë mandati i teknokratëve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    August 24, 2025 at 7:15 pm

    Po Ti ere Arditiiii?Do zevedsosh Endriu Fugen?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 24, 2025 at 7:20 pm

    Apo kete qe u rrembye dhe u shkembye prape?

    Reply
  • Phoenix says:
    August 24, 2025 at 7:22 pm

    Ndonje mandat per Shqiptaret e Shqiperine, kur do ta beje kuislingu dhe bythshituri Piktor syzekuqi? Kot pyes, sepse ai nuk eshte aty per Shqiperine, por per axhenden e Cifuteve.

    Reply
  • Teta Webmasterja says:
    August 25, 2025 at 7:55 am

    Cfare lidhje ka kjo qe thua ti me shkrimin? Ke ndonje mendim ti personalist, nese duhet te shkojme ne BE me Ulsi Manjen dhe Belinda Ballukun apo te rinj qe dine te pakten nje gjuhe te huaj?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?