Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja Kushi reagon për ngjarjen e Gramshit: Të reflektojmë si shoqëri, të rrisim vigjilencën dhe sigurinë për t’i parandaluar!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja Kushi reagon për ngjarjen e Gramshit: Të reflektojmë si shoqëri, të rrisim vigjilencën dhe sigurinë për t’i parandaluar!
AktualitetKronikeShoqëri

Ministrja Kushi reagon për ngjarjen e Gramshit: Të reflektojmë si shoqëri, të rrisim vigjilencën dhe sigurinë për t’i parandaluar!

Published: May 16, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gramsh ku një 15 vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pasi ndërhyri për të shuar një sherr të ndodhur mes shokëve të klasës. Kushi në reagimin e bërë, e ka cilësuar si tronditëse ngjarjen që ka ndodhur jashtë mjediseve të shkollës dhe u ka bërë thirrje institucioneve arsimore dhe familjeve që të forcojnë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë.

Reagimi i plotë i Kushit:

“Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij. Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda. Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla”.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?