Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ishte Mojtaba Khamenei figura e fshehur në funeralin e të atit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > A ishte Mojtaba Khamenei figura e fshehur në funeralin e të atit?
BoteKuriozitete

A ishte Mojtaba Khamenei figura e fshehur në funeralin e të atit?

Published: July 12, 2026
Shpërndaje

Në mauzoleumin e Imam Rezas, në Mashhad, një burrë me maskë të zezë qëndron në rreshtin e dytë, rreth një metër larg arkivolit. Ai shfaqet sërish në një tjetër imazh, ndërsa gjashtë persona mbajnë mbi supe arkivolin e ajatollahut.

Iranianët e kërkojnë figurën e tij kuadër pas kuadri. “Duket si Mojtaba”, shkruan dikush. “Është një tjetër i afërm”, përgjigjet dikush tjetër.

Për gjashtë ditë, Irani ndjek arkivolin e Khameneit mes Teheranit, Qomit, Irakut dhe Mashhadit. Në asnjë prej këtyre etapave nuk shfaqet djali dhe pasardhësi i tij, vetëm ai burrë me maskë në disa pamje të paqarta.

- Publicitet -

Shumë pak për ta identifikuar me siguri, por mjaftueshëm për të ushqyer zërat se ai është gjallë, është mirë, por nuk mund të shfaqet për arsye sigurie.

Asgjë e sigurt

Për të nuk dihet asgjë me siguri. Dihet vetëm se më 28 shkurt, gjatë sulmit që vrau Ali Khamenein dhe katër anëtarë të familjes së tij, Mojtaba u plagos. Disa e konsiderojnë të vdekur, të tjerë e imagjinojnë në një bunker në Teheran ose në një spital ushtarak, me një këmbë të dëmtuar rëndë dhe fytyrën e shpërfytyruar.

Që nga 8 marsi, dita kur u zgjodh ajatollah, ai ka folur vetëm me shkrim. Mesazhi i parë pas varrimit të të atit ishte një premtim i gjatë për hakmarrje.

Ai falënderon «dhjetëra miliona» njerëzit që morën pjesë në ceremonitë mortore dhe më pas kthen faqen, e ajo faqe është e mbushur me gjak: hakmarrja për liderin e madh dhe për «martirët e këtyre luftërave të zhvilluara nga kriminelët» u takon «popujve të lirë të botës».

Detyrimi për hakmarrje

Analistët shohin në këto rreshta fytyrën e vërtetë të Mojtabës: hakmarrjen si një detyrim fetar që shtrihet në kohë. «Mendojeni si të atin, por me steroidë», e përshkroi eksperti Kasra Aarabi pas zgjedhjes së tij. Për shumëkënd ai është edhe më i ashpër se Aliu, i afërt me klerikët më ekstremistë dhe i lidhur, si në ideologji ashtu edhe në interesa, me Gardën Revolucionare.

Krahasimi me të atin është i pashmangshëm. Aliu ishte i palëkundur, por pragmatik. Mojtaba u rrit në atë hije, mes seminareve të Qomit dhe zyrave të inteligjencës, por busulla e tij duket se anon më shumë drejt krahut të ashpër, pavarësisht se negociatorët betohen se ai ka dhënë bekimin e tij për bisedimet me Uashingtonin.

Nëse mungesa e tij nga skena publike vazhdon, ajo mund të ndryshojë arkitekturën e pushtetit në Iran. Një Udhëheqës Suprem që nuk shfaqet ka më pak hapësirë për të qeverisur i vetëm dhe ata që studiojnë Iranin shohin se ekuilibri po anon gjithnjë e më shumë drejt Gardës Revolucionare.

‘Corriere della Sera’

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • # says:
    July 12, 2026 at 9:25 am

    E përse do të duhej të fshihen ?!?
    Logjika bile të gjitha e cdo lloj logjike do të na sugjeronte të kundërtën..
    …Shkurt: Montaba është në koma! Ose Ka vdekur me të vërtetë dhe regjimi tash për tash nuk është i interesuar ta publikojë vdekjen e tij…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?