Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Mbrojtjes: E gjithë java me mot ekstrem! Priten shtrëngata intensive shiu, të merren masat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministria e Mbrojtjes: E gjithë java me mot ekstrem! Priten shtrëngata intensive shiu, të merren masat
AktualitetKronike

Ministria e Mbrojtjes: E gjithë java me mot ekstrem! Priten shtrëngata intensive shiu, të merren masat

Published: November 17, 2025
Shpërndaje

E gijthë java në vijim pritet të sjellë mot ekstrem me reshje të dendura shiu, duke shtuar rrezikun për problematika në zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi për mediat, bën thirrje për marrjen e masave për përballimin e situatës. Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Lezha dhe Vlora.

Njoftimi i plotë:

- Publicitet -

MINISTRIA E MBROJTJES / AGJENCIA KOMBËTARE E MBROJTJES CIVILE

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.

Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.

Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:

* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri
lokalisht shumë intensive.

* Në Lezhë priten reshje intensive.

* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.

Reshje dëbore dhe ngrica

Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin reshjet e pritshme arrijnë deri në:

* Fierzë: 150–200 mm
* Koman – Vau i Dejës: deri në 300 mm

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u kërkon të gjitha strukturave vendore dhe qendrore:

? Të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve
? Të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm
? Të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave
emergjente

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal, në përputhje me parashikimet e motit dhe rrezikun e shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në terren dhe mbi çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut.

Ftojmë qytetarët e zonave të prekura të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Pa censure says:
    November 17, 2025 at 9:57 am

    Prisni nja kater vite, do na thone rrini ne shtepi se ka lockdown se bie shi. Po te kapi kamera e Dielles jashte ne shi, iku llogaria Bankare dhe portofoli. Pse mendoni po e mbush vendin me kamera dhe IA shallvarja Surealiste? Ohoho, ane plane te medhaja per ju Fashistet Socialiste.

    Reply
  • Pa censure says:
    November 17, 2025 at 9:59 am

    Prisni nja kater vite, do na thone rrini ne shtepi se ka lockdown se bie shi. Po te kapi kamera e Dielles jashte ne shi, iku llogaria Bankare dhe portofoli. Pse mendoni po e mbush vendin me kamera dhe IA shallvarja Surealiste? Ohoho, kane plane te medhaja per ju Fashistet Socialiste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e… dikujt tjetër
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e… dikujt tjetër
  4. Detari on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Detari on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e… dikujt tjetër

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?