Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri i Jashtëm mbron propozimin për anëtarësim me kushte në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ministri i Jashtëm mbron propozimin për anëtarësim me kushte në BE
Lajmi i fundit

Ministri i Jashtëm mbron propozimin për anëtarësim me kushte në BE

Published: May 4, 2026
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dha sqarime në Kuvend të hënën për ecurinë e procesit të integrimit, duke vlerësuar se qëndrimi i vendeve të BE-së për këtë ecuri nuk kishte një ‘kufizim kohor’. Hoxha mbrojti idenë e propozuar nga Rama-Vuçiç për një anëtarësim me kushte, por tha nuk kishte pasur asnjë ndikim.

Ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duket se është në një moment pauze, ndërsa pritet një vendimmarrje e vendeve anëtare për vlerësimin e reformave të deritanishme, një mekanizëm që njihet si Raport i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) ose një lloj ‘provim i ndërmjetëm’ për ecurinë e negociatave.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha tha se marrja e IBAR-it nuk kishte afate kohore të përcaktuara, por ai kundërshtoi qëndrimin e opozitës për bllokim të procesit të integrimit.

- Publicitet -

“Nuk ka kufizim kohor”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka pasur asnjëherë një kohë që IBAR për Shqipërinë duhet të mbushej për 6 javë përndryshe Shqipëria është me vonesë, mund të shkojë edhe 6 vjet”.

Sipas ministrit, “ky ushtrim po bëhet për herë të parë nga BE dhe me këtë metodologji për Shqipërinë do të vendoset një standard për vendet e tjera”.

Sipas Hoxhës reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të planit të përbashkët me BE-në dhe përgjigjet për dhjetra hendeqe të konstatuara janë pranuar nga Komisioni Europian në raportin e dorëzuar për Këshillin.

Hoxha, i i zgjedhur ministër dy muaj më parë, u prit me kritika nga deputetë të opozitës për mungesë transparence dhe kohorence të institucioneve qeveritare në procesin e integrimit dhe bllokim të këtij procesi me rrëzimin nga mazhoranca të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për arrestimin e ish zv/kryeministres Belinda Balluku.

Deputetë të opozitës kritikuan rolin e kryeministrit Edi Rama në politikën e jashtme si protagonizëm që binte ndesh me linjën zyrtare të institucioneve shqiptare dhe strategjisë së integrimit duke sjell si shembull artikullin e tij të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku propozonin një mekanizëm anëtarësimi pa të drejtë vetoje për vendet e tyre.

Ministri i Jashtëm e mbrojti artikullin Rama-Vuçiç si një ide politike që bëhej publike në një kontekst të caktuar ku ndodhej gjeopolitika e Bashkimit Europian dhe që nuk e cënonte strategjinë e anëtarësimit të plotë.

“Nuk bëhet fjalë për heqje dorë dhe as për relativizim, por propozohet një rrugë më fleksibël…”- tha ndër të tjera ai.

Ndërsa shqetësimit të opozitës se pse kryeministri shqiptar ishte bashkuar me kryeministrin serb në këtë iniciativë duke pasur parasysh konfliktin për Kosovën, Hoxha këmbënguli se kjo nuk ndryshonte qëndrimet e Shqipërisë ndaj Serbisë për Kosovën dhe as nuk i shuante përplasjet e vendeve për këtë çështje.

“Nuk duhet të interpretohet si projekt apo aleancë. Kjo ide tregon se vendet e rajonit pavarësisht qasjeve të thella veçanërisht për Kosovën, arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët e të tregojnë pragmatizëm e pjekuri politike”, argumentoi ministri.

Nga ana tjetër Hoxha theksoi se propozimi Rama-Vuçiç nuk kishte pasur asnjë ndikim në procesin e integrimit dhe nuk ishte marrë parasysh nga institucionet europiane.

Blerina Gjoka – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ela says:
    May 4, 2026 at 9:14 pm

    Doni rruge te shkurter ????
    Jo
    Luftoni korrupsionin
    Dmth veten

    Reply
    • Zizu says:
      May 5, 2026 at 11:14 am

      Pike!

      Reply
  • Dursakja says:
    May 5, 2026 at 1:27 am

    Shqipëria nuk ka zgjidhur problemin e pronës, themelore për një shtet ligjor si mund vallë të pranohet në BE.
    Kjo është e pamundur të ndodhë.
    Po, mund të ndodh që Europa të bëhet si Shqipëria dhe atëhere Shqipëria hyn në Europë, sepse atëhere bëhen në të njëjtin starndart të shtetit ligjor.

    Reply
  • Dursakja says:
    May 5, 2026 at 1:28 am

    Postoni komentin tim!

    Reply
  • Toni says:
    May 5, 2026 at 4:06 am

    Problemi është mos e lëre Rama Serbin dhe Vuçicin
    vetëm,prandaj duan si dy shtete motra dhe dy vëllezër të hecin bashkë.

    Reply
  • ILIR says:
    May 5, 2026 at 7:19 am

    Ky eshte nje morr,e ka vene ne ate post qe ti sherbeje idete e tij antishqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?