Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për goditjen e grupit që furnizonte farmacitë në vend me ilaçe të kontrabanduara nga Greqia, Italia dhe Kosova.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë përgëzon policinë për evidentimin dhe goditjen e rastit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale.
“Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë.
Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi.
Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale.
MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
a.c./dita

ilacet qe lejoni ju ne treg jane cilesia me e ulet o monistri
normal qe prefoerjme te huajat
dhe bravo ata qe i fusin kontrabande se na ndihmojne.
ju shikoni vetem te ngopni oligarket e ilaceve alla tom doshi ku nje aspirin leshi as dhimbjen e kokes nuk ta heq.
madje ta shton
Ujqer farmacistet
Hane dhe mish njeriu
Vec ti mbushin xhepat
Ne te semes njeriu
Nuk kane dhe aq faj
Kur shohin dovletin
Qe nuk e can trapin
Fare per miletin
Duhanin e blej tek katundari,duhan te grire,se nuk me del pensioni per 3000 leke paqetin.Nuk e kam pyetur per pulla fiskale,.Rakine,Marecke e zjere 2 here e blej ne pazar te Rroskovecit.Ilac eshte, pa pulla fiskale,pa kupon tatimor. Beni mire te kaloni edhe naften kontrabande,qe vjen nga Libija,se eshte njemihere me cilesore,se nafta mazutit qe shesin karburandet sa frengu pulen.
Oligarket shqiptare te licencuar nga shteti,jane jo vetem hajdute deri ne pike te fundit,por jane edhe kriminele,sepse sjellin per popullin mallra skadence qe hedhin bota ne plera.
Si mielli qe vjen nga Serbia,qe pastron magazinat shekullore te BRSS.Ja jep Putini falas,E hane shqiptaret,gjoja miell per biskota.Eeeeee!Eeeeeeeeeeee!Po 30 vjet biskotat e kombinatit ushqimor Ali Kelmendi,,nuk i dijme me? Nuk lindem sot,qe u bene byth e zgjuar Oligarket.
flm per mirekuptimin.
Në fshatin tim janë më tepër se 10 persona që paguhen me kemp si qorra ama shikojnë më mirë se të tjerët, nuk kanë as zyze për të parë largë as syze për të lexuar, ndërsa një fqinj i imi i paguan doktorit çdo vit 50 000 L të rinjë dhe del në kemp si i pa aftë për punë fizike, madje pa bër asnjë vizit dhe punon i shkreti si usta dhe mer goxha para se i ka duar të arta dhe falenderon shokun Rama që i ka krijuar mundësin për të marë edhe kempin dhe të vret po ti shash Edi Ramën.
Një tjetër pak më tutje falenderon kushuririn që është jo prokuror thjesht por drejtues në forumet e prokuroris që me njohjet e tij në zyrat ku nxiret kempi i ka nxjer në kemp edhe kushuririn edhe gruan e tij por që u kapën në flagrancë nga emisioni stop i Saimir Kodrës duke u prishur punë të shkretëve.
Një tjetër është nëna e doktorit që meret me këto punra “bamirsie” (ama i do 50 000 L në xhepin e tij) dhe nëna e tij ka 30 vjetë që mer kempin bashkë me të shoqin si kujdestar sepse , nëna e doktorit që shikon për bukuri , me komisin mjeksor është qorre.
Në qoftë se kjo gjë ndoth kudo në Shqipëri athere ministria e shëndetësisë është foleja e krimit të vjedhjes me permas të frikshme dhe është tmerr në qoftë se ministria e shëndetsis dhe prokuroria nuk mer masa për të demaskuar këtë megavjedhje dhe nuk do të kërkoj që abuzuesit doktorë të dënohen dhe personat që kanë përfituar, të paguajnë qindarkë për qindarkë paratë e vjedhura me mashtrim.
Në qoftës se fqinji im usta, kushuriri i drejtuesit të lartë të prokuroris dhe e shoqja e tij dhe nëna e doktorit që është organizator i kësaj vjedhje të flliqur, e të tjerë si këta, do të marin kempin si më parë, do të bindem që kjo vjedhje e mirorganizuar si bandë kriminale ka drejtues ministren e shëndetësisë dhe mbrohet nga zyrtarë të lartë të prokuroris edhe nga kryekusari Edi Rama, se……më besoni,
të paktën në fshatin tim, këta abuzues çuditrisht jan spiun patronazhistë të përbetuar të gestapos zgjedhore të individit kusar kombçfarosës EdI Rama.