Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Moldavët zgjedhin presidentin mes shqetësimeve për ndërhyrje ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Moldavët zgjedhin presidentin mes shqetësimeve për ndërhyrje ruse
AktualitetBote

Moldavët zgjedhin presidentin mes shqetësimeve për ndërhyrje ruse

Published: November 3, 2024
Shpërndaje

Moldavët votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke zgjedhur mes presidentes aktuale pro-evropiane dhe një kandidati miqësor me Rusinë.

Presidentja aktuale, Maia Sandu e ka fituar rundin e parë të zgjedhjeve, më 20 tetor, me 42 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i saj Alexandr Stoianoglo, ish-Prokuror i Përgjithshëm, ka siguruar 26 për qind të votave.

Ai gëzon mbështetjen e Partisë Socialiste të Moldavisë, parti pro-ruse.

- Publicitet -

Qendrat e votimit janë hapur prej orës 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 21:00.

Rezultatet preliminare pritet të publikohen rreth orës 22:00, ndërsa përditësimet tjera pas mesnatës.

Këto votime do të mbahen teksa rriten akuzat për ndërhyrje ruse, si në garën presidenciale, ashtu edhe për referendumin për integrimin potencial të Moldavisë në Bashkimin Evropian – rrugëtim që Sandu e mbështet fort.

Bindjet pro-Bashkimit Evropian kanë dalë të parat në referendum, ndonëse rezultati ka qenë i ngushtë, me 50.38 për qind e votave pro.

Mirëpo, Sandu është deklaruar shpejt, duke thënë se “grupet kriminale, bashkë me forcat e huaja”, kanë tentuar të blejnë “300.000 vota”, duke e bërë rezultatin përfundimtar shumë të ngjashëm me parashikimet para votimeve.

Në sondazhe është thënë se Sandu do të fitojë lehtësisht zgjedhjet presidenciale, mirëpo kundërkandidati socialist, Stoianoglo, ka befasuar me një rezultat më të mirë sesa është pritur, dhe duke detyruar mbajtjen e balotazhit.

Stoianoglo mund të sigurojë mbështetje shtesë në rundin e dytë nga nacionalistët dhe grupet tjera pro-Rusisë.

Moldavia i ka 3.02 milionë votues të regjistruar, përfshirë ata të diasporës.

Votuesit në Perëndim është thënë të kenë ndihmuar që në referendum të fitojë qasja pro-Bashkimit Evropian.

Ndonëse pozita e presidentit është goxha ceremoniale në Moldavia, personat që janë në krye të shtetit kanë ndikim të konsiderueshëm politik.

Një president mund të shërbejë në këtë vend për dy mandate radhazi.

Sandu, 52-vjeçare, është e diplomuar nga universitetin amerikan Harvard dhe ish-punonjëse e Bankës Botërore.

Ajo është bërë gruaja e parë presidente e Moldavisë, më 2020, me zotimet për ta drejtuar vendin kah blloku evropian dhe për të luftuar korrupsionin.

Mirëpo, mbështetja për të mund të jetë lëkundur gjatë mandatit të parë, pasi ekonomia është goditur ashpër nga pandemia e koronavirusit, si dhe janë rritur tensionet me Rusinë.

Stoianoglo, 57-vjeçar nga Gaguzia – rajon autonom i Moldavisë me sentiment pro-rus – ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Moldavisë në periudhën 2019-2021.

Ai ka bërë fushatë me fokus në sundim të ligjit, ndonëse kritikët kanë thënë se ai ka dështuar që të merret me korrupsion të nivelit të lartë sa ka qenë prokuror.

Stoianoglo pretendon se nuk ka lidhje politike, dhe hedh poshtë akuzat se është “njeri i Moskës”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?
  • Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  • Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
  • Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  2. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  3. E on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. E on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?