Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mitsotakis me banorët e Himarës: Keni mbajtur të ndezur në zemrat tuaja flakën e helenizmit dhe ortodoksisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Mitsotakis me banorët e Himarës: Keni mbajtur të ndezur në zemrat tuaja flakën e helenizmit dhe ortodoksisë
KryesorePolitike

Mitsotakis me banorët e Himarës: Keni mbajtur të ndezur në zemrat tuaja flakën e helenizmit dhe ortodoksisë

Published: December 22, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur para banorëve të Himarës duke premtuar mbështetjen e qeverisë dhe shtetit grek.

Mitsotakis ka falënderuar të pranishmit, duke iu drejtuar si miq, të dashur dhe ka kujtuar se Shqipëria ka detyrim të respektojë dhe mbrojë të drejtat e minoritetit grek.

“Ju falënderoj që mbajtët gjallë në ato vite të vështira flakën e helenizmit dhe ortodoksisë, sidomos ju, më të rriturit e të moshuarit e minoritetit grek. Greqia mbetet mbështetëse e përhershme e kërkesave tuaja të drejta. Ju, që zgjodhët të qëndroni në këto troje përbëni një urë miqësie e bashkëpunimi Greqi-Shqipëri. Unë personalisht isha, jam dhe do mbetem mbështetës i plotë i integrimit të Shqipërisë në BE.

- Publicitet -

Siç është detyrim i Shqipërisë në kuadrin e qasjes drejt BE të respektojë plotësisht të drejtat tuaja që janë të drejtat e vetëpërcaktimit, arsimimit të fëmijëve dhe nipërve tuaj në çdo nivel në gjuhën greke, si dhe çështja kritike për ju veçanërisht e pronave të paluajtshme. Kam besimin se me vullnet pozitiv të qeverisë shqiptare e në bashkëpunim mund të zgjidhen. Unë ju garantoj personalisht se do të zgjidhen. Ashtu siç zgjidhëm çështjen e pensionit të minoritarëve të moshuar, këtë duhet të bëjmë, të japim zgjidhje e do e bëjmë. Çdo qeveri greke ka qene, është e do jetë pranë jush gjithmonë. Greqia jonë tashmë ka lënë pas dekadën e vështirë të krizës ekonomike, është një vend i fuqishëm me stabilitet, një anëtar me zë i BE”, ka thënë kryeministri grek.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • asd says:
    December 22, 2022 at 10:55 am

    C’thua o derezi! Ata jane shqiptare brez pas brezi, por meqe u paguani pensione kane tradhetuar interesat kombetare. Gjen te tille edhe greke te Athines qe deklarohen cfare te duash, po tu paguash pensione.

    Reply
  • Në Himarë nuk ka grekë, por ka greqisht folës! says:
    December 22, 2022 at 11:05 am

    Duan të « kafshojnë » Shqipërinë, këta fqinjët tanë dhe bëjnë të njëjtën politikë si grekët, serbët, sllavo-maqedonasit, apo bullgarët. Në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë diskriminim minoritetesh, përkundrasi, në kohën e monizmit, ishin më të privilegjuar se sa shqiptarët dhe caktoheshin në vëndet më të preferuara, si ambasadat, ministritë, etj. Himariotët e vjetër nuk kanë qenë grekë, por shqiptarë me zhargon grek, që nuk mund t’i quash grek. Gjuha nuk t’a ndron etninë, sikurse veprohet sot që për të marrë një pension, apo pasaportë, bëhesh çfarëdo! Mund të bëhesh edhe japonez, në rast se japonezët të afrojnë privilegje!

    Reply
  • Andreas says:
    December 22, 2022 at 11:17 am

    Rama duhet te shkoje ne Filat ose ne Thraken perendimore ne Tiheros ku ka 30 000 shqiptare ose ne Tiva ku ka arvanitas ose ne Hidra, Speces, Andros, Salamine ku ka arvanitas…

    Reply
  • Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:
    December 22, 2022 at 11:28 am

    Bravo Mico , te lumte bytha, me gjithe ata bastardet tane qe hiqen te huaj ne token tone …..turpi eshte per ne te gjithe por mbi te gjitha per ata historikisht. Nje gje duhet te dini, qe Himara ska per tu bere kurre neo greke. Ta kishit pushtuar para luftes si Janinen ,Arten ,Prevezen dhe gjithe Epirin e jugut , do kishit perdorur te njejtat metoda te asimilimit ,si me gjithe arvanitasit ..por Himara fatmiresisht mbeti e lidhur me trungun ame.

    Reply
  • Prostituta Kombetare ed rama says:
    December 22, 2022 at 12:15 pm

    Si ka mundesi qe Heroi Kombetar, Burri i shtetit, Heroi i Demokracise, Mbreti i Tallavase, vete shkelqesia e tij Rrumpalla, Dr Sali Berisha lejon terrorizmin grek te ulet kembekryq ne tokat tona.
    Ku ishte Flamur Noka, Fahri Balliu, Xeni, Fahri Balliu Junior?!
    Po Stresi, baba i Stresit?!

    Reply
  • katarakti says:
    December 22, 2022 at 12:16 pm

    Nuk duhej lejuar të shkonte në HImarë. Himara ndryshe nga Dropulli apo Finiqi nuk është tokë minoritare. Duke pranuar vizitën e tij në Himarë duket sikur pranohet se kjo trevë bën pjesë në zonat minoritare. Grekët na kanë grabitur shumë toka që nga viti 1830. Dhe duan akoma.

    Reply
  • Ledina says:
    December 22, 2022 at 1:00 pm

    Micua nuk ka pune ne Himare, vecse e prish miqesine me shqiptaret.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    December 22, 2022 at 1:41 pm

    Deklarate fetare ne vitin 2022.

    Reply
  • Mos na flisni per miqesi, kur keni akoma ligjin e luftes me Italine e atehershne fashiste. says:
    December 22, 2022 at 2:14 pm

    Pse nuk e hiqni ligjin e luftes me Shqiperine?
    Faji fillon me Enver Hoxhen, qe nuk i shoshiti keto probleme pas Luftes se Dyte Boterore.
    Shqioeria ka toka te lena ne Greqi, ndersa Greqia nuk ka toka te saj ne Shqiperi!!!!!!!!!!
    Na beni presion me anetaresimin ne BE!!!
    Neve, te na jepte statusin e vendit te preferuar Amerika, pastaj te na bente presion greku per dhenie mbeshtetjeje per anetaresim. By-e-ira. Mbushet orkestrat me muzikante shqiotare, sportet me sportiste shqiptare dhe na beni sikur ça jeni. Na kercenoni me nje ligj lufte qe nga koha e babaqemos.
    ardhur nga Azia, per tu hapur pastaj bythësh ne tokat e sotne ilire, itali e Egjipt.

    Reply
  • Pirua i Epirit says:
    December 22, 2022 at 5:08 pm

    Bravo Dita, edhe nje gazete e lire qe kishim tani censuron komentet tona per hir te marredhenieve me Greqine
    Quo Vadis Albania?

    Reply
  • Pirua i Epirit says:
    December 22, 2022 at 5:14 pm

    Si u katandisem ne kete derexhe?
    Ky eshte turp kombetar. Po levizin ne varre eshtrat e patrioteve dhe deshmorteve shqiptare.
    Besoj se edhe kete koment te katert nuk do te ma botoni.
    Po keni te drejte se “miqesia” me te pabeset eshte me e rendesishme se e verteta.

    Reply
  • Ish Ballkanik.. says:
    December 23, 2022 at 12:25 am

    Kur i ka shpallur lufte Greqia Shqiperise?!
    Ishte Shqiperia qe i shpalli lufte Greqise,dhe jo vetem ne later por edhe ne terren sulmoi ushtarakisht Greqine bashk me fashistet .Shqiperia ende sot zyrtarisht i ka shpallur heroj ata qe I shpallen lufte Greqise nen flamurin e kolonialisteve Fashisto Italian.
    Shqiptaret ne tokat e tyre jane.Enver Hoxha qeverisi nje popull te lire.Sa ishte diktatura ne Greqi I tregoi dhembet grekut.Sa ra diktatura ne Greqi hapi porten e miqesise.Keta qe erdhen ,mbas Enverit u vune ne sherbim te qylit se ate kishin zanat dhe nxiten sherre dhe poshtersi.Kur kerkon te madhen nuk merr dot as te voglen.

    Reply
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 3:36 am

    Keshtu i mbani flakat ndezur me ato pensionet e famshme te Himarioteve qe dogjen flamurin shqiptar diten e votimeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?