Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministri i jashtëm serb: Nuk mund të pranojmë një plan ku njihet pavarësia e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministri i jashtëm serb: Nuk mund të pranojmë një plan ku njihet pavarësia e Kosovës
AktualitetBoteKosovë

Ministri i jashtëm serb: Nuk mund të pranojmë një plan ku njihet pavarësia e Kosovës

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të premten se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi që plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Kancelari gjerman Olaz Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konfirmuan ekzistencën e të ashtuquajturit plan franko-gjerman më 3 nëntor, në Berlin. Von der Leyen e konfirmoi se ky plan është “integruar në procesin e dialogut”.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohen në të drejta të barabarta, sipas dokumentit të publikuar nga rrjeti mediatik i specializuar për politikat e Bashkimit Evropian, Euractiv.

- Publicitet -

Ky medium raporton se plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarët e BE-së nuk kanë pranuar ta komentojnë përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Megjithatë, shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan dhe tashmë ua kanë dërguar komentet e tyre për këtë plan përfaqësuesve evropianë.

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, propozimi franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme” për normalizimin e plotë të raporteve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte i pari që foli për ekzistencën e këtij plani.

Më 8 tetor, ai tha se Franca dhe Gjermania e kanë prezantuar një plan, sipas të cilit Serbia do ta lejonte hyrjen e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB), në këmbim për anëtarësimin më të shpejtë të Serbisë në BE.

Daçiç tha se Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse nuk zgjidhjet problemi i pavarësisë së saj.

“Vendimet tona për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë kanë ndikim në qëndrimin tonë lidhur me Kosovën. Nëse e bëjmë këtë, do t’i zemërojmë paksa shokët tanë të vjetër”, tha Daçiç në një paraqitje në televizionin Pink, më 11 nëntor.

Ai shtoi se Serbia e ka dorën e zgjatur për të gjithë në botë dhe se duhet të përqendrohet në interesat e veta kombëtare.

“Serbia rrezikon shumë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk ka asnjë garanci që kjo nuk do të rrezikojë interesat tona kombëtare. Ne nuk kemi asnjë garanci nga Perëndimi se interesat tona do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë së Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për sanksione ndaj Rusisë vetëm nëse shpata e Damokleut i varet realisht mbi kokë.

Në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ai tha se për momentin situata nuk është e tillë.

Vuçiç u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 10 nëntor.

Ai tha se Serbia nuk dëshiron të lëvizë nga qëndrimi i bazuar në mbrojtjen e ligjeve ndërkombëtare dhe ndëshkimin e atyre që i shkelin këto ligje dhe hyjnë në territorin e vendeve të tjera. Por, ai gjithashtu e ritheksoi qëndrimin se nuk pajtohet me politikën e sanksioneve.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje disa herë drejt Serbisë që t’iu bashkohet sanksioneve për Rusinë.

Beogradi zyrtar mbështetet në Rusinë në tentimet për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare. Serbia gjithashtu është plotësisht e varur nga Rusia për furnizim me gaz.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben.T says:
    November 11, 2022 at 5:24 pm

    Po mundohen te fitojne kohe,
    me shprese se situatat do behen
    me te favoreshme per to.

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 5:31 pm

    Serbet mos ta pranojne kurre Kosoven.Po ne pranoi komuniteti nderkombetar dhe amerika nuk na duhet fare se nuk e pranon Serbia.Ne bejme dhe pa ate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?