Me 73 vota pro, 33 kundër dhe 1 abstenim, është miratuar në Kuvend akti normativ për kompensimin e çmimeve për materiale ndërtimi.
Ky akt ka sjellë debate mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar aktin dhe e cilësoi si një hap të nevojshëm për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi nuk mund të lejojnë që ekonomia të ngadalësohet. Ministrja tha se ky akt është pjesë e paketës anti-krizë, ndërsa shtoi se do të përfitojnë 300 kompani ndërtimi, të cilave do tu kompensohet 5-30% e materialeve të ndërtimit.
Ministrja shprehet se ta mbështesin sektorin e ndërtimit pasi muajt e fundit ka pasur ngadalësim, duke theksuar se qeveria duhet të garantojë rritje ekonomike. Sipas Ibrahimajt, ngadalësimi në sektorin e ndërtimit prek investimet në infrastrukturë por edhe procesin e rindërtimit, prandaj duhet ndërhyrë pasi rindërtimi është prioritet.
Ky akt u kundërshtua në bllok nga opozita, e cila thotë se akt favorizon oligarkët që qëndrojnë pranë kryeministrit Edi Rama. Deputetët demokratë kërkuan që qeveria të bëjë publik listën e 300 kompanive që do të përfitojnë kompensim. Grida Duma akuzoi qeverinë se nuk janë 300 komani, por një grusht ndërtuesish që do të favorizohen nga qeveria, por ministrja Ibrahimaj tha se nuk është e vërtetë.
Demokratët insistuan që në këtë kohë krize, qeveria duhet të mbështesë kategori të tjera, si bizneset në nevojë e pensionistët, pasi nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve dhe jo të favorizonte më të pasurit që tregun e kanë të siguruar.
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se nëse do të jetë e nevojshme do të miratojnë një paketë tjetër në vjeshtë për përballimin e krizës.
Nga ana tjetër, opozita thotë se ky akt favorizon kompanitë që nuk i kanë përfunduar punimet në kohë, duke shkelur afatin kohor të kontratës. Sipas tyre, këto kompani në vend se të penalizohen se nuk kanë kryer punimet sipas kontratës do të kompensohen nga qeveria.
Por për deputetin socialist Erion Braçe ky akt ishte i nevojshëm pasi duhej të niste puna në kantier dhe ekonomia t’i rikthehet normalitetit. Braçe ka krahasuar qeverinë e Edi Ramës me atë të Sali Berishës, ku tha se ky i fundit në kohën e krizës në vitin 2008-2009 nuk i mbështeti kompanitë, por i përplasi kompanitë në dyert e bankave për të marrë kredi pasi i detyroi për të plotësuar kontratat që kishin me qeverinë.
Sipas aktit normativ, rreth 300 kompani do të përfitojnë 5-30% kompensim për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut deri në përfundimit e situatës së krizës të shkaktuar nga situata globale ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve.
a.m/dita
Erdhi nje korriku,ende asnje fjale per rritjen e pagave te mjekeve,mesuesve,te premtuara prej kater viteve nga kjo qeveri.
Edhe qeveri super e djathte apo fashiste te ishte ne pushtet nuk do t’a bente kete miresi per 300 hajdutet.
Ali Edi Baba nga 40 hajdute e ka zgjeruar ceten ne 300 hajdute, si gjithnje populli ne sume e ka.