Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mirë kriminelët, po me injorantët në Parlament si i bëhet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mirë kriminelët, po me injorantët në Parlament si i bëhet?
AnalizaVargje

Mirë kriminelët, po me injorantët në Parlament si i bëhet?

Published: September 9, 2022
Shpërndaje

 

Nga Arben Duka

1957-2021

- Publicitet -

Deputetët me probleme,
në Kuvend të Shqipërisë,
i përkasin pak a shumë,
kohës së Demokracisë!

Përdor shprehjen: “Pak a shumë”,
jo si shenjë eufemizmi,
se listën e kryeson,
një që vjen nga komunizmi!

Ndaj i them Prokurorisë:
“Ti ca pun’ tani bitise,
por për hir të drejtësisë,
nga Berisha pse s’e nise?!”

Përpara xhaxha Saliut,
quhet engjëll shoku Tomë,
mbasi krimet e Saliut,
tash janë kthyer në aksiomë!

E dimë të gjithë se aksioma,
pranohet pa vërtetim,
Saliu është kriminel,
ka apo nuk ka gjykim!

Kemi shkruar e stërshkruar,
për ato krime qysh herët,
një i vetëm dhe ka bërë,
sa njëqind e ca të tjerët!

Sa njëqind e ca të tjerët,
biles shumë edhe më shumë,
po drejtësia për Salën,
njëzet vjet ka fjetur gjumë!

Ngado që ta kthesh katranin,
krejt me njolla gjaku më del,
do gjykohet-a s’gjykohet,
ai mbetet kriminel!

Për dekriminalizimin,
sot të gjithë dalin garantë,
por nuk e di si do bëhet,
për tufën me injorantë?!

Kam informacion të saktë,
asnjëherë nuk ja fus kot,
në Kuvend-ka deputetë,
që as emrin s’shkruajnë dot!

Që as emrin s’shkruajnë dot,
numërojnë veç paranë,
që kanë blerë nga një diplomë,
po filloren nuk e kanë!

Kuvendi mund të pastrohet,
nga shumë krime të mëdha,
po injoranca s’do preket,
dhe kjo është një hata!

Ne nuk jemi kritizerë,
kot më kot nuk hedhim gurë,
ka mbi dyzet deputetë,
në katër vjet s’flasin kurrë!

Njoh disa ndaj dhe llafos,
që janë fare karabush,
hyjnë shul e dalin lloz,
dhe për be s’i njeh askush!

S’duhet të na imponojnë,
si në vitet që kanë shkuar,
që majmunët me dy këmbë,
të mos shkojmë për t’i votuar!

Duhet një vullnet i mirë,
nga dy anët e balancës,
që në zgjedhjet që do vijnë,
t’i vihet fre injorancës!

Gjithmonë e kam shpalosur,
pa droje mendimin tim:
“Injoranca në pushtet,
është për vendin një mallkim!”

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Molla e dijes says:
    September 9, 2022 at 10:07 pm

    VAFFANCULO

    Il paese si sta spopolando,
    il politico e molto felice,
    e ci dicono solo cazzate,
    ma il popolo cosa dice?

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    portatore di brutte notizie.
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    senza lavoro e senza amicizie.

    Gli affitti sono ormai alle stelle,
    nostre tasche stano piangendo,
    i politici bastardi ci prendono in giro,
    nessuno dalla fame sta morendo!

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    non abbiamo casa e non frega a nessuno,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    non consumare energia resta a digiuno.

    Prima hanno tolto le scommesse,
    non sprecate soldi e non peccate,
    adesso c’e’ il ritorno della “pazzia”,
    e si ricomincia con le cazzate!

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questo governo di ladroni,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questa politica di cialtroni.

    In trent’anni solo bugie,
    il progresso della minchia,
    in piazza non protestare,
    la polizia ti imprigiona e ti picchia.

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questo bordello di pagliacci,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    dobbiamo mandarli via a calci.

    Perche studi che ti fa male,
    meglio un lavoro dove prendi la mancia,
    perche non restare ignorante,
    vivi bene di mente, cuore e di pancia.

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    sei un dottore e non hai un lavoro.
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    Il militante ha il posto d’oro.

    Il popolo vive di speranza,
    di cazzate non ha mai abbastanza,
    il politico vende sempre sogni,
    a fanculo il popolo e i suoi bisogni.

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    ma che cosa vogliamo di piu?
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    stiamo andando sempre piu giù!

    Questa povertà forse ci sta bene,
    dobbiamo pagare le nostre pene.
    Ma perche sopportare un dittatore,
    un ladro di merda che non ha un cuore?

    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    questo bordello di pagliacci,
    Vaffanculo va, vaffanculo va,
    dobbiamo mandarli via a calci.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?