Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri gjerman ia thotë në sy Vuçiçit: Rusia ka ndikim në Serbi, do ta armatosim Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ministri gjerman ia thotë në sy Vuçiçit: Rusia ka ndikim në Serbi, do ta armatosim Kosovën
Kosovë

Ministri gjerman ia thotë në sy Vuçiçit: Rusia ka ndikim në Serbi, do ta armatosim Kosovën

Published: February 8, 2024
Shpërndaje

Garancinë për mbrojtjen e Kosovës, e përsëriti edhe në Serbi. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ia tha në sy presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se vendi i tij do të vazhdojë ta ndihmojë me armë dhe në fushën ushtarake Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo ngjalli zemërimin e nikoqirit, i cili u detyrua të garantonte se Beogradi nuk do të befasojë askënd me lëvizje ushtarake. Një tjetër kritikë e sjellë nga Berlini, ishte ajo për raportet e ngushta mes Serbisë dhe Rusisë, duke paralajmëruar se kjo pengon rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sa është ndikimi i Rusisë në Serbi, do të jap përgjigje në këtë pyetje. Perceptimi ynë është se ka mjaft ndikim në shumë kanale. Serbia duhet të gjejë mënyrën e saj për t’u përballur me këtë dhe Serbia duhet të marrë përgjegjësinë dhe rolin e saj në rajon se si do të komunikojë për të gjitha vështirësitë me të gjitha gjërat, të cilat perceptohen si ndonjë provokim. Por nuk ka rrugë drejt BE-së përmes konflikteve në rajon dhe kjo duhet komunikuar qartë”, tha Pistorius.

- Publicitet -

Ministri gjerman kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën dhe të reduktojë prezencën ushtarake në kufirin mes vendeve. Ndërsa Vuçiç u përgjigj i irrituar duke thënë se Beogradi dhe Berlini ndajnë qëndrime të kundërta për këtë temë.

Presidenti serb përsëriti retorikën e zakonshme duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me vendimin për dinarin po tenton të bëjë spastrim etnik në Kosovë.

“Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, unë shpjegova specifikat e qëndrimit të Serbisë, Kartën e OKB-së, marrëdhëniet me Kosovën dhe deklarova se gjithçka që tha Pistorius për integritetin territorial të Ukrainës është e vërtetë dhe ne në Serbi e dimë më së miri se si duket kur i mohon dikujt të drejta të barabarta për integritetin territorial. Në asnjë mënyrë nuk e kërcënojmë bashkëpunimin me Ukrainën. Do të marr pjesë në samitin në Tiranë. Presidentin Putin nuk e kam parë për dy vjet përveç një takimi shumë të shkurtër samitin në Kinë. Nuk kam çfarë fsheh”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera, ministri gjerman i Mbrojtjes nënvizoi në Serbi se hetimi për sulmin në Banjskë është vendimtar për atë që do të pasojë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Petro says:
    February 8, 2024 at 12:55 pm

    Serbia duhet te kuptoje se ka ikur koha e padrejtesive!

    Reply
  • Piro says:
    February 8, 2024 at 1:43 pm

    Gjermania eshte faktori me i madh i stabiitetit politik dhe ekonomik ne Evrope dhe, per fatin tone te mire, prej 150 vjetesh qysh nga krijimi i shtetit te bashluar gjerman, ka qene gjithenje, GJITHENJE, perkrahese e ceshtjes sone kombetare.

    Reply
  • Vedat Shehu says:
    February 8, 2024 at 3:25 pm

    Gjermania e Sotme është strumbullar i Demokracisě Amerikane dhe i Besesẽs sẽ Shqiptarisẽ sẽ diturisẽ dhe moralit tẽ ndergjegjshẽm te Shqiptarẽve pẽrmbi konfliktete e Shteteve Fetare dhe Diktatoriale.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    February 8, 2024 at 7:22 pm

    “Po me mjellin e gjermanit cfare paten” BALLISTAT(SHQIPTARET) ishin ,jane e do te jene me Gjermanin!ORTHO-KOMUNISTET,ishin ,jane e do te jene me Rusin, deri sa tu dale shpirti! SHQIPTARIA eshte me Gjermanin, taksative per mbijetesen e kombit Shqiptar.Komunistet-Neokomunistet jane me Rusin ,kjo eshte taksative per mbijetesen e anti shqiptaris

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    February 8, 2024 at 7:45 pm

    Shqiperise i eshte cenuar prej kohesh e drejta legjitime nga Autokracia e vendeve fqinje kryesisht Jugor e Verior qe kordinonin veprime te njejta ne mohimin e te drejtave njerzore e nderkombetare te popullit autokton Iliro-Shqiptar, ngase demokracia i asht mohuar!:”Sot jetojme ne shekullin e Sistemit Demokratik, me ligjet baze te keti Sistemi qe ka per gure themeli DREJTESIN e Çentralizuar.”… qe do te sjell paqen e pergjithshme!, e veçanerisht ne Gadishullin Ballkanik e Kontinentin Europian. ‘Keshtu e mendoj une te ardhmen e Kontinentit Plak’.

    Reply
  • mali says:
    February 8, 2024 at 8:52 pm

    Ne se iu kujtohet ,te paret qe derguar trupa ne Kosove pas ngjarjes ne manastirin e Brijanskut(nuk e di eshte drejt emri) ishin marinsat gjermane. Gjermanet kane tjeter qasje ndaj Kosoves ne krahasim me francezet.

    Reply
  • demo says:
    February 8, 2024 at 8:58 pm

    Armatosni Kosoven,zoterinj Gjermane!
    O lale gjermani,,kta ere,kta,,7 hirre e tre uje,kta serbistat e 8 nentorit,kta brigadat partizane jo NE,kta dega puneve te brendshme,bratsvo jedintsvo,Sojuzi Sovjetik.Internacionalizmi proletar.
    Aman ere gjerman armatose dhhe njehere Shaban Polluzhen,Jo serbi,por as Rusi nuk hyn dot ne Kosove.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?