Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Arsimit për protestën e pedagogëve: Jemi të hapur për dialog!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministria e Arsimit për protestën e pedagogëve: Jemi të hapur për dialog!
AktualitetShoqëri

Ministria e Arsimit për protestën e pedagogëve: Jemi të hapur për dialog!

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Në Shqipëri sot është dita e parë e vitit të ri akademik, por pedagogët e universiteteve publike protestuan, duke braktisur procesin mësimor.

Pasi mikpritën studentët e rinj në mëngjes, pedagogët u mblodhën para fakulteteve, për të kërkuar plotësimin e 9 pikave të peticionit të tyre, drejtuar qeverisë.

Në qendër të kërkesave është rritja 50 për qind e pagave bazë për pedagogët dhe stafet ndihmëse.

- Publicitet -

Ministria e arsimit i deklaroi sot “Zërit të Amerikës” se mbetet e hapur për dialog mbi kërkesat e sindikatave të pedagogëve, si dhe çështje që lidhen me kërkimin shkencor dhe arsimin e lartë.

Profesorët e universiteteve publike nisën sot protestën e paralajmëruar, pasi qeveria sipas tyre, nuk u ka plotësuar kërkesat e shpallura prej një kohe të gjatë.

Ata pohojnë se janë të demoralizuar prej trajtimit financiar minimal e të pamjaftueshëm, me leksione që paguhen 4-7 euro.

Profesorët pohuan se janë të vendosur që ta vazhdojnë me kërkesat e tyre të përsëritura në vite, që i vlerësojnë minimale për të kthyer në vend dinjitetin e pedagogëve, që janë paguar në nivele të ulëta ndër vite, po ashtu si edhe stafet ndihmëse akademike.

“Kërkesat janë shumë të drejta edhe për pedagogët, edhe për stafin ndihmës akademik, edhe për administratën. Ne punojmë përditë bashkë dhe e dimë se sa shumë e nevojshme janë për të gjithë ne këto pika. Ato janë baza fillestare, jo një vlerësim maksimal për punën tonë. Ato janë baza për të motivuar pedagogët dhe stafet akademike dhe ndihmës akademike, që të përqëndrohen në punën e tyre dhe për t’i mbajtur këtu në universitete” – thotë pedagogia Valma Prifti e Universitetit të Tiranës.

Ministria e arsimit ka njoftuar së fundi rektoratet e universiteteve përmes një shkrese lidhur me rezultatet e bisedimeve me përfaqësuesit e pedagogëve më 23 shtator, mbi dakordimin lidhur me disa prej pikave të peticionit, që kanë të bëjnë me zbatimin periodik të ligjit.

Ende mbetet pa plotësuar kërkesa kryesore për një rritje 50 për qind të pagave bazë dhe shtim të fondeve për kërkim shkencor.

“Ne duam t’i shpëtojmë universitetet tona. Po shohim që në shumë degë të universiteteve publike po shkohet drejt mbylljes së tyre. Ne duam të japim të tjera impulse, tjetër zhvillim. Kërkesat tona nuk janë ngushtësisht vetëm tek paga. Ajo është njëra nga kërkesat, por ne kërkojmë ta ndryshojmë gjendjen nëpër universitete” – thotë profesori Dhimitër Doka.

Ndërsa profesor Aleksandër Kovaçi thotë se Universiteti është lënë financiarisht në gjendje të mjerueshme dhe gjithë profesorati po mbështet protestën e bazuar në peticionin me 9 pika drejtuar qeverisë.

“Kërkesat tona janë të lidhura të gjitha me njëra tjetrën. Pagat janë të lidhura me kërkimin shkencor. Pa një kërkim shkencor flasim kot për universitet. Aktualisht kemi një financim krejtësisht elementar të kërkimit shkencor, i cili nuk i përgjigjet realitetit të nevojave. Jemi 10 herë më pak se Maqedonia e Veriut, ose 17 herë më pak se Serbia. Jemi shumë dobët në krahasim me gjithë rajonin. Nuk mund të lihen universitetet pa kërkim shkencor, dhe për këtë duhet marrë vendim tani” – thotë zoti Kovaçi.

Pas interesimit të Zërit të Amerikës për një reagim në lidhje me protestën e pedagogëve, ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi se po vijon tani e në vazhdim dialogun intensiv dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e interesuara dhe të përfshira në këtë proces, duke treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e një sërë çështjesh që përfshijnë arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe kërkesat e paraqitura nga sindikatat e pedagogëve.

Në prononcimin për Zërin e Amerikës, ministria e arsimit theksoi se po vazhdon dialogun me rektorët e universiteteve, përmes Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë, i cili mblidhet rregullisht për vendime dhe politika të rëndësishme.

Ministria shtoi se ka ngritur grupe pune të posaçme për çështje, që lidhen me ngarkesën e pedagogëve, kriteret për dhënien e titujve dhe gradave shkencore, etj.

Qeveria rriti më 5 tetor deri në 15% pagat e pedagogëve, 7 % nga të cilat mbulohen nga buxheti i shtetit qysh prej këtij muaji, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga vetë universitetet prej të ardhurave të secilit prej tyre./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • zgalem says:
    October 17, 2022 at 7:06 pm

    Kam mbetur i habitur , nga sasia e madhe e universiteteve publike , qe funksionojne ne Shqiperi . Ne nje fotografi , diku ne gazete, jepte te ter petagoget . Nje ushtri e tere ! Ne shtetin e NY , qe eshte 20 miloin banore , une di se jane vetemn tre universitet publike . Kurre nuk besoj se ka kaq shume petagoge . Studente jo se jo . Jemi ne kapitalizem , por kjo nuk duhet te jete nje sllogan do sido . Arsimi universitar eshte privat , per njeqind arsye , por dhe per faktin se shteti obligohet me arsimin parauniversitar . Me kete , qe po behet , me kujtuat “Kristalin ” . Ruajni raportet , per te ruajtur edhe cilesine e te diplomuarve . Seriozisht : Zgalem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?