Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Model i suksesshëm”, në këtë qark konsumi i familjeve pësoi rritjen më të shpejtë gjatë 2014-2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Model i suksesshëm”, në këtë qark konsumi i familjeve pësoi rritjen më të shpejtë gjatë 2014-2021
EkonomiKryesore

“Model i suksesshëm”, në këtë qark konsumi i familjeve pësoi rritjen më të shpejtë gjatë 2014-2021

Published: October 7, 2022
Shpërndaje

Në vitin 2014, qarku i Korçës renditej i treti, pas Elbasanit dhe Vlorës me konsumin më të ulët mujor për familje.

Si një vend malor, me dimër të ashpër, në periferi qendrës së vendit dhe i palidhur me infrastrukturën strategjike, qytetarët e Korçës e kishin shumë më të vështirë të përmirësonin standardin ekonomik në krahasim me atë të Durrësit, Tiranës, Vlorës etj.

Por nga viti 2014 deri në vitin 2021, standardi ekonomik i rajonit është rritur me shpejtësi duke e renditur atë qarkun me nivelin më të lartë ekonomik pas Tiranës. Të dhënat e INSTAT që burojnë nga Anketa e Buxhetit të Familjes tregojnë se, një familje në Korçë shpenzoi mesatarisht 84,548 lekë në muaj në vitin 2021, duke u renditur direkt pas Tiranës me 99,416 lekë shpenzime mujore për familje.

- Publicitet -

Familjet në Korçë kishin rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore në raport me 11 qarqet e tjetra, me 45 për qind nga viti 2014-2021. Faktor themelor mësohet se ka qenë turizmi dhe bujqësia. Ndoshta Korça është i vetmi Rajon në vend ku politikat vendore i kanë sjellë një zhvillim të vrullshëm qarkut.

Politikat lokale që nisën dy dekada më parë për të promovuar turizmin në Korçë ishin të suksesshme edhe për faktin se rajoni ka një traditë të pasur në kulinari, kulturë, natyrë etj, e ndihmuar edhe nga arkitektura e padëmtuar e qytetit. Korça është nga të vetmet qarqe në vend që ka turizëm gjithë vjetor dhe renditet nga qarqet e para për turizmin e brendshëm.

Vite më parë, Bashkia e Korçës vendosi t’i japë përparësi sektorit të turizmit, duke përmirësuar fillimisht infrastrukturën dhe më pas, duke marketuar zonën si një destinacion turistik. Sot, Korça ka rritjen më të qëndrueshme ekonomike dhe normën e papunësisë më të ulët në raport me qarqet e tjera.

Për të nxitur zhvillimin turizmin autoritetet vendore, pas investimeve në infrastrukturë krijuan një paketë eventesh dhe festash të mëdha, të cilat jo vetëm nxitën, traditat e spikatura të Korçës dhe produktet lokale, por edhe i reklamuan ato.

Festat bënë magneti i parë për vizitorët që mbushën hotelet jo vetëm të Korçës, por edhe të fshatrave e qyteteve fqinje në ditët e Festës së Birrës, Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve apo Panairit të Fund vitit. Korça ka paketën më të pasur të eventeve me karakter kulturor në vend.

Në ditë festash si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, Festa e Birrës në gusht apo panairet e vjeshtës, është e vështirë të bësh një rezervim në Korçë. Hotelet janë të rezervuara që një vit më parë. Si Korça, edhe qytete të tjera me traditë në kulinari, kulturë dhe histori si Shkodra, Berati apo Gjirokastra, kanë potenciale për zhvillimin e turizmit, por nuk kenë arritur të kenë shkëlqimin e qytetit juglindor.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    October 7, 2022 at 11:26 am

    Keto shifra i kane nxjerre ministreshat!?

    Reply
  • Alfons says:
    October 7, 2022 at 2:11 pm

    A duhet vize per te vajtur ne Korce?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?