Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
opinion

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Published: January 10, 2025
Shpërndaje

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, non grata dhe i hetuar për korrupsion, në konferencën e zakonshme të së premtes kur u pyet përsëri për primaret, tha se do t’ju njoftojmë shpejt (edhe pse nuk ka kohë), ndërkohë përmendi më shumë se dy herë negociatat me mazhorancën.

Negociata, që nuk i sqaroi.

- Publicitet -

Për publikun dihen qartë se cilat kanë qenë pasojst e negociatave të mëparshme. Rezultantja e tyre ka qenë mbyllja e listave për deputetë dhe mos ndryshimi i administrimit politik të komisioneve të votimit.

Berisha tha që do të ketë një tjetër negociatë, sa i përket votës së diasporës. Votë, e cila ende nuk është e sigurtë, pasi sipas të gjitha gjasave sistemi i regjistrimit dhe i certifikimit nga KQZ, ka që tani probleme, edhe pse qeveria i ka kaluar fondet përkatëse komisioni qendror për ta mbuluar ajo koston e shërbimit postar për shqiptarët jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Nëse procesi i lihet administratës zgjedhore pa ndërhyrë politika, edhe pse mund të ketë probleme rrugës, ka gjithmonë rrugë për të zgjidhur çdo pengesë.

Megjithatë Sali Berisha tha “jemi në negociata”. Një proces misterioz dhe totalisht i mbajtur larg nga publiku e mbi të gjitha mbështetsit e opozitës: Çfarë kërkon PD-ja e Berishës nga këto negociata?

Deri tani, Berisha ka negocuar thuajse të gjitha interesat që nuk janë mbështetur apo përfaqësuar nga partitë e tjera opozitare. Madje edhe ato luajale me Berishën. Këtë e tha qartë ministri i Gërdecit, Mediu dy ditë më parë, kur shprehu se ai kishte mbështetur variantin e Damian Gjiknurit për listat e hapura.

Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani duket se ky refren është tretur si kripa në ujë. Është tretur, pasi fuqia potenciale e PD-së së vulës është jo thjesht më e vogël, por problemi qëndron gjetiu.

Dhe u pa në në farë mënyre në një agresion që ju bë disa drejtuesve të forcave të reja politike. Agresion, që duket ka ardhur nga një perceptim që vjen e rritet në sondazhe për aktorët e rinj, si një sinjal i qartë politik i kundërshtimit të Berishës nga votuesit realë të opozitës.

Sali Berisha dhe partia e tij ka sot një armik, apo më shumë armiq realë sesa Edi Ramën. Kjo shikohet qartë në strategjinë e sulmit politik që po ndiqet nga një politikan, i cili baltosjen dhe linçimin e ka armë kryesore në veprimtarinë politike.

Prej kohësh, adresa apo shënjestra e lincimit prej Sali Berishës është krejt larg kryeministrisë, ku edhe protestat nuk zhvillohen më. Por siç tha vetë doktori sot, përdoren negociatat. Të cilat janë të ndara nga dëshirat dhe kërkesat e opozitës tjetër, e ç’është më e rëndësishmja janë krejt të fshehta e nuk dihet se pse zhvillohen. Vetëm kur produkti na del në fund siç ishte mbyllja e listave apo amnistia absurde.

Por ka edhe një arsye përse Sali Berisha përmendi negociatat dje; për t’u treguar se është faktori kryesor, që kontrollon edhe komisionet zgjedhore, si dhe grupet e numërimit të votave.

Madje ka përmendur edhe një kleçkë të re negociatash për votën e diasporës, pikërisht një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit. Si për të thënë se jeni të detyruar të më votoni mua para të rinjve, mesazh që u pa krejt i qartë.

Nga ana tjetër, opozita e re, sidomos ajo që qartësisht është kundërshtare me Sali Berishën, mjaftohet me llafe. Sepse edhe pse akuzojnë Berishën për negociatat të fshehta me mazhorancën, ose fare ose shumë pak i kanë zbardhur këto negociatata dhe rezultatin e tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?