Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mitsotakis kërkon votat me moton e Ramës: Zgjedhja është nëse do shkojmë përpara apo prapa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mitsotakis kërkon votat me moton e Ramës: Zgjedhja është nëse do shkojmë përpara apo prapa
AktualitetBote

Mitsotakis kërkon votat me moton e Ramës: Zgjedhja është nëse do shkojmë përpara apo prapa

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti tubimin e tij të fundit të fushatës në Athinë, për një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare.

Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve me pamje nga Akropoli, Mitsotakis u kërkoi votën për të vazhduar duke ecur përpara për vendin. Ashtu si homologu i tij në Shqipëri Edi Rama edhe Mitsotakis zgjodhi të njëjtën moto për këto zgjedhje.

“Kë doni për kryeministër të këtij vendi? Kështu do të përgjigjen qytetarët. A duam që Demokracia e Re të vazhdojë punën e saj? Po? Ose jo? Zgjedhja është nëse do të shkojmë përpara apo do të shkojmë prapa. Unë personalisht kam bërë një bilanc të këtyre katër viteve, kam parë sukseset dhe dobësitë tona, kam peshuar veten dhe përgjegjësitë e mia në pasqyrë. Mund t’ju shikoj në sy dhe të them me gjithë sinqeritet se unë po përpiqem. Meqë është detyra ime, i kam dhënë shpirtin përgjegjësisë që më dhatë për të qeverisur vendin dhe këtë do të vazhdoj të bëj”.

- Publicitet -

Mbështetësit e tij u shprehën se Mitsotakis është i vetmi kryeministër që është përballur me kaq shumë kriza që asnjë kryeministër tjetër nuk i ka parë më herët. Disa prej tyre deklaruan votën pro tij.

“Do t’ju them pse votoj për Kyriakos Mitsotakis. Për politikën e tij të jashtme, për forcimin e aleancave të vendit tonë, për politikën e emigracionit, për pengimin e hyrjes së 300 mijë emigrantëve të paligjshëm, për politikën e tij ekonomike, për uljen e papunësisë, për uljen e taksave, për rritjen e pagave. Kjo është arsyeja pse. Gjatë gjithë këtij katërvjeçari atë që Mitsotakis premtoi në 2019 ai e zbatoi. Ai mendoj se ka bërë shumë mirë dhe duhet t’i japim një shans të dytë”.

Partia e tij Demokracia e Re kryeson mbi partinë e majtë Syriza në sondazhet e zhvilluara. Por zgjedhjet e së dielës sipas mediave mund të mos nxjerrin një fitues të drejtpërdrejtë.

Një votim i dytë mund të zhvillohet në fillim të Korrikut, nëse nuk krijohet një koalicion, të cilin Mitsotakis tha se do të preferonte ta shmangte.

Në mesin e kandidatëve të shumtë në zgjedhjet parlamentare qytetarët grekë do të kenë mundësinë që në fletët e votimit të zgjedhin edhe 7 kandidatë shqiptarë që garojnë nën siglën e forcave të ndryshme politike në këtë vend.

Mitsotakis erdhi në pushtet në vitin 2019, duke zëvendësuar liderin e partisë së majtë Syriza Alexis Tsipras të cilin do ta takojë sërish në kutitë e votimit të dielën.

Gjatë mandatit të tij katërvjeçar, ai ka mbajtur gjithashtu edhe një qëndrim të ashpër ndaj mosmarrëveshjeve me Turqinë mbi refugjatët dhe kufijtë detarë dhe ka forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ka mbështetur ushtarakisht Ukrainën.

Ai i mbijetoi mocioneve të paraqitura nga opozita e majtë, duke përfshirë një skandal përgjimi, dhe u përball me zemërimin e publikut pas aksidentit në Tempes ku humbën jetën 57 persona.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?