Ka nisur me një minutë heshtjeje seanca plenare në Kuvend.
Sot është përkujtuar dita kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, ku deputetët dhe ministrat kanë kujtuar viktimat e rëna.
Më pas seanca ka nisur me debate pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lajmëroi se kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për hapësirat publike të uzurpuara, ishte refuzuar.
Bardhi akuzoi Nikollën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi sipas është kthyer në traditë refuzimi i interpelancave me Ramën.
Ai u shpreh se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare.
Deputetja demokrate Albana Vokshi solli sot në Kuvend skandalin tek spitali i Onkologjikut pranë QSUT.
Sipas Vokshit tre ministrat Koçiu, Manastirliu dhe Manja duhet të ishin dorëhequr ose shkarkuar në lidhje me ngjarjen.
Ajo tha se të gjithë kishin dijeni për skandalin, dhe asnjë nuk ka reaguar.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjithashtu komentoi skandalin gjatë fjalës së saj në interpelancën e kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.
“Padiskutim abuzimi i rëndë m detyrën i një grupi farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njeri nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre”, tha ajo.
Ajo u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione.
Ministrja shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës.
Teksa ministrja po fliste, deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa po i binin tavolinave dhe bënin thirrje ministres të japë dorëheqjen.
Pas “protestës” së opozitës, Nikolla paralajmëroi disa herë se do të ndërpriste interpelancën.
j.l./ dita
Kjo zonja qe i thote vetes ministre duhet te ishte e akuzuar ne prokurori jo te flase ne parlament (nqs ai vend eshte me te verte i tille. Ajo ndertese ka 30 vjet qe eshte cerdhja me e madhe e korrupsionit ne Shqiperi pa asnje dallim te majte apo te djathte)
Krimi ne mjeksi edhte krijuar Nga Ndoka mekaniku i traktorave,nga i shkolluari Vasili,nga Beqja i djalit te profesorit te etikes,nga manastirzeza qe edhe aktualisht po sterilzon arsimin!?
Me këtë skandal te mjekësia, që dihet se prej 30 vitesh ështê kthyer në tumorin e korrupsionit në vend, së bashku me drejtësinë, ministrja më e pakta duhet të dorëhiqet. Ndërsa mjekët, nga të cilët kjo biba lutet për moral, duhet të ishin sot Të arrestuar dhe nën hetim. Ku është ai muti, kryeministri, çfarë bën?! Apo fut në burg ata që nuk paguajnë dot dritat?! Ndryshe opozita ka gjithë të drejtën e Zotit të përfitojë nga kjo ngjarje, pa harruar se ata janë të zhytur deri në grykë në mut në fushên e korrupsionit. Gjendja e sotme në drejtësi dhe mjekësi ështê pasojë e drejtpërdrejt e shkatërrimit të vendit nga banditi Sali Malok delenxhiu. Ndërsa Rama është sa i paaftë, aq edhe i pazoti dhe i papërgjegjshëm për postin që ka. Torollak dhe mëndjelehtë. …ju përshëndes me këtê foto…!
Bardhemit pas nje musji do ti harrohet edhe emri edhe…!?
Cfare i bjen tavolines keta lolot e saliut ,harruan qe nuk kishte carcafe ne spital,qe ilacet i blinin ne farmaci ,qe mitdhenja ishte nga portjeri ,sanitarja ,infermjeri ,mjeku dhe drejtoret.SI ATEHERE HE TANI ,OPERACIONE DHE EKZAMINIME NUK KA PA PARA NE TE GJITHA HALLKA E SHENDETSIS .KATRAHURE QE PO MBAROI une do kem vdekur ,kur ti vije koha .KOMUNISTET DHE SPIUNET E SIGURIMIT E KATANDISEN ATE VEND NE ATE GJENDJE
Detyra e opazites eshte te bej opoziten
Jo po te rrijne kot
Farën e korrupsionit e mbollën këta të PD-së me Berishën dhe Bashën. Çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh, thotë një fjalë e urtë. Janë të njëjtët PD-ista që janë provuar dy herë dhe kërkojnë të mashtrojnë për herë të tretë. Këta të sotmit duhen kritikuar, por jo nga këta që duan të mashtrojnë, sepse shkatërojnë edhe ato gjëra pozitive që janë kryer.
Kjo ministrja eshte komplet debile dhe e pa pergjegjesi. Edhe per zjarrin tek urgjenca fliste si budallaqe.