Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miqësia mes dy miliarderëve, Bill Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Warren Buffett
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Miqësia mes dy miliarderëve, Bill Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Warren Buffett
EnciklopediLifestyle

Miqësia mes dy miliarderëve, Bill Gates tregon këshillat më të vyera që ka marrë nga Warren Buffett

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Edhe inteligjenca artificiale dëshiron të mësojë nga Bill Gates.

Kur bashkë-themeluesi i Microsoft-it u ul për një intervistë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak muajin e kaluar, të dy iu përgjigjën pyetjeve që ishin përgatitur nga një chatbot i inteligjencës artificiale si ChatGPT.

Softueri e pyeti Gates për këshillat më të mira që ka marrë ndonjëherë dhe sesi ato kanë ndikuar në jetën e tij. Si përgjigje, 67-vjeçari listoi një sërë këshillash që i ka dhënë miku i tij i vjetër, miliarderi Warren Buffett.

- Publicitet -

“Warren Buffett thotë se në fund, ajo që ka rëndësi është sesi miqtë tuaj mendojnë vërtetë për ju dhe sesa të forta janë ato miqësi,” tregoi Gates.

Gates dhe Buffett kanë qenë miq për më shumë se tre dekada. Interesat e tyre të përbashkëta shkojnë përtej pasurisë së tyre: Ata bashkëthemeluan The Giving Pledge, që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për qëllime bamirësie.

Gates ka folur edhe më parë për mësimet që ka marrë nga 92-vjeçari Buffett, nga investimi deri te menaxhimi i kohës. Në krye të listës, ai vendos këshillat që Buffett i ka dhënë për miqësinë.

“Kam mësuar shumë gjëra nga Warren gjatë 25 viteve të fundit, por ndoshta gjëja më e rëndësishme është se çfarë është miqësia,” shkroi Gates në një postim të vitit 2016 .

“Edhe pse ai ka një orar të ngjeshur, Warren ende gjen kohë për të mbajtur gjallë miqësitë, si pak njerëz të tjerë që njoh”, shtoi Gates.

“Ai telefonon për të përshëndetur. Më dërgon rregullisht artikuj që i lexon dhe mendon se do të më duken interesante.”

Buffett shpesh flet për rëndësinë e zgjedhjes së miqve të mirë dhe të qenit një mik i mirë vetë. Kjo do të thotë të rrethosh veten “me njerëz që janë më të mirë se vetja”, në mënyrë që të mund të mësosh prej tyre dhe të frymëzohesh prej tyre, tha ai në një bisedë të vitit 2017 me Gates në Universitetin e Kolumbisë.

“Do të lëvizni në drejtimin e njerëzve me të cilët shoqëroheni.”

Berkshire Hathaway Chairman and CEO Warren Buffett, right, plays bridge with Microsoft co-founder and director with Berkshire Hathaway Bill Gates outside the company-owned Borsheims jewelry store in Omaha, Neb., Sunday, May 7, 2017, as the annual Berkshire Hathaway shareholders meeting comes to an end. (AP Photo/Nati Harnik)
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “veto presidenciale”: Kërdia e mesmandatit i dha goditje të fortë, por Trump ka ende pushtet për dy vitet e ardhshme
  • ​Fundi i një monopoli 31-vjeçar: Fitorja e bujshme që rrëzoi një nga bastionet më të forta politike në Shtetet e Bashkuara
  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026 i Komisionit Europian kritikon Shqipërinë
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Humbje e rëndë e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?