Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mirë me urën, po me filmat ç’kanë?…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Mirë me urën, po me filmat ç’kanë?…
Kulture

Mirë me urën, po me filmat ç’kanë?…

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

Thoma Goga

 

Lajmi u hap e mori dhen’. Do zhvillohet  një protestë të veçantë.  Personazhet e filmave me temë nga LANÇ dhe aktorët e tyre “shpërthyen” dyert e arkivit qendror e po mblidhen para kinostudios “Shqipëria e Re”.  Gjullurdi e madhe. Dhe kjo ndodhi  “Kur zbardhi një ditë”. I pari që kishte shkuar në shesh ishte xha Mihali. Rrinte ashtu i ulur këmbëkryq.

- Publicitet -

– Mirë me urën që e vidhisën, po me filmat ç’kanë?! Jo, po më thoni, me filmat ç’kanë, xhanëm. Ç’u bëjnë këto filma vallë?…

Kurse shofer Thomai, që ishte ngarkuar nga celula për të transportuar armë te partizanët, i maskonte ato nëpër thasët me miell. Rrugës mbledh edhe disa personazhe filmash. Një postbllok gjerman e urdhëron të marrë në makinë edhe Sulo ballistin.

– Për ku nxiton kështu, o babam? – pyet Sulua.

– Në protestë se duan të ndalojnë gjithë filmat që kemi lojtur ne.

– Kush do i ndalojë, more?

– Janë ca deputetë nga krahu yt, – ja kthen shofer Thomai.- Po zotrote për ku?

– Më pret Isa beu dhe Pinxho Kapella, tok me trimat e Selfo Qorrit. Do ja shtrojmë sot…

– E kanë në terezi ata. Po në protestë nuk do vish, të kundërshtosh ata palo deputetë?

–  Ata ja fusin pordhës kot. Rroga të mira kanë, vila edhe për fëmijët e tyre, edhe për dashnoret…- shton Sulua dhe nxjerr faqoren e rakisë. – Kjo e uruar është për luftë. Ktheje një herë, për flamur.

– Jo, jo se jam për rrugë.

– Ktheje o ktheje, se të gjithë për rrugë jemi. E di ç’ke ti, mbaje se më shpëtoi…

Shofer Thomai ndalon makinën sa zbret Sulo ballistin dhe niset me shpejtësi, duke e lënë “trimin” me brekë nëpër këmbë…Si bën pak rrugë, ndalon sërish për t’i hedhur ujë makinës. Kur në një degë rrapi shikon të varur me kokë poshtë Luftar Pajon dhe kumandarin e tij, Tosun beun.

– Po ju, ç’bëni këtu? Kush u ka varur?

– Na kanë varur se kemi luajtur filma me gjermano-ballistë, – hidhet Hasan Bregu.

– O po na zgjidh një herë, se m’u trazuan plaçkat e barkut,- thotë Luftari me zërin e mekur,- pastaj llafosemi.

Dhe shofer Thomai i ndihmon pa humbur kohë.

– O bobo, qyçet e këmbëve,- rënkon Luftari.- Ça është kjo hata kështu.

– Vetë e ke fajin,- qorton Tosun beu.- Doje të haje pula në film, tamam si ballistat.

– Po aman ‘re kumandar, ç’faj kemi ne?! Aty kemi qënë ballista “fallco”, se ishim në filma. Po ata ballistët orgjinalë nuk kishin faj fare?

Pastaj i hipën makinës  dhe shkuan në protestë. Sheshi po mbushej me shpejtësi. Mato Gruda erdhi me gjithë me top, Ibrahim Kovaçi, debatikasi simpatik Coli, nënë Pashakua me djemtë e saj, xha Jahua e shoku Mali, Nebi Surreli, Kanan Tafili  e Safa Ymeri.

– Mirë me urën, po me fimat ç’kanë?! Jo, po më thoni, me filmat ç’kanë? Ç’u bëjnë këto filma, xhanëm, – përsëriste herë pas herë xha Mihali.

Në mes të sheshit u dëgjua një ulërimë e fortë. Ishte Sali Protopapa.

– Do t’i ndalojmë të gjithë filmat me gjermanë e ballistë, se na keni telendisur. Dëgjo këtu, o Bamkë Qylollari. Po nuk më solle dashin që prin kopenë, do të të quaj doç i doçërve. Me dorën time do ta ther këtu në mes të sofrës…

– Nashti ke thënë të vërtetën, zotrote,- u përgjigj Kadri Roshi me zërin e   ëmbël. –  Dëgjo këtu, o Sali efendi. Ata deputetët e ty edhe ti, nuk i ndaloni dot ata filma. Nuk fshihen kurrë nga kujtesa e popullit, se kanë bërë histori. Po e di ç’ke ti, o Sali efendi? A më puth një herë këtu në prapanicë, ta marrë kujtim në botën tjetër…

Dhe unë po e mbyll me batutën e të madhit Kadri, që e vë pikën mbi “i”…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?