Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministrja Kushi: Universiteti i Durrësit u vlerësua nga Universiteti Evropian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ministrja Kushi: Universiteti i Durrësit u vlerësua nga Universiteti Evropian
AktualitetShoqëri

Ministrja Kushi: Universiteti i Durrësit u vlerësua nga Universiteti Evropian

Published: July 3, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ndau në faqen e saj lajmin e mirë që vjen nga Universiteti “Aleksanër Moisiu” Durrës.

Përmes një postimi në rrjete sociale ministrja shkruan se për herë të parë një universitet publik shqiptar merr nga Komisioni Evropian vulën e Universitetit Evropian dhe mbështetje financiare, si pjesë e Aleancës së Universiteteve Evropiane STARS EU.

“Urimet më të mira Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për këtë arritje, e cila e ngarkon me një përgjegjësi edhe më të madhe, për të rritur më tej cilësinë dhe për të përmbushur qëllimet dhe rolin që ka në zhvillimin ekonomik e social, jo vetëm për rajonin e Durrësit por për të gjithë vendin.” – shkruan Ministrja Kushi.

- Publicitet -

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës është partner i njërës prej 50 Aleancave të Universiteteve Evropiane, përkatësisht Aleancës “STARS EU” e cila ka 9 Universitete Evropiane. STARS EU u shpall sot fituese në thirrjen 2023 Erasmus+ të Komisionit Evropian, i cili shpalli rezultatet për nismën e Universiteteve Evropiane, e cila ofron mbështetje për aleancat e institucioneve të arsimit të lartë.

Këto aleanca të Universiteteve Evropiane po sjellin së bashku një brez të ri evropianësh që janë në gjendje të studiojnë dhe të punojnë në vende të ndryshme evropiane, në gjuhë të ndryshme dhe në sektorë dhe disiplina akademike. Falë këtyre aleancave, studentët mund të marrin një diplomë duke kombinuar studimet në disa vende evropiane, gjë që kontribuon në konkurrencën ndërkombëtare të institucioneve të arsimit të lartë në Evropë.

Me rezultatet e sotme u shtuan shtatë aleanca të reja të Universiteteve Evropiane, gjithsej 50 aleanca tani përfshijnë më shumë se 430 institucione të arsimit të lartë në 35 vende. Këto përfshijnë të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe Islandën, Norvegjinë, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.

Studentët e këtyre institucioneve mund të përfitojnë nga një ofertë unike arsimore transnacionale dhe inovative, duke i lejuar ata të fitojnë aftësi dhe kompetenca thelbësore për të ardhmen. Për më tepër, duke bashkëpunuar me pothuajse 1700 partnerë të asociuar midis OJF-ve, ndërmarrjeve, autoriteteve lokale dhe rajonale, 50 aleancat e Universiteteve Evropiane sjellin risi në shkallë të gjerë në rajonet e Evropës.

Me një buxhet të përgjithshëm rekord prej 402.2 milionë euro nga programi Erasmus+ për këtë thirrje, secila aleancë merr një buxhet deri në 14.4 milionë euro për katër vjet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  • Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
  • Ishte dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran
  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër
  • Shfaqet në videot e skandalit Hila, reagon këngëtarja: Kërkoj falje, mos i shpërndani më

Komentet e Fundit

  1. Celia on SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  2. Right Side on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. MH on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  4. nastradini on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?