Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratojmë ligje, por kush do t’i zbatojë? Shqipëria përshpejton drejt BE, sfida kalon te kapacitetet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Miratojmë ligje, por kush do t’i zbatojë? Shqipëria përshpejton drejt BE, sfida kalon te kapacitetet
Politike

Miratojmë ligje, por kush do t’i zbatojë? Shqipëria përshpejton drejt BE, sfida kalon te kapacitetet

Published: May 14, 2026
Shpërndaje

Shqipëria po përshpejton procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke hapur të gjithë grupkapitujt në një afat të shpejtë dhe duke avancuar me një volum të lartë reformash ligjore në letër.

Por vetë raporti i Këshillit të Ministrave, për procesin e negociatave 2025–2026, tregon se sfida kryesore nuk është më miratimi i ligjeve, por aftësia për t’i zbatuar ato në praktikë.

“Gjatë vitit 2025 janë miratuar dhe është punuar me prioritet për Planet e Integritetit në lidhje me sektorët me potencial për risk,” thuhet në raport, ndërsa theksohet se për fusha si shëndetësia dhe prokurimet publike “po kryhet vlerësimi i riskut dhe po hartohen planet përkatëse të integritetit”.

- Publicitet -

Në këtë kontekst duket se faza ku ndodhemi aktualisht është ajo e ndërtimit të instrumenteve bazë të zbatimit. Edhe në digjitalizim, raporti flet për sisteme që “po zhvillohen” dhe procese që “po operacionalizohen”, veçanërisht në drejtësi dhe prokurori, ku ICMIS dhe sistemet e reja të menaxhimit të çështjeve janë ende në implementim të pjesshëm.

Ky hendek mes ligjit dhe zbatimit që nuk është hera e parë që bie në sy bëhet edhe më i dukshëm kur shihen angazhimet për aksesueshmërinë, konfliktin e interesit dhe transparencën e financimeve politike, ku shumë reforma janë ende në fazë konsultimi apo përgatitjeje për miratim. Shqipëria duket se po ecën mirë me rregullat në letër por zbatimi mbetet i copëzuar në terren.

Ndërkohë, barra e reformave të ardhshme po rritet ndjeshëm. Vetëm për grupkapitujt negociues, BE ka përcaktuar dhjetëra kushte mbyllëse që shtrihen në pothuaj çdo sektor ekonomik dhe institucional, nga konkurrueshmëria te energjia dhe bujqësia. Sipas raportit, “përmbushja e piketave mbyllëse përbën kushtin thelbësor për mbylljen e negociatave për kapitujt përkatës”.

Thënë shkurt kostot që shtrihen para për të qenë në përputhje do të jenë shumë më të larta se deri më sot. Raporti nuk jep një vlerësim të plotë të kësaj barre, duke lënë të hapur pyetjen nëse administrata dhe ekonomia mund ta kapin dhe amortizojnë këtë ritëm reformash pa krijuar bllokime në zbatim?

Një nga fushat ku ky hendek bëhet i dukshëm është prona. Sipas raportit, regjistrimi i parë i pasurive mbulon ende vetëm 91.5% të territorit, ndërsa objektivi final parashikohet për vitin 2027. Paralelisht, vazhdon procesi masiv i legalizimeve, me mbi 291,000 tituj pronësie të lëshuara.

Edhe lufta kundër korrupsionit, një nga shtyllat kryesore të negociatave me BE-në, paraqet një panoramë të përzier. Në vitin 2025 raportohen 74 hetime për krimin e organizuar, 18 aktakuza dhe 61 vendime të formës së prerë. Por në segmentin më të ndjeshëm korrupsioni i nivelit të lartë shifrat mbeten të kufizuara, me vetëm 6 hetime dhe 5 dënime përfundimtare.

Një tjetër sektor në analizë mbetet drejtësia, ku pavarësisht reformave, sistemi vazhdon të përballet me një stok të konsiderueshëm çështjesh. Në fund të vitit 2024, numri i çështjeve të prapambetura ishte 137,101, ndërsa vetëm Gjykata e Lartë mbante mbi 14,000 dosje të pashqyrtuara deri në fund të 2025.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?