Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, reagon Rama: Kjo është shëndetësia shqiptare!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, reagon Rama: Kjo është shëndetësia shqiptare!
AktualitetShendetesi

Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, reagon Rama: Kjo është shëndetësia shqiptare!

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Sabrina, 23 vjeç kishte ardhur me pushime bashkë me të fejuarin 27-vjeçar në Sarandë. Ajo nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte shkuar në urgjencën e Sarandës.

Pas një qetësuesi, vajza ishte larguar, por dhimbjet kishin nisur përsëri.

Në këto kushte, mjekët e Sarandës thanë se vajza ka nevojë për një ndërhyrje që nuk mund të kryhej në qendrën shëndetësore atje, ndaj u transportua menjëherë në maternitetin e Tiranës.

- Publicitet -

Menjëherë gjendja e saj shëndetësore u stabilizua, ndërsa mjekët pohuan se një vonesë e vogël mund t’i kishte kushtuar jetën.

I fejuari 27-vjeçar që e shoqëronte u shpreh se shërbimi mjekësor ishte fantastik dhe mund ta krahasonte me atë në Itali.

Për rastin reagoi edhe kryeministri Rama.

“Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, e reja u operua dhe trajtua në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe sot gëzon shëndet të plotë, gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira nga shërbimi shëndetësor shqiptar. Dr. Arian Shtylla, Dr. Bori Zeneli, Dr. Nikoleta Xhavara dhe Dr. Julia Bleta”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa publikoi edhe rrëfimin e Sabrinës, të fejuarit të saj dhe mjekut Arian Shtylla.

“Isha me të vërtetë e frikësuar sepse isha larg shtëpisë, por jam pritur shumë mirë këtu nga infermierët dhe mjeku që më ka kuruar dhe operuar. Nuk jam ndjerë aspak si larg shtëpisë edhe pse nuk i kisha prindërit afër.

Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve që më kanë ndihmuar dhe më kanë qëndruar pranë në këto ditë. Vërtet faleminderit të gjithëve!”, u shpreh Sabrina.

Ndërsa i fejuari i saj theksoi se, “u tremba shumë kur mora vesh lajmin. Kur erdhëm këtu u pritëm vërtet sikur të ishim në shtëpinë tonë. Na trajtuan shumë mirë, nuk e prisja, vërtetë që nuk e prisja. Isha si në shtëpi, sikur të isha në familjen time, duke nisur nga mjeku, i cili ishte shumë i sjellshëm dhe infermierët e asistentët. Të gjithë!”.

Ndërsa doktor Arian Shtylla u shpreh se, “ishte me të vërtetë një situatë shumë problematike. Zonja ka ardhur në mes të natës, në orën 2 të mëngjesit nga Saranda me një komplikacion madhor të një abdonimi akut.

U morën të gjitha masat, në bashkëpunim edhe me mjekët e spitalit të Sarandës, të cilët na informuan për rastin. U vumë në lëvizje dhe menjëherë sa ka ardhur, diagnozën e vumë në moment dhe bëmë ndërhyrjen.

Dhe në sajë të kohës së shpejtë që u bë ndërhyrja arritëm të minimizonim të gjitha humbjet e gjakut dhe sot pacientja është në gjendje shumë të mirë dhe gati për të ikur në shtëpi”.

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Është sistem alarmi Demo, unë këtu fle me gocën…” Hila i ka kryer vetë filmimet, si reagoi kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  2. nastradini on E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  3. demo on E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  4. Ethem Lalaj on E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  5. Mapo on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?