Vendimi për dëmshpërblimin financiar për ish të dënuarit politikë është miratuar ditën e sotme. Vendimi ka hyrë në fuqi për ish-të dënuarit politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik si dhe ish-të dënuarit politikë të dënuar me dënim kapital ose të ekzekutuar pa gjyq
Njoftimi i VKM:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH-TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik, sipas listës së përcaktuar në aneksin A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me dënim kapital ose të ekzekutuar pa gjyq, sipas listës së përcaktuar në aneksin B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Shpërndarja e masës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
4. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
5. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Dosjet, me se fundi, jane fare “pa breke”, si pasoje nuk ka asnje pengese per ta fituar me gjyq te drejten per demshperblim me vendim gjykate.
Perse vazhdohet te demshperblejne qeverite “demokratike” pa asnje vendim gjykate ?!
Ne rast se ndeshkimi i personit eshte bere konform ligjeve, a eshte e drejte te demshperblehet per denimin e merituar ?
Po shperblimin e familjareve te tyre me cfare ligji e ben ?
Cilin thes po perdor Qeveria per te demshperblyer financiarisht keta persona ?
Me cfare lekesh e ka mbushur ket thes zonja Qeveri ?
Ish te denuarit politik do te demshperblehen per 1) torturaren qe eshte kryer ndaj tyre, kur me kushtetute ndalohej
2 per punen e pa paguar ne nderim banesash e veprash industriale ,tharje kenetash,pune si skllav ne miniera , pa harruar dhe cfrytezimin e pronave te tyre prej diktatures komuniste ne dekada etj.
E ka mbushur thesin me leket e sateme kur dilte tek semafori
o sa budallenj që janë njerëzit.
1. shumica ishin të burgosur ordinerë por për ti shpëtuar burgut të ordinerëve shkonin tek ai politik që të mos punonin aq shum dhe të bënin çik më shum vite.këtë e ka thën dhe zef pllumi
2.
ata pleq kan vdek gjysma dhe të tjerët janë me një këmbë në varr.
pse tu japësh lek fëmijëve të tyre që kanë lindur në demotakërcita?
3.
ca nga këta janë dënuar me faj plot.
plus që janë dënuar me ligj dhe me gjyq.
pavarësisht se sju pëlqen ligji i agjitpropit prapseprap ligj është dhe ai. ndaj shumica është burgosur dhe dënuar me plot drejtësi.
4.
kto lek për të.përndjekurit jan lekt e mia.
pse duhet të paguaj un për vuajtjet e tjetrit.
le të hapin organizatë kta dhe kush mendon që duhet të dhurojë për kta të përndjekur derën e ka të hapur
sigurisht rita = intelektuali do e kundërshtonte këtë por nqs do ishte kshu siç thosha un as 5leklshin sdo e kishet dhën intelektuali alias fatos lubonja
5
shumica e ktyre lekëve kan ikur për raki dhe kurva dhe gjysma sa gjetën mundësin ikën
emigruan
Pikpyetje mbete o mbetje e spermatozoides se diktatures komuniste e mbarsur ne divanet e zyrave te saj.Po, po te atij vampirizmi qe persekutoje e vrau mijra inteletuale vetem per lirin e fjales, sa shqeu dhe shoket e luftes e te punes dhe nuk u ngop me gjithe te mirat e kohes.
Ish te denuarve politik jo vetem qe ju takon demshperblimi per punen e pa paguar,pronat e cfrytezuara, por dhe per torturat anti njerezore qe provuan ne hetuesi, burgje e kampet e punes e te interminit, ku prej trajtimit si skllav humben jeten dhjetra ish te denuar politik.