Para 25 vjetëve, në vitin 1999, Kryesia e Shoqatës Atdhetare “Labëria” (atëhere nuk quhej “Nderi i Kombit”), anëtar i së cilës isha edhe unë, vendosi të bëjë një sesion përkujtimor, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së shkencëtarit dhe patriotit të madh, mjekut veteriner, doktor Bilal Golemit. Ai kishte lindur me 9 shkurt 1899.
Për këtë qëllim, nga kryesia e shoqatës, u ngarkova unë të përgatisja tre kumtesa, njërën prej të cilave e lexova unë dhe e botova. Atë po e ve në dispozicionin tuaj, për ta ribotuar, me dëshirën e mirë.
Ditët e fundit, në rrjetet sociale, kam lexuar disa komente për shkencëtarin e madh Bilal Golemi, ndonjëra prej të cilave me qëllimin e mirë, kurse ndonjëra me natyrë dashakeqe dhe nihiliste. Përshembull: në njërën shkruhet: “se doktor Golemi u arrestua nga Zogu dhe u dënua me vdekje, por pas protestave të mëdha, ai u detyrua t’ja ulte masën e dënimit dhe e dëboi nga Shqipëria”. Kurse tjetra shkruan: “Po të qe Enver Hoxha, do ta kishte varur me kokë poshtë….(dmth se sistemi socialist qe kundër shkencës, dhe i persekutonte shkencëtarët e mëdhenj.
Doktor Bilali u lind me 9 shkurt të vitit 1899, u kthye në Atdhe 29 vjet më vonë, me 1 mars 1928, u arrestua 4 vjet e gjysëm më vonë, me 8 gusht 1932 dhe u dënua me burgim të përjetshëm me 16 shtator 1932. U lirua me 13 shtator 1935 dhe po atë vit (me 1935), u emigrua nga Shqipëria.
Pra, brenda një harku kohor prej vetëm 4 vjet e gjysëm, në kushte shumë të vështira, ka bërë një punë kolosale (shih shkrimin), hodhi bazat e një shkence moderne veterinare (data 1 mars 1928 ka hyrë në histori si dita e veterinarisë), pune që vetëm një kolos si Bilal Golemi mund ta bënte.
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, Institutit të Kërkimeve Veterinare, ju vu emri “Instituti Bilal Golemi”.
Regjimi që lamë pas, ëndrrat e Bilal Golemit i bëri realitet duke i shumëfishuar ato. Por sot, ky kolos u harrua. Pas përmbysjes së sistemeve, shërbimi veterinar dhe zooteknik ka pësuar një rënie drastike; për shkencëtarët shqiptarë të blegtorisë, shtetit nuk i ka shkuar ndër mend të reagojë, të marrë mendimet e tyre, t’i aktivizojë. Madje, “Instituti Bilal Golemi”, ka një emër me shumë iniciale (ISUV). Bota nuk ju’a ndërron emrat sipas dëshirës (psh HARVARD), por ju shton detyrat sipas nevojës.
Mirë me stadiumin “QEMAL STAFA” që i ndryshoi emrin qeveria, se heroi qe komunist, po me të famshmin Bilal Golemi, ç’pati? Përse ISUV te mos mbajë emrin e Bilalit…(Emri “BILAL GOLEMI”, mund të zëvëndësojë me sukses cdo gërmë tjetër).
Pikërisht, ditët e fundit që u përmend emri i Bilal Golemit, ndërruan jetë dy shkencëtarë të dëgjuar veterinerë, që deri në fund të jetës kanë dhënë ndihmën e tyre pa asnjë shpërblim. Këta qenë profesori KRISTAQ BERXOLLI, virolog, dhe Doktor, profesor Emanuel Heba, “babai i tuberkulinës shqiptare”, (për të cilën u specializua në Paris dhe Kine).
Mendoj, se ribotimi i shkrimit do të shërbejë edhe si nderim “post mortum” për ish specialistët e blegtorisë që nuk jetojnë më, por edhe një respekt për ata që kanë fatin që jetojnë akoma.
Me shumë respekt
Qemal Poçi
Aktiviteti i Dr.Bilal Golemit në Shqipëri
Veprimtaria e Dr. Bilal Golemit në Shqipëri përfshin periudhen 1 Mars 1928, kur u kthye në Atdhe, deri me 8 Gusht 1932, kur u arrestua nga Qeveria e Zogut, e më vonë, me 16 Shtator, u dënua me burgim te përjetshëm. Pra kjo veprimtari përfshin një periudhë prej rreth katër vjet e gjysmë.
Doktor Bilali prej natyre dhe nga përgatitja kulturale ishte shume i gjerë dhe një tip poliedrik. Veç të tjerave, ketë e ndihmonte edhe përgatitja e gjithanshme teknikoprofesionale dhe shkencore e tij jashtë shtetit.
Pasi mbaroi shkollën e larte Ushtarake të Veterinarisë ne vitin 1920, ai punoi në Turqi si mjek veterinar ushtarak me gradën Kapiten. Me vonë u specializua për mikrobiologji në Gjermani e pastaj në Francë, në Institutin e mirënjohur “Paster”. Krahas specializimit këtu, u regjistrua dhe ndoqi rregullisht Shkollën e Lartë të Veterinarisë te Alfordit, ku mbrojti dhe doktoratën.
Në Shqipëri, Dr. Bilali punoi pa ndërprerje në shumë sektorë me aspekte organizative, zooekonomike, veterinare e shkencore.
Në mënyrë të përmbledhur mund te themi se gjatë periudhës 4 vjeçare, duke qene edhe drejtori i veterinarisë pranë Ministrisë së Ekonomisë, si dhe drejtori i parë i Laboratorit Bakteriologjik Veterinar, ai vendosi bazat fillestare për kontrollin sanitar të mishit, kontrollin mbi importin dhe eksportin e kafshëve të produkteve me origjinë shtazore, u kujdes për ngritjen e klinikës së parë veterinare, laboratorit të parë bakteriologjik në vendin tonë.
Në përgjithësi aktiviteti tekniko-organizativ i Dr. Golemit në Shqipëri u shfaq në tre sektorë: në sektorin e zooteknisë, në sektorin e veterinarisë dhe në krijimin e Laboratorit Bakteriologjik Veterinar dhe aktivitetin e gjithanshëm në të.
Aktiviteti në sektorin e zooteknisë
Detyra kryesore e Dr. Bilalit në lëmin e zooteknisë qe njohja me blegtorinë e vendit tone dhe organizimin e saj në kushte sa më bashkëkohore. Për këtë qellim ai ndërmori mjaft udhëtime në zona, rrethe e krahina të vendit, krijoi lidhje të shumta jo vetëm me ata pak specialistë të blegtorisë, por sidomos me blegtorë të thjeshtë, organizoi konkurse blegtorie nëpër rrethe të ndryshme, studioi përbërjen racore nëpër rrethet ku shkonte dhe ju jepte këshillat përkatëse blegtoreve për përmirësimin e gjendjes së blegtorisë.
Pasi u njoh në përgjithësi me gjendjen e blegtorisë te vendit, më 18 Dhjetor 1929 ai formuloi një ankete të përberë nga 26 pika për problemet e zooveterinerëve te vendit, për problemet e mbarështimit të kafshëve dhe ato zooekonomike.
Një vëmendje te veçante i kushtoi Dr. Bilali përhapjes së kulturës zooveterinare në masat e gjera të blegtorëve. Ne vitet 1929-1931 ai organizoi kurse për infermiere veterinarë dhe industrinë e bulmetit, u interesua për ngritjen e stacionit të parë zooteknik në Selenicë të Vlorës, e më vonë të Stacionit Zooteknik në Xhafzotaj, të stacionit për industrializimin e bulmetrave në Kavajë, prej nga dolën 31 kursantë të diplomuar. Stacioni i industrializimit të bulmetrave në Kavaje, si një degë e re pranë grupit bujqësor të Kavajës, mori emrin “Shoqëria Blegtoria”. Më vonë një shoqëri e tille, me emrin “Delja”, u ngrit në Sarandë dhe Gjirokastër.
Shoqëritë blegtorale kishin si qëllim të luftonin për realizimin e 10 pikësynimeve të shtruara nga Dr. Bilali për përmirësimin e blegtorisë në këto zona si: lufta kundër sëmundjeve ngjitëse të kafshëve, përmirësimi i racave të bagëtive, mbajtja e tufave të dhenve të seleksionuara, përmirësimi i bazës ushqimore të kafshëve, zbatimi i teknikes së re për përmirësimin e djathit, hapja e stacioneve të vogla analoge në fshatra të përshtatshme etj.
Duke patur parasysh se në atë kohe eksporti i produkteve blegtorale të vendit tonë përbente 2/3 e të gjitha eksporteve të vendit, Dr. Bilali luftoi për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së prodhimeve blegtorale. Ai propozoi një konvente veterinare, sipas së cilës të vendosej një shërbim sanitaro-veterinar për eksportet tona, që ishte në nivelet e përparuara.
Dr. Bilali ndihmoi për organizimin dhe zhvillimin e shkollave bujqësore në Tirane, Kavajë dhe Lushnje. Krahas kompletimit të tyre me bazë materiale, në fund të vitit 1930 dhe fillimit të vitit 1931 ai solli nga jashtë një sasi të kufizuar kafshësh race për këto shkolla: kuaj, gjedhe, lepuj e shpendë.
Për përhapjen e njohurive zooteknike moderne, një rol të veçantë kanë luajtur botimet e shumta të tij ne revistën “Bujqësia” në vitet 1929-1930-1931 e deri sa hyri në burg. Në këtë revistë ai shkroi artikujt për përmirësimin racor të deles, për kalin e gjedhin, për pulat, rosat e patat, për lepujt dhe peshqit etj.
Qysh në atë kohe ai ëndërronte dhe shkruante për ndërzimin artificial të kafshëve, gjë që në vendin tonë u be realitet shumë vonë, në vitin 1955.
Dr. Bilali mori pjesë në Kongresin Veterinar në Angli dhe në ekspozitën e madhe të Milanos në Itali, ku veç të tjerave, ai organizoi (pati) dhe mjaft takime me personalitete zooveterinare e shkencore të vendeve të ndryshme. Në ekspozitën e Milanos ai vlerësoi racat e kuajve Haflinger dhe Avelinger dhe i propozoi ato për përmirësimin racor të kuajve në viset e larta të qarkut të Korçës në vitin 1930.
Në zhvillimin e zooteknisë, pikën kulminante e formonte programi i përgatitur nga Dr. Bilal Golemi “Për zhvillimin e zooteknisë shqiptare”. Ky është një dokument themelor në zhvillimin historik të zooteknisë shqiptare. Ky program, qysh në vitin 1928-1929 përmblidhte të gjitha problemet me rendësi të zooteknisë, si: seleksionimin dhe kryqëzimin e kafshëve, organizimin dhe çeljen e ekspozitave dhe konkurseve të zooteknisë, importimin e damazëve, ngritjen e strehimeve për blegtorinë etj. Pikërisht në ketë periudhe, me ato pak fonde që i siguronte me vështirësi, Dr.Bilali importoi 3 hamshorë te racës lipican, 3 dema mantofan dhe 18 dele e desh merinos e cigaja, të cilët shërbyen për përmirësimin racor të kafshëve pranë stacioneve zooteknike.
Aktiviteti në sektorin e veterinarisë
Para vitit 1928 në të gjithë vendin ishin përhapur shumë sëmundje infektive dhe parazitare, mjaft prej të cilave të përbashkëta për njerëz dhe kafshe. Mungonin masat për parandalimin dhe mjekimin e tyre.
Dr. Bilali, duke qenë në krye të veterinarisë dhe zooteknisë të vendit, ju përvesh një pune shumë të vështire tekniko-organizative dhe brenda një kohe të shkurtër mundi të zotëroje në përgjithësi gjendjen.
Dr. Bilali, si drejtor i veterinarisë zooteknisë pranë Ministrisë së Ekonomisë, si drejtor i Laboratorit Bakteriologjik Veterinar, punoi me dëshire të madhe dhe arriti suksese. Përsa i përket shërbimit veterinar, ai kërkonte në radhë të parë zbatimin e profilaksisë, që është baza e shërbimit veterinar modern. Duke patur gjithë këto funksione, ai gjente kohë dhe shkonte jashtë orarit në klinikën për mbrojtjen e kafshëve dhe mjekonte me sukses kafshët e sëmura që ishin atje. Në ketë mënyre, megjithëse Dr. Bilali ishte veteriner i specializuar në mikrobiologji, ai gjatë kohës që punoi në Atdhe, e paraqiti veten si zooteknik dhe veteriner organizator, si mjek klinicist dhe bakteriolog.
Qysh në fillim Dr. Bilali përshtati një seri ligjesh për organizimin e shërbimit veterinar, për kontrollin e thertoreve, për kontrollin veterinar në pikat doganore etj. si dhe një sërë rregulloresh për zbatimin e zoohigjienës.
Më 23 Mars 1928 doli për herë të parë “Ligji mbi shërbimin veterinar”, i hartuar prej Dr. Bilal Golemit sipas kushteve të vendit; ky ligj formonte bazën fillestare të hyrjes së profilaksisë të mjekësisë veterinare dhe të shkencës veterinare në Shqipëri. Veç të tjerave, ky ligj parashikonte krijimin pranë bashkive të çdo prefekture të shërbimit të rregullt veterinar, krijimin e thertoreve, mbrojtjen e vendit nga sëmundjet e reja të rrezikshme që deri në atë kohe nuk kishin hyrë në vendin tonë etj. Ligji i jepte një rendësi të veçante shtimit rigoroz të kontrollit shtetëror në doganat, kur importoheshin dhe eksportoheshin kafshë dhe prodhime me origjinë shtazore.
Duhet të theksojmë së te gjitha këto detyra që shtronte “Ligji mbi shërbimin veterinar” i vitit 1928 janë aktuale edhe sot mbas 71 vjetësh për vendin tonë.
Në rregulloret e reja parashikohej funksionimi i të gjitha tregjeve dhe panaireve të kafshëve në prefekturë, i punishteve që merreshin me përpunimin e produkteve blegtorale dhe parashikoheshin sanksione për kundërvajtësit.
Me përpjekjet e Dr. Bilalit në shkurt të vitit 1929 u legalizua dhënia falas e vaksinave për kafshët e sëmura dhe të bëheshin mjekimet në klinikat veterinare. Pikërisht në vitin 1929 u hap në Tiranë për te parën herë klinika (dispanseria) veterinare, në të cilën deri në fund të vitit u kuruan 199 kafshë. Po ashtu në vitin 1929 filloi për herë të parë në Tirane, vaksinimi kundra plasjes dhe u bë zakon denoncimi i sëmundjeve infektive dhe parazitare. Ne dhjetor të vitit 1929, me anën e qarkoreve u informuan pronarët e bagëtive për demet që shkaktojnë sëmundje të tilla si plasja, lija e dhenve dhe flama e dhive, tërbimi, tuberkuloza, bruceloza e shumë sëmundje të tjera. Në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor u propagandua rreziku që paraqesin disa sëmundje të kafshëve për njerëzit, si: plasja, bruceloza, tuberkuloza, tërbimi, morva etj.
Në saje të interesimit direkt te Dr. Bilalit dhe zbatimit te Ligjit mbi shërbimin veterinar, gjatë periudhës 4 vjeçare (1929-1932) janë diktuar dhe luftuar 27 sëmundje infektive dhe parazitare dhe janë kryer në mënyrë të kufizuar në krahasim me periudhën e sotme vaksinime preventive kundër sëmundjeve të ndryshme. Gjate kësaj periudhe në terren kanë ngordhur 38.298 kafshë të ndryshme. Këto humbje do të ishin akoma më të mëdha sikur të mos kishte filluar vaksinimi kundër plasjes.
Është llogaritur se vetëm dëmi i shkaktuar nga plasja e kapërcente dyfishin e fondit të caktuar për kufizimin e të gjitha sëmundjeve ngjitëse në Shqipëri.
Por kulmin e sukseseve të tij Dr. Golemi e arriti në sektorin e mikrobiologjisë, kur në Gusht të vitit 1928 me iniciativën e tij u krijua në Shqipëri i pari laborator bakteriologjik veterinar me drejtor Bilal Golemin.
Krijimi i Laboratorit Bakteriologjik Veterinar
Shërbimi veterinar, si tashti edhe ne atë periudhë nuk mund të bënte dhe të bëjë hapa para, pa patur një qendër shkencore, pa patur një institucion (qoftë ky edhe një laborator i thjeshtë) që ta ndihmojë dhe ta orientojë atë se çfarë po ndodh në blegtorinë e atij vendi, se cilat janë sëmundjet që shqetësojnë atë dhe si duhen luftuar e parandaluar ato. Nisur nga ky parim qe Dr. Bilali e njihte mirë, ai i vuri vetes detyrë që të krijonte një laborator të thjeshtë, i cili më vonë do të ngrihej në nivel të një instituti, në nivel të një qendre reference siç është sot.
Për mungese fondesh financiare, Dr. Bilali e pati te vështire të ngrinte qysh në fillim laboratorin bakteriologjik veterinar në Tiranë. Prandaj ai propozoi që Laboratori Bakteriologjik human i shtetit që ishte në Durrës, të vendosej në Tiranë. Ne ketë mënyre ai mund te bashkëpunonte në fillim me ketë laborator pa qenë nevoja te krijohej menjëherë një laborator veterinar me shpenzimet të veçanta. Dhe kështu u bë. Vetëm pas ardhjes së Laboratorit Shtetëror Bakteriologjik Human në Tiranë nga Durrësi, në muajin Gusht 1928 u krijua Laboratori i parë bakteriologjik në Shqipëri me drejtor Bilal Golemin. Ky qe pararendësi i Institutit te Kërkimeve Veterinare, i cili vitin e kaluar kremtoi 70 vjetorin e themelimit te tij. Me ketë rast atij ju dha emri i shkencëtarit të madh të veterinarisë shqiptare: “Instituti Dr. Bilal Golemi”.
Në fillim të dy laboratorët, human dhe veterinar, ndodheshin në një ndërtese të vetme në rrugën e Kavajës. Forca dhe dinjiteti i laboratorit bakteriologjik në atë kohë nuk qëndronte ne pajisjet shume të varfra që kishte, por në zotësinë, seriozitetin dhe pasionin e madh te Dr. Bilalit. Pajisjet kryesore të laboratorit qenë një mikroskop, një termostat dhe një autokllav që punonin me vajguri, dy dollape me akull që e sillnin nga Shëngjergji në vend të frigoriferit, si dhe disa qelqurina e reagente. Por krenaria e Dr. Bilalit në ketë laborator modest, padyshim qe biblioteka e tij e pasur me libra të shumta.
Prapa godinës, në oborr, ishin vendosur disa kafaze me kafshë eksperimentale: lepuj, kavie, pula dhe pëllumba. Deri ne vitin 1930, laboratori i pare veterinar ka patur 3 punonjës (drejtori Dr. Bilali, një teknik dhe një punëtor laboratori. Po te kthehemi 71 vjet prapa dhe të shikojmë birin e këtij laboratori të Dr. Bilalit, do të shikojmë Institutin e Kërkimeve Veterinare që mban emrin e Dr. Bilal Golemit me disa ndërtesa 2-5 kateshe, me një bazë të fuqishme materialo-teknike bashkëkohore, me një vivarium me të gjitha llojet e kafshëve eksperimentale.
Sot Instituti ka një kolektiv prej 107 vete; 25 prej tyre janë specialiste te larte, nga te cilët 10 vete (40%) janë me tituj dhe grada shkencore.
Me ketë kolektiv dhe bazë materiale, Instituti i Kërkimeve Veterinare është plotësisht në gjendje të kryej detyrat e kohës dhe të jete një qendër reference për të gjithë vendin. Në mbështetje të këtij Instituti dhe në ndihmë të blegtorisë funksionojnë laboratorët e veterinarisë te rretheve, të pajisur edhe ata me personelin dhe bazën e nevojshme materiale. Po ashtu, me ndihmë të blegtorisë funksionon sot Instituti i Kërkimeve Zooteknike në Tiranë me stacionet e veta nëpër rrethe.
Në përpjekjet e tij Dr. Bilali siguroi fondet për ndërtimin e një laboratori modern veterinar, i cili filloi të ndërtohej pranë bllokut të spitalit civil në Tiranë. Kjo godinë plotësonte relativisht nevojat e kohës.
Por për fat te keq, nuk qe e thënë që Dr. Bilali të punonte në ketë laborator, pasi u arrestua dhe u burgos. Koha e pruri që, duke qenë i shtruar në spitalin e burgut (atë e mundonte astma qysh në fëmijëri), ta shikonte herë pas here ketë ndërtese me nostalgji nga dritaret e spitalit të burgut.
Në laboratorin veterinar Dr. Bilali zhvilloi një aktivitet të gjithanshëm. Atje mblidheshin koleget për t’u njohur nga afër me sëmundjet infektive e parazitare dhe për të bërë diagnozën e tyre; këtu bëheshin ekzaminime mikroskopike dhe autopsi të kafshëve të ngordhura, kryheshin eksperimente në trupin e kafshëve, prodhoheshin terene kulturale për diagnozën bakteriologjike të sëmundjeve etj. Laboratori mbante lidhje të vazhdueshme me bazën, nga ku dërgohej materiali patologjik me sa më shumë të dhëna që preokuponin shëndetin e kafshëve.
Në laboratorin e Dr. Bilalit janë diagnostikuar mjaft sëmundje të ndryshme si plasja, lija dhe bradzoti i deleve, flama e dhive, tuberkulozi i gjedhit, tërbimi, butri, durina e kuajve e mjaft sëmundje infektive e parazitare të kafshëve.
Pasi sqaroi situatën veterinare në vend dhe evidentoi sëmundjet kryesore që shqetësojnë blegtorinë, Dr. Bilali vazhdoi me këmbëngulje punën në laborator për përgatitjen e disa biopreparateve që i nevojiteshin vendit për luftimin e sëmundjeve me dëmprurëse të kafshëve. Kështu, në laborator ai përgatiti vaksinat kundra plasjes, butrit të kuajve, të këmbëzezës në gjedhe, të kolerës dhe tifos së shpendëve, të lisë së dhenve etj. Po ashtu ai punoi për prodhimin e maleines dhe tuberkulines, mjete këto për diagnostikimin e morves (maleusit) të kuajve dhe tuberkulozit në gjedhe.
Sikurse shihet, Dr. Bilali brenda një periudhe shumë të shkurtër, për pak më shume se 4 vjet në Shqipëri, kreu një volum të madh pune në drejtim të zooteknisë dhe veterinarisë me karakter organizativ, teknik dhe shkencor, pune qe do ja kishte zili çdo specialist i blegtorisë. Ai si njeri i ndërgjegjshëm dhe përparimtar, i palodhur në pune dhe i shquar me specialistet e tij, punoi deri në fund me guxim e vendosmëri dhe i dha shërbimit veterinar vepra që dallohen për origjinalitet, përpikmëri dhe seriozitet.
Por e gjithë kjo veprimtari e tij u ndërpre në kulmin e aftësive të tij, të vullnetit dhe të angazhimit, pasi në Gusht të vitit 1932 ai u arrestua dhe në 16 Shtator u dënua me burgim të përjetshëm. Edhe kur u lirua nga burgu në 3 Shtator 1935 në saje të presionit dhe protestave të brendshme dhe të jashtme, megjithë kërkesat e vazhdueshme, atij nuk ju dha punë në Atdheun e tij, për të cilin Dr. Bilali punoi dhe ëndërroi kaq shumë, por u detyrua të emigrojë në vitin 1935. Atje, në dhe të huaj, aktiviteti i tij shkencor shkëlqeu me një forcë të veçantë.
Duke kujtuar 100 vjetorin e lindjes së Dr. Bilal Golemit, duhet te bëjmë një apel për brezin e ri. Dr. Bilali braktisi të ardhmen e tij shkencore, ofiqet, komoditetet, jetën mondane, rrethet shkencore dhe intelektuale në Paris dhe u kthye në Atdheun e tij të varfër dhe me halle në vitin 1928 për t’i shërbyer sadopak vendit të vet. Megjithëse i sëmure dhe me pengesa e mungesa të mëdha, ai luftoi me të gjitha forcat dhe dha kontributin e tij të çmuar për përparimin e shërbimit veterinar dhe zooteknik.
Mendojmë se figura e Dr. Bilalit dhe vepra e tij duhet te shërbejnë si frymëzim për specialistët tanë te rinj, si dhe një thirrje për ata që janë larguar nga Shqipëria që të kthehen në Atdhe dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e Shqipërisë Demokratike.
Ne, bashkatdhetarët dhe bashkëpatriotet e Dr. Bilal Golemit, kemi të drejtë të krenohemi me ketë figurë të shquar sa patriot aq edhe shkencëtar.
Dr. Qemal Poçi
Botuar në rubrikën “Letër Kryeredaktorit”
z.Dilaver Poci ka qene nje ushtarak me dinjitet.Nuk u perkul ndaj denimeve te padrejta te Enverit dhe larove te tij,
Politika është si sëmundjet e tjera të pashërueshme! E keni vënë re se edhe kur një veprim është i drejtë, politika e deformon sipas qëllimeve të momentit! Ata nuk kanë një bosht, as patriotik, as dinjitos, as ideollogjik, as intelektual, etj., por vetëm interesa vetjake që të sundojnë dhe pasurohen. Këta janë politikanët perversë që erdhën pas vitit 1990, që i bënë shumë dëm Shqipërisë.
Respekt per autorin e shkrimit Zotin Poçi dhe per Gazeten Dita qe boton keto te verteta.
Me interes ky rrëfim por cudi që jeta e tij fillon pas 29 viteve ,me kthimin në Shqipëri .Ku ka lindur , mësimet e para ku i ka zhvilluar ? Përmenden Turqia Franca dhe Gjermania .Në cilin shtet duhet të hamendësojmë se ka lindur ? Një biografi gjysmake shkruhet , mungon dhe data e largimit nga kjo botë . Më të saktë ju lutem !
Nje shkrim prej patrioti dhe atedhetari…Bota edhe kur nuk i ka heronjet i sajon..Ne i kemi dhe nuk i vlersojme! Mirnjohje per ju dr.Qemal Poçi!
Njerezimi ka me mijera vite, te pakten te rregjistruara ne Histori, qe mbareshton Blegtorine, Kafshet dhe bimet Dhe kjo e ka ushqyer njerezimin ne Dimer e ne Vere, per mijera vite. Nuk besoj se kjo ndryshoi ndonje gje ne kete zhvillim, kur Dr Bilali filloi te kerkonte Viruse e Bakterie te kafshet. Kjo me kujton mashtrimin e Gripit te shpendeve dhe lopen e cmendur te koheve tona. Por ka nje shpjegim kjo, me sa kuptoj une, Dhe shpjegimi vjen te thenia e fameshme e Henry Kissinger ne Klubin e Romes i cili ka thene : ” Control the food, control the people “. Kontrollo ushqimin, kontrollo njerezit. Shpjegimi eshte se ATA, duan qe te kontrollojne c’do gje mbi aspektin e mbijeteses njerezore, dhe kjo fillon nga gjeja me elementare qe eshte vete ushqimi. Se kush jane ATA, po ju a le ta gjeni vete.
Ushqimi nuk mbin vete ne raftet e supermarketit, por prodhohet nga fermeret te cilet punojne nate e dite tu ushqejne. Kur fermeret sulmohen e kufizohen me mashtrime virusesh dhe mashtrimet e ngrohjes Globale, rezultati eshte Uria. Dhe ATA kete duan, qe tu cojne te buka e gojes, e te pranoni c’do lloj Diktature qe duan tu servirin ne te ardhmen.
Me pak fjale qe ta mbyll, i gjithe ky shrimi siper, per mua eshte thjesht nje shkrim manipulativ dhe propagandistik i cili i sherben axhendes antinjerezore Globale, pavaresisht historise personale te Dr Bilalit, te cilen asnje nga ne nuk e di e as nuk mund ta verifikoj, sepse nuk kemi jetuar ne ate kohe. Thjesht, duhet te besojme qorrazi, se c’fare na serviret te Dita.
Kisha dicka ne lidhje me disa gazetare qe jane hapur te shitur! Genjejne,shpifin, E kane rezuar nderin dhe moralin aq poshte sa te vjen ndot per ata dhe te vjen shume keq qe ne kombin tend ndodhen njerez te tille! jane injoarnte dhe shiten shpejt! E kisha fjalen per Anton Abilekaj! Ky koqe gazetar i shitur vrapon ku e urdheron Saliu ne replike me Arian canin edhe ky njelloj i shitur nuk e di ndryshimin kur K/ministrja Meloni flet si e tille dhe kur flet ne Partine e saj si kryetare! A thua niveli i ketij Abilekaj eshtekaq poshte ? Mundet niveli varet kur Shitesh!
I panevojshem,i paarsyeshem krahasimi midis deshmorit Qemal Stafa dhe Bilalit specialistit te blegtorise ,
Ne qe nuk jemi marre me blegtori dhe bujqesi nuk e njohim zotin Bilal,as nuk dijme te jete bere objekt kritikash ne shtyp.Per here te pare e degjoj kete emer.Ndryshe per Qemal Stafen kemi degjuar qe ne cerdhe.Dita deshmoreve,5 Maji,shkolla,stadiumi,bulevadi,rruget muxeumet etj.
Ju zoti Qemal.promovojeni kete Bilalin,qe ta njohin brezi i ri,,psh vuri emrin ndonje Stacioni Zooteknik,,Le qe ku ka me stacion zooteknik,,Sot nuk ka as lope,.Vjen qumshti pluhur me maune nga Serbia,punojne keta Lufrat,Mirelat,Erzenat,,i vjen grafma shishes era kolinos.
Shkencave nuk behet vetem me intelligence artificiale dhe computers por dhe Duke nxjere dhe nderuar shkencetaret te cilet jane nderi i kombit dhe duhet te trajton ne menyre te vecanti si kur jane gjalle dhe ne pension dhe kur ndahet nga jeta . Vetem keshtu perparim dhe nderohet kombi yne.
Fajtin e kane bbejleri,agallari,.Ata kishin tufat me bageti,,Sidomos ata ballistat e Dukatit,qe mbanin tufat me dhi te egra ne Karaburun. Kur ka jetuar Bilali ne kohe te Turqise,Shqiperia kishte 3 miljon dhen e dhi,
Bejleri Agallari,Kulake reaksionare qe kishin tufa me mijra dhen e dhi ishin:Kulaku me i poshter i Peshkopise,qe kishte me shume dhen e dhi ishte i jati Haxhi Lleshit,.Kulaku me i poshter i Slloves ishte i jati Dali Ndreit,Elez Isuf Ndreu,Kulaku me i poshter i Pezas ishte Muslum peza,Kulaku me i poshter i Fushe Bardhes ishte xha Beqiri i jati Adil Carcanit, Edhe sheh Ismaili Corrushit nuk ishte pa gje,por i dorezoi shpejt i biri.
Qe te mos kulakezohesh populli shqiptar,,Enver Hoxha i dergoi tufat e bagetive te kulakeve ne Jugosllavi,,se ju duheshin briret per prodhime kreherash e ca kozmetika,..Jo per mishin,jo as per qumeshtin,as per leshin,.Vetem per briret.
Qe nga 1947 ngordhi populli ketushem maskara i vetes vet.
Sot i biri fshatarit,sa te kullose bagetite,i fut nje te kaluar nga mali ne Greqi,blen nje furgon rrangalle,dhe nxjerr nai lek me transport afganesh.
Në historinë e një populli ka vend për çdo njeri që kontribuon për çlirimin dhe përparimin e tij. Të tillë njerëz na bëjnë krenarë dhe ne nderohemi me to. Vlera e një kombi varet nga kontributi i tij në zhvillimin e gjithë sektorëve të çdo fushe nëpërmjet bijëve të tij intelektualë. Luftëtarët që dhanë jetën dhe intelektualët që e përparuan, janë nderi i kombit. Lavdi patriotëve dhe intelektualëve që punuan për vendin e tyre!