Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se është koha që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Esteri shkruan se sipas Tajanit procesi i ka qenë shumë i vonuar dhe nuk mund që të shtyhet më.
Po ashtu ai theksoi se më 24 janar të zhvillohet Samiti në Trieste, Italia duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe dialogues me Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi dakord që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre. Diplomacia italiane po punon së bashku me partnerët më të afërt për të arritur një rezultat me rëndësi historike, nga i cili do të përfitonte i gjithë rajoni. Që zgjerimi nuk ka ecur me ritmin e dëshiruar, dëshmon fakti se 20 vjet pas deklaratës së Selanikut që sanksionoi perspektivën evropiane të Ballkanit, vetëm Kroacia është bërë shtet anëtar i BE-së. Nuk mund të përballojmë vonesa të mëtejshme. Nëse BE-ja dëshiron të jetë një lojtar global, hyrja në Ballkan duhet përshpejtuar”, ka thënë ai.
j.l./ dita

BE pret konfliktin e radhes
Prandaj nuk ka perparim
Nqs do oshte per BE as romania e bullgaria nuk do ishin pjese por ishte shba qe i donte ne nato e be per te shtyre kufirin drejt lindjes ndersa ballkani ngeli nje ishull qe sipas dritshkurtersise se BE ishte imun ndaj rusise ngaqe nuk kishte kufizim
Por keshtu nuk ndodhi serbia u radikalizua me shume si filoruse dhe tani duhet me e kenaq per ta kthyer ne perendim